• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kronikë e natës së fundit, ku Mondi desh na bëri hatanë

by Agron Gjekmarkaj
21/07/2023 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Ah e gjatë qe ajo natë zorzope! Po kaq të tilla merzitë dhe shpresat. Disa ngjarje shenjuan ritmin e jetes time asaj buzëmbremjeje terkuzë si balci i dreqit të mallkuem. Ikja e Jorides pertej deteve qe e para, një perzierje e dhimbjes me habinë, një shije që ta le vetem humbja e portofolit në autobuz. E dinim qe vajza do ngjitej lart.

Ankimi krenar i Ismet Beqirit po kaq i beftë e shokues në intensitetin e tij dolli. Kronika bën me hile tha, nuk është e drejte me mua. Në të del i cunguar devocioni dhe dashuria që nga dejet e tokes mallakastriote per Babon herë si kënge e here si brëngë, here si meze here si raki shfaqet duke merrë rruget e zemres e na qull syte! Gjemoi duke lënë kumtin e zemerimit të tij dhe haravan drejt të panjohures ngau. As vullneti i Vezirit të madh Tao për të negociuar, për tu marrë vesh se ndali dot. Më pas fati disi më ndihu.

Në tryezen ku me Bujar Leskajn po pinim ai per qejfin e tij lab e unë në atë gegë nga një uiski zier nga dorë e mirë vetë Kryezevendes Lideri Muli u ul. Në fillim ra si heshtje. Helbete një nder i tillë nuk ndodh shpesh. Personalisht kisha dhe emocione se disa muaj që ajo vemendje aterore me mungonte. Ishte hequr e dobesuar ca nder beteja me regjimin. Ndonese pak distant dhe hijerënde mbetej i dashur me ne. E pyeta per shikimet e ëmbla që i dhuroi Gaz Bardhit gjatë debatit parlamentar. Heshti pak, u mbush me frymë sikur thithi gjithë të shkuaren dhe prej saj qiti urtësinë. Eh more zoteri të gjithë ata që i bëjnë luftë tiranisë marrin mbeshtetjen time pa kushte. Koha shqiptare foli me fuqine e thagmes se vet. Te gjere e ka zemren sa mendimin.

Qe dje paradite Edona Bilali me kishte madhengjyer me ftesen per kafe. Në të errur e pime! E pyeta per Boren si është me shendet në këtë vape? Mirë tha, e pathyeshme si besimi qe ka te Babo. Mua si pinjoll Shkreli i lindur në Lezhe ajo si shkodrane e transferuar në Tiranë u bashkuam tek dashuria per korifejtë e vdekur të qytetit të vjeter. Oret ecnin me ritem xhinkallash.  Mondi deshi beri hatanë. Me revole ne dore u nis drejt Braçes. U shtrime barkas. Plumat shpuan tavanin dhe Erjon virani ja hodhi paq. Jeta i buzeqeshi perseri.

Leskaj i kerkoi xhymertit Ulsi qe pas pushimeve të beharit, nën frymezimin e valeve të Jonit dhe  freskinë  e pishave te alpeve ( se Ulsi ben pushime te kombinuara në det dhe në mal) në shtator të hedhe në tavolinë propozimin per amnistinë e fakirave të denuar per thithje miligraneshe te barit te bekuar.

Aferim, aferim tundte koken i menduar Ulsi. Prishur mos qoftë la të kuptohej.

Fatmiri , Majko dhe Braçe nuk votuan per kanabisin por do ta dredhin një kur Babo ti bëje sikter.I uruari i nxorri nje here nga dera po i hynë nga dritarja. Tani hekurat do i saldojë Toni dhe Florenc Spaho.

Damo ndonese i kishte lyer bukur floket parrukieri kishte harruar ti ngjyej kupen e kokes pjesen ku nuk duket si atentat i miremenduar ndaj dukjes se tij sqimatare.

Akademiket jane burra katerqindesh, mezja dhe yndyra bubulloi zeri i Petros, si uturime e tokes. Madje ata një natë do shkojnë tek Babo! Ai do i qerase me kumel dhe geshtenja të pjekura teksa ata i japin vizione per mëmëdhenë e së nesermes. Ata fol e Babo shkruaj. Zjarri ndezur e shkendije mendimet.

Edhe grate, edhe grate ja ngjeshi piskama e tezes, e cila Çuçit lengonjes i dha nje qafosje alla gjirokastrite. U zu ngushtë djali. Një allah allah u degjua si psheretimë.

Deputetet e opozites qerratenj, shkuar qerratenjesh të paepur në beteja nuk arriten ti deshifrojne dot buzeqeshjet e parreshtura te ministres Deline.bGairetet e saj mbeten pa adrese. Shiharete benim nga Elisa për ndonje shpjegim. Ajo hiç meit. Nuk dihej nëse kuptonte a nuk donte te fliste. Etilda në oret e vona vishej me një qetesi monalize e gatshme për ta ruajtur misterin deri në ag. Margeriti i mori me vete të gjitha duke lënë njëfare erresire ndanë Nikoqirit Niko. Ikonomi qendroi me stocizem edhe kur fjeti su vu re.

