• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kronikë për kriteret e Borës dhe platformën që të bën deputet

by Agron Gjekmarkaj
01/08/2024 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Bora tanimë po gëzon më në fund famën e merituar. Babo e ka vënë shefe të platformës “deputeti që duam” dhe të atyre që nuk do, të caktojë kriteret, të mbledhë video e CV, të dhëna e lajme, ëndrra e vizione, derte e brenga, psherëtima e lutje, qarje e të qeshura, romuze e këngë, thagma e maksima.

Ajo është bërë më e heshtur dhe rri siç ja kërkon sëra. Madje të martën Shalsi, i cili e ka patur këshilltare ndaj është aq strategjik qerratai, i foli me mendjelehtësi e konfidencë, por ajo me të drejtë nuk i dha të njohur dhe i ndenji rëndë. Ai u zverdh e u mpak, u bë si limon i harruar në degë.

Mamicushi Tao se do bëjë punën e Mamicës ndaj mësohuni me këtë togfjalësh, hoqi dori nga e folura kur pa se ç’ndodhi. “Boll gjëma kam patur këto ditë”, mendoi. Qortimi i saj do të ishte shumë më i rëndë se degdisjet e Babos që e ktheu të bëjë gavetën.

Çudira e lajme kontradiktore po vinë nga çdo anë.

Majko paskësh bërë një video me fustanellë veshur duke kënduar një këngë partizane “në ato maja rripa-rripa, zbrit nga kali se të mbyta”, madje dhe CV-në e kishte nomatisur me shkrim dore që të dukej origjinal. Bora kishte kafshuar buzën. “Je dobët”, i kishte thënë, “këndon, shkel e shko pa pathos, ke aluzione të dëmshme, shko puno me veten dhe kënga të jetë nga aktualiteti me temë tunelin e Llogarasë”.

Mimi di Puçini e kishte ndarë në tre pjesë regjistrimin “një pasazh nga Ferri i Dantes, një virtuozitet me qemane dhe një gatim allafrënga makaronash si dhe një prezantim të vetes jam kjo e jam ajo”.

Bora kishte humbur durimin, ja kishte kthyer mbrapsht: “Merr ‘Kurbanin’, ç’janë keto rrangalla, mos na e ço kohen dëm, jo Rilindja europiane jo gjepura me bisht, mos më bëj të të akuzoj për mosmirënjohje”. Mimia kishte replikuar duke i rrëfyer se me atë po punon Ciu, por ajo hazerxhevap “aty ka lëndë të parë për të gjithë pa rënë në përsëritje”. Kodheli kishte ikur e mpirë dhe kokulur.

Toni kishte provuar me interpretimin e Ungjillit sipas Lukës. Këtu Bora ishte nxehur dhe me hakërrim, i kishte bërë me dije se nëse do bësh prokopi analizo fjalimin e Mamicës kur u bë Kryetare dhe gjej për kë e ka patur atë kafe e ujë për opozitën eja këtu ta recitosh dhe ik nashi”. Qielli i errej, këmbët i dridheshin. Zoti nuk po e shihte.

Damua shkoi me sportivitet si pas palestre. “Ja”, i tha – “kam bërë diçka të veçantë, vrap 100 metër për të demonstruar shpejtësi, ritëm, qëllim e cak”. “Lëri more dokrrat”, ju kthye Bora – “le ta shohim”. Pa shkuar në gjysmë e fiku. Me kaq shpejtësi djalo s’ke gjë në terezi, kaq vrapon dhe Baftua. Nuk ta mbush syrin ti.

Tezja kishte filmuar një valle libohovite, një iso me Tërmenë dhe një dolli me putir në një lendinë. Ishte e sigurt që kishte qëlluar në shenjë, por Bora e zhgënjeu. “Nuk ka pasion, as ritëm, nuk tundet dheu dhe oshtijnë zabelet, ka monotoni, shko përsërite, pastaj po bini të gjithë në folklorizëm!”. Murrëtimi i Tezes u bë re.

Çuçi kishte realizuar një spot duke bërë not dhe e mbyllte me nënshkrimin në zyrën e zhveshur që i la Ermua. “Ne lahemi në detin e Babos, përpjekja ka rëndësi, jo komoditeti”. Këtu Bora u vu në mendime. “Do ta shoh prapë më vonë”, i tha – “ki besim”.

Anila Denaj e kishte çuar kamerën në një vathë me dhen dhe ajo e ulur në shtrungë i milte, një nga një, qumështin e kullonte, e zinte djathë, e bënte kos e gjizë, gjalpë e ajkë! Herë pas herë blegërinte vete që gjëja e gjallë t’i afrohej natyrshëm”. Këtë bukolizëm e thjeshtësi Bora e vlerësoi me plus.

