• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kronikë e shkurtër për thagma që të këpusin shpirtin

by Agron Gjekmarkaj
04/12/2023 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Pjes e parë : Durimi i zotit Bernard soset.

Të gjithë e mbani mend atë perzhitje madheshtore që mbeshtolli Bernard Banushin kur  Terminatori , daci i tij që mos i qoftë i rëndë dheu  na la. Dhimbja po  kalon caqe e kufinj si dikur vrapi i zorzopi sokaqeve e rrepirave ku lezeti çilte filiz.

Në të errur,  sikur gjithësa të mos mjaftonte, Bernardit i vjen një telefonatë nga spitali i zonjes Edhit. Ata i kerkonin  as më pak e as më shumë por plot 300 mijë lek për ditet kur ai  ashik lebetitej mes jetes dhe shuarjes me hallatet në satër.

Aty Banushi , nuk mbajti, mori zjarr si rreshira e pishes.Ai  e kaperceu melankolinë, vetëpermbajtjen   madje edhe admirimin per kolegen ideologe,  për mendimet e holla e plot thagem të vetë zonjes Edhit mbi PD-në e vertetë, qendrestaret,  demokracinë, vatanin e Boten.

Siç di ai  sokelliu. E  kroi zërin dhe telit të tefonit  prej ndezullisë i ra  lekura si gjarpërit në pranverë.

Për nur të Allahut mos e thoni më atë fjalë , se ja çuat rininë dëm atij çarçifi u hakerrye ,më thyet zemren që ju bëfsha gjëmen. Do vij aty si dimri në kasollen  pa derë e dritare nëse kjo zile bie prapë e lek më kerkoni kur unë ende vajtoj Terminatornë e gjorë.

Pjesa e dytë ! Kryezevendes Lideri ja bën fora !

Me keto lajme  në krye mberrita në sallen e Kuvendit. Luftetaret e lirisë e kishin vënë dushmanin nën panik. Kudo ai ishte nën terheqje. Niko Nikoqiri kishte braktisur istikamin.Pa një pa dy  ishte rrasur në mes të Tezes  së murosur si Rozafati  dhe Ogertes së dëlirë e  cila me një shami të qendisur i fshinte çurgun herë pas here. Ulsiu foli me heshtje.

Kryezevendes Lideri Muli i frymezuar nga Kongresi i dates 2 Dhjetor vertitej si titan neper salle teksa zjarri e ndiqte nga pas. Doren ja hijeshonte një flakadan.

Muli  para nesh shfaqej si statuja e lirisë.  Dora gjakatare e Lindites e shnderroi perseri në deshmor. Kosta  shkruante epitafet nga llozha si mehmur i palodhur i Tabirr Sarajt.

Pader Salianji i cili ka hyrë në një fazë të eperme purifikimi ekleziastik  u gezua kur më në fund gjet mes nesh Agallinë të cilit ju lut përunjësisht të ndizte një qiri edhe per shpirtin politik të Lulit.

Diku degjohej zëri i gezuar i Doktorit që i kujtonte Petro debatikasit , vazhdo ti vazhdo se do të qethim perseri si dikur.  Pashë nga Petro zefiri , ç’ti qethesh pakogjë i ka mbetur rreth veshit pos vrerit për ballistet. Inati i vjen nga lufta klasore se ata hanin pula dhe ai kothere e shellirë.  Albana dhe Lideri në  perspektivë  Gazi ruanin krahet njëri-jatrit,  tashmë  si veteran nder beteja.

Po të vinë nga para i thoshte Albana , shiko anash e kujdesonte ai. Aty ke një kaçile me bumje e lajmeronte ajo, mos ndalo zjarrin e keshillonte ai.  Ah sikur ti shihte Jorushi i gjorë do ti bëhej mal ajo zëmer e butë mbushur me miresi e travajë. Sajme  Korreshi i binte borisë si borizani në Tenden e Qypit.  Ismet Beqiri foli siç i ka hije, si të ishte Babo në sallë, të na rrojnë djemtë tha e armiqtë  me kokë poshtë dhe brram nga xhepi nxorri një faqore  dhe lagu gurmazin. Dash Sula hakerrehej “jeten e japim demokracinë  kurrë”. Sa hije i kishte ai sllogan.

Tao i cili prej kohesh kerkon një fitore në sallë iken gjithnjë e më i zhgenjyer nga gardistet e tij të trembur nga Elda Hoti. Të enjten tjeter të marrin kufje se po i fryu Mondi bilbilit i shurrdhon per jetë  e mot. i ha dreqi, mbeten batall per jetë e mot. Nuk do të kenë mundesi pastaj të shijojnë fjalimet e Tonit dhe të Pranveres.

Laerti ndien mall  per ditet e bekuara kur koleget socialist i mbushnin plot me lot gezimi domixhanet e kujteses nga sukseset e Babos, tani të gjithë janë ngurtesuar, kanë shterrur si gjashtë milion lopet e Aniles në prag dimeri.  Ndihej si i pushuar nga puna.

Arben Pellumbi fshihejh gjithë kohes pas  kokes si barrikjadë të  Nasipit e cila mbulonte mungesen e  paperballueshme të Etildes. Majko i butë pi dy nëna. Ai qe më më fat nga të gjithë. Që të mos e ngante njeri u shoqerua nga   Elisa  kuq e zi për një copë rrugë të gjatë si i vetmi segment lirik i një dite zjarri. Në bese të saj nuk e prekem.Qerratai.

Ermua dukej e gezuar pas depozitimit të projektligjit kunder komisioneve hetimore. Në mengjes kishte ngrënë një tas me pershesh të ngrohtë, madje kesaj here nuk kishte thyer as pasqyren, në dalje. Sherri i jepte forcë si toka Anteut. Klotilda ferkonte duart si kasapi në thertore sa vetave do ju ndalonte rrogen. Çyrbja uroi Doktorin për rikonfirmimin e veshtirë  teksa si mëz lozonjar fluturoi per kah dalja.

Në oborr u hap lajmi se në daten 8 dhjetor në Kongres  Babo virani do të promovojë një “homo sovieticus” duke shkaktuar sakelldi të madhe tek të vetet. Ferdinand Xhaferri si Pilati mes Gaz Bardhit e Mulit perpiqej të ndante kush është Krishti e kush Baraba. E sigurova që Doktor Tritani nuk  është Juda.

Next Post
Copëtimi i PD dhe i ‘skaduari’ Berisha që akuzon Bashën si ‘kartë e djegur’

Berisha i la Argitës Foltoren, pse nxitoi për ‘testamentin’ e ‘dogji’ Bardhin?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

October 20, 2026
Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com