• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kronikë e vendimeve historike

by Agron Gjekmarkaj
23/03/2023 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Një e befasi e madhe me kishte bërë pusi sot në Kuvend. Njezet e dy deputet të ndarë ndershmerisht njëmbedhjetë nga mazhoranca e po kaq nga opozita me dorezuan një peticion ! Nuk po u besoja syve. Në menyrë solemne ata kerkonin një gjë gati të pabesueshme. As më pak e as më shumë lypnin pa të drejtë negocimi qę kronika të shkruhej  të marten a të merkurren dhe jo më të enjten apo të premten pasi seanca parlamentare të mbyllej. Nën peshen e habisë i pyeta po pse ma kerkoni këtë o njerez të mirë ? Duam thanë njëzeri që ta lexojme , ta pervetesojmë dhe të ënjten te sillemi siç kronika e pershkruan, kesisoj nuk bëjmë gabime as ne e as ti. Qerratenjet mejtova më emocionuan me besimin që me dhanë por gjithsesi mu duk nder i pamerituar dhe nuk u premtova.

Ishallah insistimi i tyre nuk do të jetë i pafre dhe qendresa ime të bjerë si keshtjellë rëre. Lindita atyre qe po iknin ju la minuta me bollek që të merrnin me vete kujtimin e mirë.

Sot ishte dita e Teta Gertes. Ajo dje  mbeshtjell me nurin e fjales se mbajtur i ka dhënë shumë gezim Babos me Spitalin e ri të cilit i preu shiritin . Ndersa sot me atë inerci , me lumturi dishepulli erdhi mes nesh . Sytë e saj llamburisnin sukses.  Ajo u sulmua nga jugu  dhe nga veriu , Bujar Leskaj dhe Zef Hila ngarkuar me merinë e koheve rrethuan Teten por ajo luftoi si Zonja Çurre pa ju dridhur qerpiku . Qendresa e Tetes u bë në emer të Babos dhe shume xhelozi shkaktoi mes te veteve.Ehuha ngaqe Teta e ka shpirtin bereqet mendonin se nuk të merr gjak në vetull. Po të mori zët Teta të piu e zeza. Gabuan. Ulsiu kishte rregulluar dhëmbet i uruari dhe ngjante si shahir, pervjelte buzet që ti dukeshin teksa merzinë kishte bërë sikter. Niko nikoqiri dhe Tezja ishin pushtuar nga bajtalleku. Ngjanin si dy njerez të mirë që skanë me lek për të ndihmuar të varfrit dhe u thyhej zemra.

Çyrbja kishte zënë krevatin nuk u pa asgjekundi. Pyeta ku është evlati. Mora xhevapin se e kanë zënë ethet meqënese Babo si ka dhënë leje që ti bëjë copash gjithë armiqtë e tij. Shpirti i tij nuk e mbajti dot këtë. Ju moren këmbet, shikimi ju err, nuk pa më dhe u pland në krevat me 40 temperaturen.

Edhe Arben Pellumbi nga frika se mos Kosta i Gramozit dhe Lindites që do të jetë edhe i Babos i bënte gjemen për cenimin që i shkaktoi heroizmit të tij në Itali nuk u pa askund. U zhgenjeva pak se gjithë ai burrë që nuk i dridhej qerpiku kur Balona tundej të bjerë në panik nga kercenimet e Kostes?! Mbetet për tu parë.

Bela mbi banak solemne dhe në harmoni ngjyrash mes kafes dhe të zezes por më shumë ra në sy një bisede e ngrohte mes saj dhe Elises englendisur në ngjyrë lila. Te kenaqej syri tek i shihje në harmoni e gazmend. Na mungonte ajo pamje bukolike. Dukeshin si dy motrani e shoqeni.

Blerina ishte mbuluar me jeshilllek gati dukej si një lulishte në levizje. Shalsi u kthye mes nesh pa mendime por me shendetin mbroth. Dash Sula u pa në kafe çehrerënde, po jo në sallë. Sot ajo nuk e meritonte dhe ai iku me rropame e perbuzje si Ciceroni nga Senati.

