Një magazinë me pjesë këmbimi automjetesh është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në Thumanë ditën e sotme, ndërsa paraprakisht policia thotë se ka vetëm dëme matëriale.
“Më datë 04.11.2018, në Thumanë, në magazinat e pjesëve të këmbimit, të mjeteve të përdorura në pronësi të shtetasit A.K, ka rënë zjarr, duke shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policise se Krujës.
Ndërkohë po punohet për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.