Korreshi bente hoka dhe synonte ti nxirrte geshtenjat nga zjarri me duart e Lefterit. Ai i qendronte besnikerisht ne krah dhe ngjanin me nje duet levenderish popullore. Dash Sula dukej ku e ku më lirik i sterholluar.

Albana një me vegjelinë dhe Erisa një me Banen afruan te mikrofoni i foltores celularet  dhe ua dhane fjalen studenteve. Vox populi vox dei.

Po keto si e kane hallin, pyeti Bora me një shkendije kurioziteti Gerten?

Me fytin foli mbytyrazi Gerta kanë probleme nga konsumi i ujit te ftohte,syri i madh i se ciles nuk u zbeh e zvoglua  nga pagjumesia. Sa di ti Gerta sa di i tha ajo.

Gaz Bardhi u kthye pasi merziti Lul Braven në dyqanin e Erles. E ka hutuar dashuria e Doktorit dhe s’di sa duhet te merzitet apo gezohet. Bela u kthye pasi kishte shijuar ahengun e Riki Martinit dhe votoi nën ritmin e melodisë. Dilo Nasufi, Bujari i Lushnjes dhe Baftjar Zeqo moren një sy gjumë me pak gerrhima. Sytë i kishin kapuç. Bozdo si vajze e re si bënte syri terrt nga gjumi.

Çyrbja dremiste me celular në dore dhe enderronte që Babo ta ftonte per kafe. Gjeneral Kollçaku i ra çanges së ushtrisë dhe në tre të nates renden të gjithë. Mimi di Puccini me nje velenxe mbi supe i thoshte Etjenit he dhe pak duro se po vjen mengjesi i pushimeve të gjata. Krifcen se zu mengjesi aty po si ministre ende po. Lideri i vogel historik me të vetet nuk ardhi do thoshte Bledion Nallbati se po bëjnë një PD të vogel, të mbledhur doracake por fitimprurese.

Edhe Salianji qe ujin s’ta jep e ufuthen ta fal nuk do e thoshte këtë. Më i dhembshur do qe. Seanca u mbyll në pesë të mengjesit. Lindita ishte ënde gjallë paçka se Ermo shpresonte që kjo të mos ndodhte! Teksa shkruaj lexoj me titra që Doktori me në fund e kuptoi që jemi parimor ku jeten e japim po atë istikam parim kurrë.

Next Post
Ilir Meta në rrezik/ Ish-deputeti i PD: LSI harxhoi 1.2 milionë euro për lobim. SPAK i ka faktet

LSI loboi në SHBA/ Ish-deputeti i PD që bëri denoncimin në SPAK: Afera kap vlerën 1.2 mln dollarë! Meta, Kryemadhi, Vasili e Tavo rrezikojnë burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha pret në takim ish-presidentin francez: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, investim strategjik për Evropën

Hoxha pret në takim ish-presidentin francez: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, investim strategjik për Evropën

June 24, 2026
Meta në gjyq: Akuzat janë fantazi, për ligjin e minierave duhet të dëshmojnë Rama dhe drejtuesit e PS

Meta në gjyq: Akuzat janë fantazi, për ligjin e minierave duhet të dëshmojnë Rama dhe drejtuesit e PS

June 24, 2026
“Kërkesat e protestës janë mashtrim”, Çupi: Goxhaj po i shërben interesave të Iranit

“Kërkesat e protestës janë mashtrim”, Çupi: Goxhaj po i shërben interesave të Iranit

June 24, 2026
Tifozët anglezë dhe skocezë “pinë” rezervat e Bostonit, pub-et mbetën pa birrë

Tifozët anglezë dhe skocezë “pinë” rezervat e Bostonit, pub-et mbetën pa birrë

June 24, 2026
“Shkova t’i kërkoj falje, më shkelën kokën me këmbë”/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

“Shkova t’i kërkoj falje, më shkelën kokën me këmbë”/ Cllevio zbulon prapaskenat e sherrit me Noizy-n

June 24, 2026
“E njoh firmën e Plakut”, kreu i veteranëve të UÇK: Goxhaj të na thotë zonën që ka luftuar

“E njoh firmën e Plakut”, kreu i veteranëve të UÇK: Goxhaj të na thotë zonën që ka luftuar

June 24, 2026
Rikthehet i nxehti afrikan, termometri do të arrijë 43 gradë

“Hidratim dhe shmangie të ekspozimit gjatë pikut”, ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

June 24, 2026
Irani mbyll sërish Hormuzin, akuza SHBA-ve dhe Izraelit për shkelje të armëpushimit

Inspektorët e OKB-së hyjnë në Iran? SHBA dhe Teherani me deklarata kontradiktore për Hormuzin dhe programin bërthamor

June 24, 2026
Ikin dritat te materniteti i Durrësit, spitali: Gjeneratori u vu në funksion brenda një kohe shumë të shkurtër

Ikin dritat te materniteti i Durrësit, spitali: Gjeneratori u vu në funksion brenda një kohe shumë të shkurtër

June 24, 2026
Djali i Hashim Thaçit takon Ramën: Qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen

Djali i Hashim Thaçit takon Ramën: Qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In