• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kronologjia / Policia flet zyrtarisht: Autori e qëlloi Mateo Vasiun me kazëm në kokë! Ja si e zbuluam

by Java News
17/11/2021 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjithçka nisi ditën e djeshme, rreth orës 14:40, policia është njoftuar me telefonatë në Sallën Operative, nga shtetasja F. V., se djali i saj i mitur i vitlindjes 2013, kishte dalë që në orën 08:00 nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

Më pas, rreth orës 15:30, kjo shtetase është paraqitur për të bërë kallëzim për humbjen e djalit të saj, Mateos.

Pas marrjes së njoftimit nëpërmjet telefonatës që ka bërë kjo shtetase janë organizuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, për kërkimin dhe gjetjen e djalit të mitur.

Duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, shërbimet kanë marrë informacion, kanë punuar për grumbullimin dhe administrimin e provave dhe si rezultat kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.

Mbi bazën e vlerësimit të provave, pas kontrollit në ambientet e banesës së shtetasit Klodian Çalamani, është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë në oborrin e banesës së këtij shtetasi.

Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar, në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë u kryen veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj.

Klodian Çalamani dyshohet se e ka goditur me send të fortë (kazmë) në kokë, fëmijën e mitur dhe më pas e ka groposur atë në oborrin e banesës së tij.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një lopatë, një kazmë, një biçikletë, rroba të autorit dhe njolla gjaku, të cilat u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Klodian Çalamani, 38 vjeç, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, ndaj të miturit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.

/a.r

Next Post
Top Channel po jep El Chapo-n

Dyshja e Kuvendeve të PD është ‘ide homoseksuale’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In