• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kronikë për veten dhe atë çka mbetet!

by Agron Gjekmarkaj
21/09/2023 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Për mua qe një ditë e veçantë feste. Vetë Kryezëvendës Lideri Muli më takoi me solidaritet pas fjalimit. U ndjeva i fortë. Me gjasë kisha qëlluar në shenjë. Ia nduka vetullat Babos. Të tjerëve u thashë ç’bëni more ju plaçin sytë, ju plaçin. Qenkeni jezitër.

Ai nuk është nga ata që ta ha hakun përkundrazi. Mbështetja e tij do më frymëzoje për më tej. Lëngata e kishte hequr ca në shëndet, por jo në vendosmëri. Bana, syri i majtë i Doktorit si dhe autorja e librit të zi të zgjedhjeve më ndoqi në këmbë pa shumë vëmendje, me paragjykim të dukshëm siç e meritojnë stërhollimet intelektuale, vicklat e yçklat e tepërta, dukshëm e befasuar nga sjellja atërore e Kryezëvendësit babaxhan.

Mëngjesi kishte ngjyrë bizele si kostumi i Ermos. Qerratesha e ndezi shamatën e tollovinë me shumë pasion duke gjetur hazër xhevapin e Gaz Bardhit. Ermua është mbretëresha e sherrit. Klodiana Bushka skuqej edhe më nga pasiguria e situatës. Doktor Tritani në kërkim të së drejtës së nëpërkëmbur të opozitës e quajti “pocaqi” atë që e pat përjashtuar nga grupi në ato kohe të errëta. Luli me sugjeroi ta shënoj si fakt për kronikën.

Nuk ia prisha se m’u dhimbs. Mbeta pa e pyetur a je i kënaqur me Gaz Bardhin si kryetar grupi se është gojëkeq ai si vërshimi i Lanës? Ta shihje si fliste dhe Doktorit zemra mal. Erdhi kjo ditë e bekuar. Sajmua Korreshi për t’ia shtuar mërzinë liderit të vogël historik i këndonte pas shpine “tuj-tuj- tuj O Sali o Baba kthehu prapë se bëmë shaka/ Ky Lul Basha na doli qerrata/ tuj-tuj-tuj”.

Jorida kjo Shën Mari e Opozitës tek ecën në “via crucis” pikëllohet që salla është bosh kur i bie radha për të folur. Sot shpërndau disa buzëqeshje, një Lulit, dy Gazit, një Braçes, një çerek mua, një çerek edhe Tonit se helbete nuk i dukemi dhe aq të rëndësishëm. Ehu ka hierarki në begenisje.

Salianji ai njeriu i mirë dhe i pa të keq që të gjithë njohim, ky klerik i kohërave moderne më thirri në kafe.
Vajta. Me sytë që i rrotullon si zog dreqit e me shpejtësinë e tij vuri re diçka e me tha “Fate Media po hyn në sallë, ke gjë për të thënë?”. E këqyra dhe vërtetë Fatja me hap të konsoliduar nga eksperienca si lider u fut deri në gjysmën e akçihanes, ngadalë rrotulloi kokën i bindur që mbi supe mbante globin teksa vullneti i tij është levë Arkimedi.

Kosta i Linditës dhe i Gramozit mbi ballë kishte një plagë të cilën nuk mundohej ta fshihte. Me zor priti ta pyesja ç’të ka ngjarë more i uruar? Po ia tha isha në aeroport në Munih po fliste Babo në Këshillin e Sigurimit kur befas dikush ndërroi kanalin dhe unë si dash shkova dhe e ktheva televizorin me kokë në shenjë proteste.
Po Lindita ç’bëri? Më pa me admirim shpjegoi e më inkurajoji të vazhdoj kështu. Më tha që ai curril gjaku është dekorata më e madhe që shekujt e as akademizmat nuk ta dhanë.

Laert Duro i cili në magazinën e tij ka damixhanë me kartela ku shkruhet, lot i sinqertë, lot rastësor, lot i ngrohtë, lot krokodili, lot i ëmbël, lot i vërtetë, etj. rrinte si i shushatur në mos dijen se ku ta klasifikonte këtë rast të ri trimërie. Arben Pëllumbi shfaqi pak xhelozi sesi Kosta ia del t’i bëjë të dukshme aktet e tij si grushtet ndaj Çelinit në Ponte Vekio në Firence ndërsa ai vuan së brendshmi në ndjesitë e tij në pritje që hilerat e grekëve t’i mundë vullneti i Perëndisë.

