• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krujë/ Rama e kërkon votën hapur: I jepet njeriut që punon, ndaj e kërkoj me ngulm!

by Java News
27/03/2021 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është ndaluar në Krujë për fushatë elektorale pasditen e kësaj të shtune, ku gjatë takimit me qytetarët, u ka kërkuar atyre votën për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në fjalën e tij, Rama u është drejtuar edhe votuesve demokratë të Krujës, për të cilët tha se mjafton të votojnë Partinë Socialiste për të vijuar punët e nisura, edhe pse nuk janë simpatizantë të kësaj force politike.

Në këtë aspekt, Rama e krahasoi veten dhe Lulzim Bashën me “gomarin që transporton drutë”.

“Një pjesë jo e vogël vazhdojnë thonë ne jemi familje tradicionale dhe jemi me Partinë Demokratike. Po pse jeni? Se s’më doni mua? Se s’doni komunistët?

E para e punës, komunistin e keni atje në krye dhe ka vënë një kukull atje edhe e drejton me telekomandë. Po kur merr gomarin për dru dhe ngjitu atje lart, e shef nga ngjyra apo merr gomarin që të ngjitet lart? 

Është shumë e thjeshtë. Vota nuk është tifozëllëk, jam me këtë apo jam kundër atij. Vota nuk është histori, vota është sot, kush ta bën punën. 

Mund të imagjinohet kjo garë mes gomarësh që unë qenkam gomar që s’e bëj dot punën edhe e bën Luli? S’më do mua s’ka problem fare, unë nuk kam dalë për të gjetur nuse, e kam gjetur.

S’më do mua, bjeri telekomandës fshije fytyrën time. Po punën kush do ta bëjë? Krujën kush do ta bëjë që fëmijët e tu o demokrat të rriten këtu dhe ta kenë këtu të ardhmen e vetë? Taksën zero kush ta vuri ty?

Jam bërë si qentë e gjahut që e ndjej se çfarë ka pylli brenda, se pashë një aty te pazari që rrinte më shifte mua. Si mund ta bësh që të shkosh të votosh me këmbët e tua meqë e do gomarin blu edhe pastaj të vijë taksa e sheshtë edhe ta hash më keq se ky këtu. 

Ti më i vogli ta hash më keq se ai i madhi. Pse? Ti e ke zero taksën”, tha ndër të tjera kryesocialisti Edi Rama.

Next Post
Standardet ndaj Covid-19/ Kryeinspektori i Republikës paralajmërim të fortë bizneseve

Juristi Shkëlqim Hajdari beson se: "Do të ketë thyerje listash në qarkun e Tiranës"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In