Klosi ishte veshur si bari me brucë të zezë krahëve, me qeleshe dhe një kërrabë rrethuar me dele në një monopat ku i binte fyellit. Në vend të CV-së, shkruante kjo na pret nëse Babo na vë vizën. Edhe këtë Bora e mori seriozisht.

Braçja po zinte bretkosa në Divjakë dhe poshtë tek CV-ja shënoi: “Këtë fat kemi dhe ne, në pjatën e Babos dhe rrjetën e Borës”. Bora e mori si provokim dhe e nxorri jashtë. “Ça ke mi, ça ke mi”, dëgjohej ankimi i Erit.

Ismet Beqiri i cili në fillim e kishte marrë me neglizhencë, por nurseslleku i Borës e kishte ndihmuar shumë për reflektim. Ai kishte rrjepur një cjap varur në një frashër dhe tek letra e rekomandimit zoografiste më mirë të na rrjepë Babo me dorën e vet sesa të bëhemi si Ditmiri.

Kjo thjeshtësi njerëzore e preku Borën, madje i bëri dhe një kafe.

Dilos përsëri nuk i shkoi mbarë. “Nuk më pëlqen ti”, i tha – “Je shumë i kuq në fytyrë, shko abronxohu pastaj shohim e bëjmë”.

Çyrbes po ashtu: “Kaq ezmer s’ke ku shkon, ik zbardhu. Po ti shiko performancën”, i tha Jurgysi me zë të mekur. Ajo: “Jo, jo fshati që duket nuk do kallauz”.

Bujari i Lushnjës kishte imituar Tahir Baçoven duke zbutur një arushë teksa Blerina i binte dajres. Ata ndanin mendimin se çdo urdhër i Babos duhet pritur me ritmin e arushës.

Arben Pëllumbi i bindur që pas prezantimit që i bëri ‘Kronika’ herën tjetër do e gjente derën hapur tek Bora shkoi atje duke vërshëllyer. “Jam Arben Pëllumbi”, i tha. “Qofsh shëndosh”, ja kthen. Ku e kam dëgjuar këtë emër? Arbeni u pre pak në fytyrë, po se dha veten. “Jam djali i Servet Pellumbit”, i tha. “A poooo”, i tha Bora – “E njoh, ka qenë futbollist i Kombëtares, sulmues, ti do jesh bërë portier, kemi nevojë për njerëz që na mbrojnë portën …eja!”.

Etilda nuk e ka dorëzuar ënde, por mendonte të shfaqej në një punishte bletësh, me devizën në jemi bletët punëtore në kosheren e Babos, mjaltin e ha populli!

Platforma ngjan me kombinatin “Çeliku i Partisë” në Bradashesh, punohet natë e ditë, del tym e flakë. Në vazhdim do ju mbajmë të informuar gjatë gjithë gushtit. Na e bëni hallall se për sot kaq informacion patëm.

Next Post
Tentuan të vrisnin dy herë Nuredin Dumanin, Alibejn dhe “Sakatin”/ Detaje nga operacioni i SPAK në Elbasan, vëllezërit Çopja i investonin paratë e krimit në…

Tentuan të vrisnin dy herë Nuredin Dumanin, Alibejn dhe “Sakatin”/ Detaje nga operacioni i SPAK në Elbasan, vëllezërit Çopja i investonin paratë e krimit në…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

May 18, 2026
Kriza e naftës, Berisha: Rama po vjel nga qytetarët miliona pa u dhënë asnjë ndihmë

“Raporti i IBAR nuk miratohet” / Sondazhi: 76.6 për qind e shqiptarëve mendojnë ndryshe nga Berisha

May 18, 2026
Blindohet spitali i Traumës, një nga të plagosurit e atentatit në Durrës i plagosur rëndë

E plagosën me armën e tij, polici transportohet te Trauma, mjekët: Gjendja e 20-vjeçarit është…

May 18, 2026
Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

May 18, 2026
“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

May 18, 2026
E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

May 18, 2026
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mexhiti: Mickoski së shpejti në Tiranë

“Do ta japin shqip provimin”, Mexhiti u jep lajmin studentëve shqiptarë pas protestës

May 18, 2026
Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh s’na ka pranuar asnjë ankesë!

May 18, 2026
Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

Ministria e Drejtësisë: Banka Botërore e konfirmon, besimi i shqiptarëve tek gjykatat u dyfishua në pesë vjet

May 18, 2026
Trafikonin drogë në vende të ndryshme të Europës, Europoli vë në pranga 25 shqiptarë (Foto)

EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revolucionare të Iranit

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In