Ulsiu kishte vënë pak bark nga stresi i një vere mbushur me gojë të liga ndërsa në dorë mbante dosje me amnistira e ligje që iu dridhte zemrën çunave të Dubait. Pas betejës me Mulin rrinte si kalores nursëz e i plagosur pranë Mimi di Puçini e hallë Ikonomit. Nasip beu kohet e fundit është gjithnjë e më i gëzuar ndonëse më shumë qesh Xhemali i njohur tanimë si konfucisti i Kuvendit.

Dilo Nasufi nuk shihet dhe Bujari i Lushnjës nuk ka bërë këngë të reja për Babo komandantin. Ismet Beqiri vigjilent pas debatit me ruset në OKB e nxori një nga xhani duke mbjellë xhelozi

“Në Nju Jork në atë kullë xhami foli Babo partizani/ në Mallakastër mbërriti nami/ si Enveri në Paris shkëlqeu Babo në atë mexhlis/ Krah iu bë Zelensk evlatit i theu hundën rus veshgjatit”. Bledi Çuçi e dëgjoi e mëtoi me vete nuk do ishte keq ta bëja edhe unë një, koha po kalon. Elisa e veshur me të ullirta si militare priste lajm të nisej nëse trupat e Lavrovit i ngrinin Babos pusi. Herë pas here gjuante me grusht si Rambo, pata frikë mos i bën dëm syzet ministrit të ri të financave dhe na merr shejtani shifrat.

Qeveria u bë def nga sytë, atje kishte mbetur vetëm Tao si bimbash në sokak. Margeriti nuk u pa dhe natë na i bëri zemrat e uruara. Etilda aq e heshtur sa që nuk na i ndriçoi ato. Bora rrinte si një Monalizë imobile mbi kompjuterin e saj si e vetmja stakanoviste e mazhorancës. Ina Zhupa po e tund dhenë nën miratimin solemn të Luan Baçit. Në kohën kur stomaku kërkonte ndihmë xhymerti Xhelal Mziu erdhi si peshqesh i pejgamberit.

Next Post
EMRI/ Rasti i parë, një vajzë shqiptare “wanted” prangoset në Londër

EMRI/ Rasti i parë, një vajzë shqiptare “wanted” prangoset në Londër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

20°C në “tokën e akullt”, shteti nordik kalon Krishtlindjen më të nxehtë në histori, shfaqen mushkonjat për herë të parë

20°C në “tokën e akullt”, shteti nordik kalon Krishtlindjen më të nxehtë në histori, shfaqen mushkonjat për herë të parë

December 30, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autoritarizmi ynë i Majtë si etnopopulizëm!

December 30, 2025
Korçë/ Përplaset nga makina, përfundon në spital drejtuesi i motorit. Ja gjendja e tij shëndetësore

Korçë/ Përplaset nga makina, përfundon në spital drejtuesi i motorit. Ja gjendja e tij shëndetësore

December 30, 2025
Fundviti, dollia me PS, Rama: Mirënjohje për familjen tonë të madhe!

Fundviti, dollia me PS, Rama: Mirënjohje për familjen tonë të madhe!

December 30, 2025
Skandali në “Grande Fratello”/ Kërkonte favore për të marrë pjesë në program, moderatori nën hetim për dhunë s*ksuale dhe..

Skandali në “Grande Fratello”/ Kërkonte favore për të marrë pjesë në program, moderatori nën hetim për dhunë s*ksuale dhe..

December 30, 2025
VIDEO-Shkrumbohet shtëpia në Prizren, humb jetën 1-vjeçari! Dëshmitarët: Tre fëmijët e tjerë i shpëtuam! Thyem derën por..

VIDEO-Shkrumbohet shtëpia në Prizren, humb jetën 1-vjeçari! Dëshmitarët: Tre fëmijët e tjerë i shpëtuam! Thyem derën por..

December 30, 2025
“Ta bëjmë Serbinë sërish të madhe”/ Mesazhe provokuese në Beograd, kopjojnë sloganin e Trump

Beogradi, kështjella e euroskepticizmit në Ballkan

December 30, 2025
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Projekti evropian për Maqedoninë e Veriut mund të degradojë në një narrativë iluzore

December 30, 2025
Medreseja dhe Fresku, dy destinacionet e fundit të Ronald Bejkos/ Kandidati prezanton planin e tij për Tiranën te qytetarët

“Bilanci politik i Berishës, katastrofal”/ Bejko: Që pas ’97-ës PD nuk ka qenë kurrë kaq dobët

December 30, 2025
Vepron pa mëshirë/ 20-vjeçari sulmon 5 persona me levë hekuri, nuk u lejua të futej në spital! Dyshohet se..

Vepron pa mëshirë/ 20-vjeçari sulmon 5 persona me levë hekuri, nuk u lejua të futej në spital! Dyshohet se..

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com