Jorida Tabaku paralajmëroi një padi për kryebashkiaken e Durrësit, pasi kjo e fundit u largua nga mbledhja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët.
“Një padi për zonjën Emirjana Sako për refuzimin për të dëshmuar në Komisionin Hetimor. Refuzimi për t dëshmuar përbën vepër penale. Jam përpjekur maksimalisht ta ruaj qetësinë edhe përballë sjelljes jo korrekte të zonjës”, tha Tabaku duke i kërkuar punonjësve të Kuvendit që të përgatisin kallëzimin për të.
Mbledhja e ditës së sotme u shoqërua me debate të forta mes anëtarëve të opozitës dhe kryebashkiakes Sako.
Gjatë dëshmisë së saj, Sako tha: Në Qershor patëm një kaos në qytet sa i takon depozitim të mbetjeve pasi venddepozitimi i Porto Romanos u mbyll për t’u kthyer në një park. Në këtë moment Bashkia e Durrësit depozitoi edhe në një periudhë të caktuar në Porto Romano dhe më tej u bllokua sepse depozitimet tona po pengonin dhe zhvillimin e projektit. Para se të merrej vendimi i Këshillit Bashkiak i jemi drejtuar të gjitha institucioneve qendrore për të hartuar studim fizibiliteti pasi ka një masterplan që e demarkon Shqipërinë në 10 zona. Institucionet përkatëse, AKUM, Ministria e turizmit dhe Mjedisit kanë hartuar një studim fizibiliteti që është kontraktuar KFV për këtë studim. Në bazë të këtij studimi u dorëzua materiali tek Komiteti Ndërministror duke miratuar skenarin më të përshtatshëm për bashkinë e Durrësit që ishte ai i depozitimit në landfillin e Sharrës. Pas këtij miratimi iu dorëzua materiali iu dorëzua Qarkut të Durrësit dhe qarku bën miratimin. Pas kësaj bëhet miratimi në Këshillin Bashkiak dhe më tej ne i drejtohemi ministrive përkatëse për vazhdimin e procedurës. Qyteti ndodhej në një situatë jo të mirë. Patëm një mbështetje nga landfilli i Sharrës derisa përfunduan procedurat. Ne nuk kemi hartuar marrëveshje direkte me ta, por kemi ndjekur gjithë procedurat. Marrëveshja është në bazë të Prokurimit Publik. I kemi depozituar në landfillin e Sharrës sepse ndodheshim 6 muaj pas tërmetit. Kemi pasur marrëveshjen nga landfilli i Sharrës për t’i depozituar pa kosto pa marrëveshje.
/a.r