• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kronikë lufte, me në krye zëvendës liderin Muli

by Agron Gjekmarkaj
21/12/2022 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Sot pa menduar dy herë mund të thuhet që Zevendes Lideri Muli arriti apogjeun e tij. As në Grykë të Mezhgoranit dhe në Tenden e Qypit nuk është konsumuar në e tillë zulmë. Mbase heret fort nder mote në Termopile po.

Me tragjizem të dukshem i kalitur me ide të medha, me trimeri epike i priu pjesës që nuk është shitur as blerë të PD -së drejt betejes.

Jorida tendosej në pikellim por nuk qau siç ajo di ku shpirti i gjithëkujt keputet. Madje me një veshtrim të kreshperuar dhe fjalë të dlira qetesoi Luan Baçin e ndezur flakë nga padrejtesitë e epokes.

Gaz Bardhi si klerik i lartë i paqes jepte e merrte që konflikti mes stoikeve dhe të tulaturve, të futej në hullinë e paqes.

Zevendes Lideri me retorikë të hijshme ku e verteta dhe e lavdishmja shkelqenin si gjerdan fishekesh në brezin heroik luftoi derisa ra deshmor. Në fund e perjashtuan. Jeta e Lindites pas ketij akti nuk do jetë më e njëjta.

Ata e larguan nga salla po Muli është në zemrat tona qelibar i rrethuar me dashuri që s’ka vendim që i çan muret e saj si bedena. Por ato bëma dhanë efektet e veta.

Ulsiu u fut nën tavolinë dhe herë pas here pyeste a mbaroi? Jooo i gjegjej Bela dhe i fap permbysej në çast. Niko i bërë sa një grusht vuri një helmete në krye nga ato të ushtrisë qe të mbrohej nga ndonje kopaçe që mund ti vinte nga Albana. E hoqi vetem kur ja behu Margeriti e cila e keshilloi te pinte pak ujë. Pas dy gllenkave sikur u ndie më mirë. Elva pyeste veten me mermerime pse është bërë sa një grusht Niko trimi dhe nuk gjente xhevap!

Çuçi në fillim u pa ulur në karrige po me pas su vu më re, kishte dalë jashtë barkaz. Karrikja e Babos kurrë nuk kishte qënë në rrezik kesodore. Bela mbante me gajret ministreshat e frigura. Të ikim tha Ibrahimi, të shpetojë kush të mundet nga ky gazep. Ajo i tha jeta jepet po karrigia e Babos kurrë. Toni i lutej Zotit nga poshtë me psalmet e Davidit. Veshtrimi i Mulit binte mbi salle si mynxyrë. I madh e i vogel dridhej.

Etilda me tis merzie mbuluar pyeste Majkon a mos  ky është fundi i Botes apo një termet i rradhes? Eh Eh koken plot thinja tundte ish Kryeministri dhe renkonte ky eshtë fundi i tmerrshem dhe jo tmerri pa fund. Çyrbja erdhi vonë pasi lufta kishte mbaruar por ndihej ende athetira e barutit. Një ofshamë leshoi “Ah per nur të Allahut, ç’ti bëj Babos se e ka shpirtin det po kesaj binaje i dilte tymi me kohë”!

Braçe i cili ka një vit që thotë me mbani se do hidhem nga ballkoni u madhengjye dhe vendosi të mos hidhet.

As Mimi di Puccini me berreten e saj dimerore nuk qe per fat të keq duke lë një bosh që kerkon të mbushet. Bora erdhi nga e vona dhe e kuptoi që ky është momenti i duhur për tu hutuar.

Teta Gerta pasi u shua zjarr i luftes nuk kishte asgje per te djegur po pyeste Ikonomin se çfarë do gatuaj per festa?! Kur ajo i tha gjel deti me pershesh një hukame gezimi ktheu jeten mes nesh!! Atehere kur nuk pritej Babo erdhi i perzhitur nga plaget që të vetet kishin marrë. Xhelali ngrohej nga flaket që na perpinë. Kollarja dhe shamiza e re e Dash Sules nuk ranë në sy dhe estetika mori plaget e veta. Lufta e kesaj dite na ka ndryshuar pergjithmonë. Salianji erdhi me vonese. I thashë historia të kaloi pranë po ti mungove atë çast!! Tao po bërë asgjë mbet deshmitar i saj.

Next Post
Begaj viziton Finiqin, mediat greke: Presidenti shqiptar provokoi, kërkoi uljen e flamurit grek. “Sfidë” ndaj Mitsotaqis…!

Begaj viziton Finiqin, mediat greke: Presidenti shqiptar provokoi, kërkoi uljen e flamurit grek. "Sfidë" ndaj Mitsotaqis...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In