• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Krutje, hapen kanalet vaditëse e kulluese, përfundon rruga Divjakës

by Java News
25/11/2017 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një dimër më i mirë për kullimin dhe një verë më e mirë për vaditjen në Divjakë. Afro 15 mijë fermerë të kësaj zone do të përfitojnë nga rehabilitimi i sistemit ujitës Murriz-Thanë, dega Krutje, pjesë e skemës së qeverisë nga e cila kanë përfituar 59 bashki.
“Ka mbaruar e gjithë dega e Krutjes, kanalet kryesore dhe sekondare, betonim dhe riparim i betonit ekzistues. Kemi ndërtuar të gjithë veprat ujitëse. Investimi ka qenë fitimprurës për fermerët. Vaditja është zgjeruar akoma më shumë këtë vit,” shprehet inxhinieri i projektit.
“Janë hapur 6 mijë ha që vaditen me kanalet e dyta që janë 155 km,” tha kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe.
Në sajë të kësaj ndërhyrjeje pritet të marrë fund njëherë e mirë, verën e ardhshme, problemi i ujitjes për afro 7600 ha sipërfaqe bujqësore në Këmishtaj, Mërtish, Korije, Gjazë, Kamçisht, etj..
“Ndërhyrjet janë jo vetëm në kanalin kryesor, por edhe në gjithë kanalet sekondare. Janë rreth 15 mijë banorë që përfitojnë, projekt i Bankës Botërore. Ndërkohë tani, lajmi i mirë për zonën është që kanë filluar procedurat për të prokuruar edhe disa teprica të mbetura nga projekti që do jetë vazhdim i degës së Krutjes. Do futen edhe 4600 ha të tjerë,” deklaroi ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,, Niko Peleshi.
Investimi prej 6 milionë eurosh synon rehabilitimin tërësor dhe të qëndrueshëm të sistemit të vaditjes e kullimit, duke përfshirë rehabilitimin e kanaleve kryesore dhe sekondare, veshjen me beton dhe hekur së skarpateve në zonat me rrezikshmëri të rrëshqitjes, ndërtimin e strukturave të matjes së ujit dhe të kontrollit të niveleve.
Rruga Divjakë
Unaza bujqësore e Lushnjes prej 46 kilometrash është drejt përmbylljes. Segmenti i fundit i saj prej 5 kilometrash që lidhin Divjakën me autostradën është në prag të përfundimit, duke mbyllur lidhjen me rrugë të standardeve dhe duke lehtësuar daljen në treg të produkteve të një prej zonave më bujqësoret e vendit. “Ky është 5 kilometërshi i fundit që lidh 46 kilometra unaza bujqësore, pra rrugën që kemi bërë mes për mes Tërbufit edhe kjo tani që e lidh autostradën me qytetin. Kjo është parashikuar në ndërtimin edhe të trotuareve, edhe të pistës së biçikletave në vazhdimësinë e të gjithë shëtitoreve që kemi bërë në Bashkinë e Divjakës,” u shpreh kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi.
Ky segment përmbyll edhe aksin turistik të Divjakës nga rreth-rrotullimi deri në zonën e plazhit, ku ndër të tjera përfshihet edhe një ure të re në zonën e Shën-Premtes.
Kisha e Shën Thanasit, Karavasta e re
Kisha e Shën Thanasit në luginën e Karavastasë, monument kulture prej 64 vitesh, nga degradimi ku ishte harruar, ka rifituar vlerat dhe identitetin e saj. Kisha e Shën Thanasit i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë në përputhje me vlerat arkitekturore dhe historike që ajo bart.
“Kisha është shumë e hershme, është e shekullit 17-18 dhe saktë fare 1781 është bërë inaugurimi,” u shpreh prifti i kësaj kishe.
“Kjo është e vetmja kishë që nuk ka të përsëritur 2 herë të njëjtën fytyrë. Të gjitha fytyrat që janë këtu, nuk përsëriten asnjëherë,” tha deputeti Erjon Brace.
Nga çatitë që vareshin për shkak të depozitimit të mbeturinave, dyshemesë dhe mureve të rrënuara, sot, Kisha e Shën Thanasit tërheq mjaft vizitorë vendas e të huaj jo vetëm me historinë, por edhe me pikturat murale të trashëguara nga familja grabovare Çetiri, të cilat janë restauruar me mjaft mjeshtëri nën kujdesin e restauratorit Mustafa Arapi.​
Next Post
Me pasaportë falso, Maradona ndalohet në aeroport!

Maradona shokon, kërkon dënim me burg për të bijën Giannina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia akuzon SHBA-në për pengesa në pjesëmarrjen e saj në bisedimet e G20-ës

Rusia akuzon SHBA-në për pengesa në pjesëmarrjen e saj në bisedimet e G20-ës

October 22, 2026
Frikë nga përshkallëzimi i ri, BE koordinohet me Arabinë Saudite në Detin e Kuq për mbrojtjen e anijeve tregtare

Frikë nga përshkallëzimi i ri, BE koordinohet me Arabinë Saudite në Detin e Kuq për mbrojtjen e anijeve tregtare

October 22, 2026
Arrestohet në Gjermani ukrainasi, akuzohet se spiunonte për inteligjencën ruse

Arrestohet në Gjermani ukrainasi, akuzohet se spiunonte për inteligjencën ruse

October 22, 2026
Çmimi i naftës Brent shkon në 112 dollarë, gazi natyror mbetet pranë nivelit më të lartë në katër vjet

Çmimi i naftës Brent shkon në 112 dollarë, gazi natyror mbetet pranë nivelit më të lartë në katër vjet

October 22, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 23 Tetor 2026

October 22, 2026
Stuhia “Adam” godet jugun e Francës, humbin jetën 4 persona

Stuhia “Adam” godet jugun e Francës, humbin jetën 4 persona

October 22, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

October 22, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Buxheti i universiteteve çon mijëra studentë në protestë në Vjenë

October 22, 2026
“Shqipëria hapa përpara drejt BE”- Komisionerja Marta Kos: Katër vende pararojë drejt integrimit! Përgatisim një Europë të fortë, idetë do t’i çojmë para

Marta Kos: Shqipëria do të përfitojë nga Plani i Rritjes, reformat po përmbushen me sukses

October 22, 2026
Rusia dhe Ukraina bëjnë një tjetër shkëmbim trupash të ushtarëve të rënë në luftë

Rusia dhe Ukraina bëjnë një tjetër shkëmbim trupash të ushtarëve të rënë në luftë

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In