Një shpërthim me eksploziv është shënuar në garazhin e një banese në Krujë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes, më konkretisht rreth orës 00.30.
Mësohet se në garazhin në pronësi të shtetasit Sh.Sh., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse.
Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale, pa të lënduar në njerëz.
Gjatë marrjes në pyetje Sh.Sh., nuk ka deklaruar të ketë patur ndonjë konflikt.
Aktualisht nga ana e policisë po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
/b.d