Nuk u duk asaj ane as Kryezevendes Lideri dhe as Albana me gjasë revolucioni po prehet per një mesymje të re. Ndjeva mall.

Margeriti nuk kishte si të mungonte me heshtjen e saj mes jeshiles dhe blusë  si shënjë dashurie  per veten dhe kureshti per boten. Etilda  me shikimin perqendruar  mbi majen e kembes erdhi me perkorje e iku me modesti. Ndenji aq sa për të gezuar Majkon , Tonin e Taon me bisedat e buta si mendafsh domëthenë pak.

Mimi di Puccini flet vetem me burra si komandante e lindur i rrefente Etjen Xhafajt lavdine e moteve që vanë. Ngasherehej  ai i ngrati. Mjekrra e dendur i qullej. Lotet e burrave Mimine e bëjnë më të fisme dhe të paepur. Jorida në keto kohe të turbullta po i sherben vatanit në Bruksel tek unë mbeta vetem si kuk duke u perleshur me nostalgjinë. Braçe sot nuk zukati. Isuf Çela ngjante sikur i thoshte vetes , “proh hatri i Zotit erdhi kjo ditë”. Tao dukej gjithe diten si njeriu i mirë Telo.

Ina Zhupa i kerkonte faktorit nderkombetar reagim ose per ndryshej do të mbante një tjeter deklaratë kercenuese.

Salianji me miresi shenjtori që e karakterizon dhe fantazi shkrimtari na ftoi për dreke me Helidon Bushatin të cilen se di pse e pagova unë. Më pas më kapi një si merzi. Nejse. Aty u moren vendime të medha. Shqiperia do të habitet prej tyre pa kaluar dy javë.Më vonë u ndamë duke u betuar në ruajtjen e sekretit i cili do habise Foltoren dhe  Vulen me formulen per bashkim.

Next Post
Arratiset nga Milano sipërmarrësi dhe djali i Guvernatorit rus që do ekstradohej në SHBA

Arratiset nga Milano sipërmarrësi dhe djali i Guvernatorit rus që do ekstradohej në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, ja sa pritet të shkojnë temperaturat

VIDEO-Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, ja sa pritet të shkojnë temperaturat

December 26, 2025
Lëshohen nga Gjermania 100 mijë viza gjatë këtij viti, shqiptarët tek aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare

Lëshohen nga Gjermania 100 mijë viza gjatë këtij viti, shqiptarët tek aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare

December 26, 2025
Fluks aplikimesh për ID dhe pasaporta, punohet edhe gjatë ditëve të shtuna

Pasaporta shqiptare për “interes kombëtar”, procedurat për artistët e sportistët

December 26, 2025
VIDEO / Aksident i rëndë në Lushnje, motori përplaset me makinën

VIDEO / Aksident i rëndë në Lushnje, motori përplaset me makinën

December 26, 2025
Zbardhet marrëveshja: Avioni dhuratë i Erdoganit, siguracioni 1 miliard $ bie mbi Shqipërinë

Zbardhet marrëveshja: Avioni dhuratë i Erdoganit, siguracioni 1 miliard $ bie mbi Shqipërinë

December 26, 2025
“Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë!

“Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë!

December 26, 2025
“Mos dëgjoni idiotët”, Braçe ngre alarmin për refuzimin e vaksinave: Dy fëmijë në gjendje të rëndë në Pediatri

“Mos dëgjoni idiotët”, Braçe ngre alarmin për refuzimin e vaksinave: Dy fëmijë në gjendje të rëndë në Pediatri

December 26, 2025
Negociatat për luftën në Ukrainë-Zelensky: Së shpejti takim i nivelit të lartë me presidentin Trump

Negociatat për luftën në Ukrainë-Zelensky: Së shpejti takim i nivelit të lartë me presidentin Trump

December 26, 2025
VIDEO / Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

VIDEO / Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

December 26, 2025
Topi e godet në gjoks teksa luante futboll, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com