• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kronologjia e sulmeve të egra të Ilir Metës: Nga Lu e Vllahutin, deri tek gazetarët e mediat kritike ndaj tij

by Ardit Rada
22/02/2021 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ka një aksiomë që në politikën shqiptare praktikohet prej vitesh e vitesh.Kur do të shmangësh një argument “jo komod” në opinionin publik hap një fushatë shpifjesh, po mjaft të rëndë që të devijosh sadopak këtë problem.E kjo po zbatohet edhe këto ditë, edhe në këto minuta.

Ka nisur një fushatë e egër shpifjesh e denigrimi ndaj disa emrave të njohura, që u vendosën në listën prioritare të vaksinimit të mbi 80 vjeçarëve me vaksinën anti-Covid.

Ndërkaq, Ilir Meta, e qarqet pranë tij kanë nisur një fushatë sulmesh ndaj gazetës TemA, e cila konsiderohet si media që është kritike ndaj presidentit. Që në fakt nuk është e vetmja, por një nga të paktat që ka qenë mjaft e fortë ndaj kritikave të saj.

Njerëz pranë Metës kanë ndërmarrë një sulm pa princip ndaj ish-Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu, thjesht e vetëm se ai është në listën e personaliteteve të marrë vaksinën.Njerëz pranë tij e akuzojnë për gjera të tmerrshme, sulme pa skrupuj, vetëm e vetëm që diçka të mbetet në moçalin e opinionit publik.

E kjo nuk është e re pasi është një logjikë e taktikë e vjetër e kësaj klike politike, që asnjëherë nuk ka ndjekur një betejë reale, të fortë e me argument pë rata që ata mbrojnë, por vetëm një mënyrë poshtë brezit.Çdo kush e mban mend çfarë ndodhi në vitet e para pas vitit 2013.

Kur në Shqipëri, nisi të strukturohet Reforma në Drejtësi, si një reformë kushtetuese dhe politike që pati që në fillim mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare: Shtetet Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, në krye të kësaj beteje u vendosën ambasadorët respektivë: Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Menjëherë sapo këta ambasadorë nisën që të vihen në krye të mbështetjes ndërkombëtare të Reformës në Drejtësi, mediat pranë Ilir Metës, nisën një fushatë të egër denigimi ndaj Lu e Vlahutin.Nuk pati kritika ndaj tyre, objeksione për atë që ambasadorët deklamonin publikisht, jo. i dredhuan debatit dhe përhapën një fushatë të egër shpifjes dhe insinuative nga më të ulëtat që ekzistojnë në qoshët e errëta të subkoshiencës njerëzore.

U sulmuan me një fjalor të pandodhur ndonjëherë Lu e Vlahutin që në mediat pranë Metës e Berishës u trajtuan thjesht si dy individ që puthen në parlament. U sulmua Vlahutin me lajme nga më të rënda e gjugë vulgare, plus një historie që donin ta cilësonin si korrupsion.BE bleu një rezudencë luksoze në Tiranë për të banuar ambasadori i Europës së Bashkuar. Një rezidencë që si ajo ka thuajse të gjithë ambasadat në Shqipëri. Madje disa diplomat i kanë marrë me qira pikërisht nga kasta e këtyre që inspiruan sulmin.

Kur shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, mbrojti institucionalisht ambasadën e Bashkimit Europian në Tiranë dhe natyrisht titullaren e saj Vlahutin, e sulmuan atë. Shkruan se ka një motër trafikante dhe se është komuniste e terroriste.Padyshim futen në qoshë të qelbura dixhitale edhe sajesa morale, nga njerëzit më të pamoralshëm në këtë vend. Dhe kjo taktikë vijoi e vijoi edhe me ambasadorët e Gjermanisë, atë të Italisë, e të OSBE-së që ishte një nga dipliomatët më të rëndësishëm gjermanë, e me pozicion kyç në zbulimin e masakrës së Raçakut, që më pas u shpall non grata në Presidencë.

Përse presidenti merret me një media, kur thjesht mund të flaës për faktet; t’i pohojë apo t’i përgënjështroje shkrimet, lajmet, komentet apo edhe diskutimet në thelbin e tyre?Kjo është shumë e thjeshtë dhe ka qenë thelbi i strategjisë që të fillimit kur janë sulmuar ambasadorët e SHBA-së e BE-së, deri edhe shefja e diplomacisë së BE-së, por edhe kryetari i komisionit Europian, Jean-Claude Juncker , i cili u cilësua një “pijanec ordiner” nga këto qarqe.

Janë sulmuar çdo zë, që ose ka qenë kritik ose i ka zënë rrugën Ilir Metës në gjithë këto vite; qoftë në kundërshtimin e reformës në drejtësi, në logjikën për të bllokuar institucionet në 2019 etj etj.Madje ka shkuar deri në Kirgistan, duke sulmuar Donald Lu-në dhe mbrojtur njerëzit e Moskës atje, pikërisht sepse shikonte një kauzë të tij në kritikët e kauzës që ka në Tiranë.

Kështu që sulmi i Ilir Metës ndaj TemA-s shenjon një objektiv përveç atë të kundërvënies ndaj kritikës, të dekurajojë çdo kritik të tij, se do ta sulmojë aq egër sa nuk do të kursejë asgjë. Siç kanë bërë njerëzit e Metës sot me Presidentin Moisiu dhe Bamir Topin, apo Kreshnik Spahiun.

Në momentin që Meta sulmon Ramën, qeverinë, mazhorancën, nga analistë të “pavarur” si Arjan Vasjari, është cilësuar si “antidotë” për të siguruar ekuilibrin institucional në vend. Por kur Meta sulmon një meda apo gazetar, si mund të konsiderohet?E mbani mend si u soll Meta ndaj gazetarit Adriatik Doçi, kur publikoi një investigim për shtetësitë që kishte dekretuar Ilir Meta?

Fakt është që Meta më shumë se me Ramën, po synon opinionin publik që e kritikon atë, pasi e di mirë se me Ramën, edhe mund ta gjejë gjuhën, por jo me njerëzit, të cilët shkruajnë komentet e tyre në shkrimet kur përmendet Presidenti. E në fakt ky është referendum real që përmend Ilir Meta, e këtij i frikësohet, ndaj po e shantazhon.

Next Post

PD dhe përfitues kujdes! Mjaft u tallët me të përndjekurit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In