Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa vizitoi sot Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë.
E shoqëruar nga familja e saj, këngëtarja Dua Lipa vizitoi pavijonet e muzeut, ku u njoh nga afër me kulturën dhe historinë e popullit shqiptar.
“Dua Lipës i dhuruam një album të muzeut, ndërsa përfaqësuesi i bashkisë së Krujës një jelek të qëndisur nga artizanet e njohura krutane”, – tha Hafizi.
Dua Lipa ndodhet prej dy ditësh për një vizitë në Shqipëri, ku u prit në takim nga Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Këngëtarja e famshme botërore Dua Lipa i është bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës, “Adopto një Kopsht”. Ditën e djeshme Dua Lipa së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj vizituan ambientet kopshtit numër 42, i cili ndodhet në zonën e njohur si ish-Blloku.
Dua Lipa ka hyrë në tregun ndërkombëtar prej disa vitesh dhe ka arritur të prekë majat e suksesit. Kohët e fundit ajo ka arritur të rrëmbejë çmime mjaft të rëndësishme si “The Global Awards”, “Grammy Awards” etj.