• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kronika rendit ngjarjet e rëndësishme pas ikjes së Ditmarit!

by Agron Gjekmarkaj
27/09/2025 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Qe kur Ditmari filloi punë si lektor e bahçevan për të rrumbullakosur rrogen në Harvard të Amerikes së larget ketu ndodhen një sërë gjerash.

Nikua me molleza pak të skuqura u bë bimbash i Kuvendit.

Unë vetë fale vullnetit të Doktorit u bëra zevendes Nikoqir!

Bledion Nallbati që dikur motit i rehatonte shikimet mbi auren e hajthme të Mamices është murretyer, është bërë meit !

Nuk permbahet!

Një hije si vrugu mbi rrush i ka rënë mbi fytyre.

Do ta zboj tha jezitin, nga aty që i plaçin syte i plaçin , mocion mocion renkoi!

Qetesohu vella i thamë, Mamica rri me Rubion tani dhe e keshillon qe edhe ai të lexojë “Kurbanin” e të lartonet kulturalisht, nuk na e ka më ngënë neve të provinces! Vanë ato kohera të ëmbla mjaltë!

Komisionin per zgjedhjen e Nikos e kryesonte vetë Dilua.

Ai për atë dite kishte zgjedhur kostumin e mirë të teritalit dhe ndihej i vlerësuar. I perqendruar tek misioni nuk shihte rob në sy.

Tezja qau me krusma per ikjen e Ditmarit , me ndjeshmerinë dhe butesinë që e karakterizon, rrekeja nuk pat të ndalur.

Nuk i kishte lot gezimi se u bë vezire per arsim ngaqe ajo e di se çe pret po brëngë e mall per shokun e betejave e te bisedave sekrete.

Para se ti hypte balones ai la ca lek per çilimiqerit e shokeve të mazhorances që mos tu thahej goja për një akullore se helbete janë robetuar per kete popull e nuk kanë asnjë kacille ne xhep!

Secili prej tyre ngjan me Luigj Gurakuqin në idealizmë se mos e kanë mendjen per tendera e gjëra kesodore!

Ditmari per rruges mori dhjetë fjalimet historike të Tonit per ti konspektuar që ti kishte hazer per studentet e atjeshem. Retorikë e lartë, po e po, stili stil e emfaza emfazë!

Premtoi që si literaturë shtesë do u rekomandojë atyre vepren e Pirro Dëngut, botimet e Fortbes Mumjellarit dhe kumtesat e Sypetrit Malajt qe kjo Botë virane të veje mbroth!

Per çeshtje financash se po shkojnë perdreq e Jankitë po trazohen natyrisht mund të ftojë Ibrahimnë bashkë me merhumnë e Cerrikut per të shartuar dardhe me ftua e shegë me portokall.

Dileme e pat nese i mbet hatri Aniles se ajo di të imitojë blegerimat e mbase i hyn në punë!

Edhe Gonxhja mendoi është si antibiotik kunder injorances me kulturen e gjërë dhe artikulimin e thelle ndaj po e pashe pisk do e ftoj tu ndrijë udhën amanetëqarve të Harvardit i regetiu mendimii cili ju pre ne mes nga një turbolencë!

Qeveria e re e Babos e kryesuar nga Bela kaloi pa debat e diskutime se helbete per ti mbrojtur nderin “Dielles” iken qerratenjet nga sytë këmbet! Babua fsheh një sakelldi.

Bela dukej e gezuar por e permbajtur! Shikonte me qashtersi Gaz Bardhin e lutej fale Zot se nuk di çfarë bën ai lanet !

Kronika ka vënë kujen per Etilden. Toni në minuten e fundit i zuri vendin i pahajri.

Dert i madh, kthejme kohen ç’te shohesh ca zdeper e trukokallë të panjohur në vend të saj pa pikë melankolie !

Po Mimi di Puccini ku do jetë duke psheretirë, mbi cilen urë e ka ndalur hapin? Pandi thonë që ështe parë nga urë e Qabesë! Nuk degjoi keshillat e Bores i ngrati!

Klosi me Damon mbenë perseri me gisht në gojë duke ferkuar durimin.

Tao ka vënë rishtaz një gushë bubulake dhe ka marrë pamjen e njeriut të menduar me një barrë mend evlati! I është rikthyer qetesia qafirit! Deputetet e rinj e shohin si Atë dhe ai i darovit si evleter më bëma e ekperiencë jetë!

Ulsia duket si një intelektual i pavarur i cili mejton per këtë politikë jallane tek sheh se si Fate labi do ti kafshojë komisionin!

Ndersa Ogi duket si një sorkalle e perhumbur mes rropullive të fushates që e pret!

Në Kryesinë Kuvendit slengu i fshatrave të Korçes ndihet neper korridore si gjuhe perendie, ardhi, urovi , shkovi, gezovi, qevi, ndihet kudo!

Ikja e Kostaqit ngjante me shembjen e idhujve! E deboi Nikua themeluesin e PS , Kostaq harvardistin e vertete po e mori Mamica dhe po e mban si djalë deshiri plot kos me mjaltë, petulla e luleshtrylle avenyve të New Jork-ut!

Nejse diten qe mblodhi plaçkat një re e zeze kishte rëne mbi siluetat e administrates! Kostaqi shkonte ti pajtonte e ngushellonte por qante edhe vete nga pak teksa kori i grave mallkonte “Nikoqir të rëntë pika pa Kostaqnë e zezë është dita”! Kostaqi ne të dalë nxorri gjuhen një pash, pellemben mbi hundë dhe iku u bë erë! Tani koke e tij si djall shfaqet pas kaçurrelave të Mamices ne OKB!

Nderkohe Ervin Salianji si klerik i lartë i virtytit ku gjen njerez duke u zënë i pajton, ku sheh ndonje portë të mbyllur e hap, ku ka plage ve doren si melhem i uruari!

Next Post
Grumbullimi në stadium/ Brataj: 22 mijë tifozët më pak të rriskuar se studentët në auditore, masat janë në fuqi

“Paracetamoli te shtatzënat, shkakton autizëm”, Skënder Brataj për deklaratën e Trump: Si qëndron e vërteta

Comments 1

  1. Anonymous says:
    6 months ago

    Ti gjeke,i merre te keqen DITMARIT,ju bythecat e komunistit,jeni edhe komike,si ironike qe je i ndryshon edhe emrin,Ti je nji O Zero e madhe,parat Z Ditmir Bushatit,ai nuke pranoje si ti poshtrimin,nga bastardet komuniste.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

March 23, 2026
Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

March 23, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Protesta e opozitës, zyrtari i PD: Duhet të rrimë çdo natë para Kryeministrisë

March 23, 2026

“Nafta 270 lekë, s’ka justifikim…”, eksperti i ashpër: Ja ç’do të ndodhë me çmimet së shpejti

March 23, 2026
Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

March 23, 2026
Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë solli politikisht protesta e 22 marsit?

March 23, 2026
“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

March 23, 2026
“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

March 23, 2026
Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In