• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kryebashkiakët e PD thyejnë bojkotin, takim në Kryeministri

by
08/09/2015 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiakët e  PD  thyejnë bojkotin, takim me Ramën në Kryeministri

Duket se kryebashkiakët demokratë kanë vendosur ta thyejnë bojkotin ndaj kryeministrit Edi Rama. Krerët e bashkive të djathta i janë përgjigjur pozitivisht sot një ftese të ardhur nga Kryeministria për një takim me UNDP për pushtetin vendor.

Të 13 kryebashkiakët demokratë kanë vajtur në Kryeministri, ndërsa në takimin e para e një muaji, vetëm kryetari i bashkisë së Përmetit dhe ai i Dropullit ishin prezentë në Kryeministri.

Ndërkohë, gjatë takimit kryeministri Rama deklaroi se “ajo që kemi paralajmëruar duke e konceptuar ndarjen e re territorial jo si shumatore bashkimesh mekanike e gjeografike, por proces shtet-ndërtues për të transformuar njësitë e trashëguara administrative, në njësi zhvillimi ekonomik nuk ka qenë lumë fjalësh fushate, por vizion që do ta vëmë në jetë bashkë pa dallime partiake, por për misionin e përbashkët që t’u japim shqiptarëve qeverisje të nivelit të dytë të denjë për një vend evropian”.  Me anë të një kontrate me UNDP-në qeveria dhe bashkitë do të bëjnë auditimin dhe kontrollin e njësive të reja vendore si dhe do të inventarizojnë të gjitha pasuritë e tyre.

Marrëveshja e nënshkruar mes qeverisë qendrore dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor parashikon asistencë teknike nga një kompani ndërkombëtare për vlerësimin e kapaciteteve vendore. Ndërsa ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi tha në fjalën e tij në fillim të takimit se kjo marrëveshje do të përmirësojë situatën në komuna, të cilat kanë sipas tij pasaktësi të theksuara në regjistrat e shpenzimeve publike.

Next Post

Gjirokastra dhe Mitrovica Përtërihen me Kampet e Restaurimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com