Policia e Krujës raporton se ka identifikuar dhe asgjesuar plot 1270 rrënjë canabi sativa në Krujë.
Sipas policisë, rrënjët e hashashit ishin në lartësinë 8-80 cm. Lënda narkotike ishte mbjellë në fshatin Nikël dhe ishte e shtrirë në 9 parcela.
Policia ka asgjesuar plotësisht 9 parcelat dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e poseduesve të parcelave.









