• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kronikë e përgjumur kafeneje !

by Agron Gjekmarkaj
25/06/2024 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Portreti i Ermos  befas u shfaq mbi ne  ! Çuditerisht kesaj here  nuk na gjuajti me gurë as me fjalet shafran. Poshtë po zukasnin a mos po rrezikon të bëhët njeri i mirë , të jetë mirë me shendet pyesnin ?

Kryezevendes Lideri Muli ishte ai që e hapi diten parlamentare. Mbante shenime. Të vertetat e vatanit mbi qitap skaliste.  U ngrit i menduar po të zjarrta fjalet.Në fund rrotulloi sytë mbi të gjithë që strukeshin duke i paralajmeruar se pas tij qameti po vjen per ta. Nikoqiri dhe Ulsia kafshuan gjuhen u panë në sy duke respektuar fjalën e urtë reagimin e sotem lere për neser.Unë i shikoja me sfide teksa Hyqymeti u punonte qindin.

Jorushi i Tabakeve nuk kishte bërë gjumë të mirë  dhe kaq ishte e mjaftueshme që të gjithe të ndiheshim të trishtuar.

Ne kafen e Parlamentit u ndie një shkundullimë e pergjithshme , karriget levizen e bashkë me to edhe kokat! “Ogi, Ogi” u degjua një zë dhe menjeherë pas tij u ndie psheretima e ngrohtë “marshallah, marshallah” si nga Opozita ashtu dhe nga Qeveria.

Ministrushja e arsimit pas konstatimeve  qe mbulohet gjithmonë me kostum dje i kishte  bërë shiharete  vapes duke demostruar muskuj e nur.

U mblodha u bëra sa një grusht se  çoku shkruaj ndonjë romuz mos me kapte per veshi dhe me thoshte “hajt sikter behu def nga sytë dhe me liro vendin” por jo qe  dermani vetë Salianji ai që me shtetoi nga ankthi duke me pohuar se forca e Ogit nuk qendron thjesht tek ajo që duket por tek arsyeja, tek llafi sherbet.

U preha i qetë sidomos edhe pas dy shikimeve garantuese që Mimi di Puçini me hodhi si e krishterë që është.

Por nuk paskesh qënë gjithsesi një ditë e mirë per mua perseri zemra mu thye si nje qelqurinë e cila me rropamë plandet per tokë duke u bërë grima grima. Aty pranë ishin ulur Mamica me Delinen e cila në kafe duket njeri i vertetë ndersa atje tek binaja ku ulen ministrat si  muzeale ,si prej dylli. Dukej qartë se e kishte marrë malli per Belen dhe pyeste kur vjen se nuk po duroj dot?!

Nejse aty si vete dreqi i mallkuem erdhi lideri në perspektive Gaz Bardhi , u kaloi pranë , nuk e pershendeti Mamicen kur mundesia për të ndenjur oça oça ishte më e madhe se kurrë. “ Të plaçin sytë” e qortova si ta bën zemra por në vënd të fjalëve ai një hungerime leshoi. Madje as Bledion Nallbati edhe pse  i vinte ti hiqte një fluturimë  ketij çaprazi nuk u ndie. Thjeshtë i qantë shpirti për këtë nursesllëk. Pandi sillej lart e poshtë si një postier pa haberre.

Tezja dukej e mbyllur në vetvete si kurrë më parë dy merzitira ja kishin sosur gezimin.  E para llaf i Mamices qe merr porosi nga Babo per të thënë se dy te tretat e deputetevë nuk do jenë më dhe po kaq do e hanë nga qeveria dhe e dyta telefonata e vonë me Ditmirin per ti kerkuar hesap pse per  Babon ka nenkuptuar që mund të drejtojë vetem Europen kur ai mund të zërë vendin e Guetirresit në OKB se ai del në pension , pra për të paqtuar gjithë Boten në këto kohë sakelldishë e luftrash?!

Pas fjalimit që mbajta në sallë me erdhen pranë Nasua me Xhemen dukeshin të keputur por edhe të dhemshur në një kohë thanë “Babo qoftë që të duron, vetem një zemergjerë si ai mund të të lejojë të llomotisesh kesisoj gjepurash, mos ja plas shpirtin mor haram”!

Sikur ky  paralajmerim të ishte i manget u shfaq Çyrbja i cili mu hakerrye “nuk fole mirë or çun, kur të gjej pak kohë do të të mesoj të flasesh siç duhet” !

Bora ishte në qejf dhe llamburiste nga lezet i muhabetit teksa herë pas here terhiqte çibukun elektronik.

Anila dukej e mpirë nga mungesa e motiveve. Çuçi , Toni dhe Etilda na kishin lënë si jetim , ata folen me ikjen  e tyre.  Mungesen e dy të pareve se ndiem dhe aq.

Xhelal Mziu perpiqej të plotesonte ekipin parlamentar që do të luante me deputetet e Kosoves, me ofroi vendin e zevendes trajnerit meqënëse jam një farë zevendes lideri.Kosta i Gramozit dhe Lindites si shirok kapte të gjitha qoshet e kthinat. Me pak fjale qe një ditë e pergjumur.

 

Next Post
A duhet tani një bashkë-aplikim sportiv me Serbinë?

Deliranti i vetëm shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In