Familjet e Menduh Thacit të PDSH dhe Enver Pajazitit të BDI në 5 shtator do të ndajnë gëzimin e dasmës së fëmijëve të tyre.
Mediat vendase online shkruajnë se djali i madh i Menduh Thaçit, Pajtimi, do të martohet me vajzën e kryetarit aktual të komunës së Bërvenicës, Enver Pajaziti, ndërsa
djali tjetër martohet me vajzën e një avokati të njohur tetovar.
Dasma e paralajmëruar për 5 shtator në një nga restorantet e Tetovës do të ketë edhe shumë të ftuar VIP nga Tirana dhe Prishtina.
Kryeparlamentari IliR Meta është një nga të ftuarit kryesor në këtë dasëm, më pas Ramush Haradinaj dhe emra të tjerë.









