• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kronikë e profileve të buta!

by Agron Gjekmarkaj
22/06/2023 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Doktori tha une sot jam muxhadehin i lirisë. Ata 3500 janē ishallah s’kemi mbete edhe ne aq pak.
Jorida ndihej e qetë dhe e sigurtë në vishnjen e saj. Gjumin me gjasë e kishte bërë pa ngerçe, trazime e lebetira pos një momenti kur në enderr i doli Luli duke therritur fitoreeee.

Dielli i bollshem e kishte mbushur me energji pozitive. Kjo u vu re nga fotografet në hyrje ndaj të cileve bëri sikur u bezdis po në fakt u gezua. Në zyre kishte gjetur perseri lule. Nuk dihet në është Tao që as pohon e as mohon derguesi apo ndonjë më me teper shije. Gjithsesi tek mazhoranca ndihet xhelozi dhe ndjenë qortimi.

Nderkohe dikush më pyeti kush është më naiv Ervin Salianji apo Gaz Bardhi !? Per herë të parë mbeta ngusht e pa xhevap.

Dash Sula ky bard i estetikes kthehej nga betejat me vulistet i plagosur por krenar. Thilja ne xhepin e xhaketes i shkelqente si flamur shpreset.

Gerta sot ishte veshur me te zeza per solemnitet. Ajo rri kokeulur nga peshe e mendimeve. Kur ato perplasen koka leviz. Shkembeu dy tre ide të domosdoshme me Bora Bilalin dhe perseri u mbyll në vetvete si monument modestie. Shikimi i perzhitet vetem kur autori i kronikes i hyn si djall në këndin e shikimit.

Kryezevendes Lideri Muli erdhi pas shumë muajsh per të na hateruar. Na gezoi pa masë.Me dashuri si ati evleterit na foli e keshilloi pastaj iku drejt puneve të medha.Bana ënde s’na ka aq xhan sa lipset. E perhumbur në shikim nuk kuptohet në ka mall apo indiferenca. Zemra na qan. E Gaz Bardhit me teper së është i ndjeshem.

Elisa i gezohet lajmit se do bëhet një antologji “kënge per Elisen” me një treshe editoriale e kryesuar nga Petrua si më i kalemit i ndihmuar nga Bujar Çela dhe Ismet Beqiri. Duhet një ekuiliber mes popullores dhe intelektuales. Parathenia ndoshta i mbetet Ulsi Manjes për shperndarje gjeografike . Jo vetem per kaq por edhe si poet i fshehtë që është.

Majko duket si i murretyer ! Proçka e fundit e ka sperkatur me merzi duke i derdhur mbi tavolinë kupen e gezimit që i kishte pushtuar auren.

Tezja ishte aq e heshtur sot sa rrezikonte të dukej si njeri i mirë.
Ikonomi mbajti një fjalim i cili linte shijen e shtrirjes se petave të byrekut sa goja lëng na shkoi.

Mimi di Puccini keqyrte gjithçka pa vemendje. Ate e kishte vetem per gjerat që thoshte vete. Kosta i Gramozit dhe Lindites dukej si meit nga pandehmat.Shkandulli ka hyrë nder ne e po bën qeder thoshte i ziu gati me vaj. Do i zërë buka e Babos i pohonte vetes duke tundur koken.

Braçja foli si profet dhe idealist pa asnjë grime populizmi, pikerisht ai që njohim.

Eni Zake e degjonte dhe shoqes i thoshte sa gjëra di ky Eri …shumë faree?! Margeriti i thoshte Ulsiut frazen e Ajshtanjit “kush ka per zemer kulturen nuk mund te jete tjeter veç paçifist”. Ai tundi koken i befasuar! Qerratai.

Babo thone po rri në Izrael jo për ato që deklarohen por per një kontrate unike me firmat vendase . Ajo është toka e kryqezatave dhe per kastita u linin grave ca mbathje hekuri dhe çelsin e merrnin me vete sapo udhen e luftes merrnin. Babo do porosise 140 pale per deputetet nga keto modernet dhe pinin do e marre me vete!

Next Post
Emri/ Po kthehej nga puna, kush është 28-vjeçari shqiptar që vdiq pas aksidentit tragjik

Emri/ Po kthehej nga puna, kush është 28-vjeçari shqiptar që vdiq pas aksidentit tragjik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

October 27, 2026
“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
“Përgjegjësia është individuale”! Kryeministria distancohet nga ndërhyrjet policore gjatë protestave

“Përgjegjësia është individuale”! Kryeministria distancohet nga ndërhyrjet policore gjatë protestave

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In