• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kronika e Luftës/ Ushtria e Putinit e pamëshirë, a ka shpresë te negociatat?!

by Java News
05/03/2022 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot është shënuar dita e 10 e pushtimit të Ukrainës nga rusët. Raportimet e fundit bëjnë me dije se për shkak të sulmeve ruse kanë humbur jetën mijëra civilë dhe më shumë se 1.2 milionë njerëz janë larguar për t’i shpëtuar agresionit rus.

Ndërkohë raketat ruse kanë synuar kryeqytetin Kiev dhe qytetin e dytë më të madh Kharkiv, derisa një kolonë masive e blinduar që i afrohet Kievit vazhdon të jetë e bllokuar në rrugë. Një ditë më parë trupat ruse kanë sulmuar gjithashtu centralin bërthamor të Zaporizhja, më i madhi në Europë.

Gjithashtu situata e krijuar në Ukrainë, ka sjellë reagimin e të gjithë botës ku shumica e vendeve janë në krah të saj dhe kërkojnë që Rusia të tërhiqet nga sulmet e dhunshme. Deri më tani SHBA dhe BE kanë vendosur sanksione gjithëpërfshirëse duke ngrirë asetet ruse.

Zhvillimet më të rëndësishme në ditën e 10 të luftës në Ukrainë:

–Në kuadër të dy raundeve të bisedimeve të zhvilluara mes dy delegacioneve rus dhe ukrainas, sot është vendosur një armëpushim për disa orë në dy qytete Mariupol dhe Volnovakha me qëllim largimin e civilëve.

–Armëpushimi filloi në orën 09:00. Por menjëherë pas shpalljes së armëpushimit, nënkryetari i bashkisë së Mariupolit tha se trupat ruse ishin ende duke bombarduar qytetin.

–Ukraina pezulloi evakuimin, ndërsa autoritetet u bënë thirrje banorëve të strehohen në vende të sigurta, në pritje të një njoftimi të dytë.

–Ministria ruse e mbrojtjes tha se civilët nuk ishin larguar nga rrugët e sigurta dhe akuzoi autoritetet ukrainase se kishte penguar njerëzit që të largoheshin.

–Negociatat mes të dyja palëve po vazhdojnë, tha nënkryetari i bashkisë së Mariupol.

–Rusia ka “të ngjarë” të ketë rrethuar katër qytete kryesore – Kharkiv , Chernihiv , Sumy dhe Mariupol, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.

–Kremlini nga ana tjetër mbështeti ligjin për dënimin deri në 15 vite të personave që përhapin lajme të rreme duke theksuar se vendi po përballet me një “luftë informacioni”.

– 66,000 burra janë kthyer në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë.

-Zara mbylli 500 dyqanet e saj në Rusi, ndërsa Samsung dhe PayPal po pezullojnë aktivitetet në vend.

–Qeveria britanike i ka bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina.(abcnews)

Next Post
Aleanca e Nordikëve/ Suedia dhe Finlanda bashkë kundër tërbimit të Vladimir Putinit

Aleanca e Nordikëve/ Suedia dhe Finlanda bashkë kundër tërbimit të Vladimir Putinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ambicia jonë të ruajmë ritmin, kemi besim te procesi”- Presidenti Begaj takohet me Ursula von der Leyen: E vetmja rrugë për BE, ajo e reformave

“Ambicia jonë të ruajmë ritmin, kemi besim te procesi”- Presidenti Begaj takohet me Ursula von der Leyen: E vetmja rrugë për BE, ajo e reformave

September 30, 2026
Inteligjenca britanike ngre alarmin: Spiunët kinezë financuan më shumë se 100 akademikë!

Inteligjenca britanike ngre alarmin: Spiunët kinezë financuan më shumë se 100 akademikë!

September 30, 2026
Ministri Malaj pret misionin e FMN: Përmirësime në planifikimin e investimeve publike

Ministri Malaj pret misionin e FMN: Përmirësime në planifikimin e investimeve publike

September 30, 2026
Paralajmërimet e Rusisë, Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore

Paralajmërimet e Rusisë, Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore

September 30, 2026
Kujtim Turkeshi, artisti shqiptar në Itali! Telereportazhi nga Tom Therçaj

Kujtim Turkeshi, artisti shqiptar në Itali! Telereportazhi nga Tom Therçaj

September 30, 2026
Ndryshime në krye të FSDKSH-së, Suela Popa merr drejtimin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor

Ndryshime në krye të FSDKSH-së, Suela Popa merr drejtimin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor

September 30, 2026
Liga e Kombeve/ Finlandë-Shqipëri përballje direkte për kreun e grupit, shiten mbi 20 mijë bileta!

Liga e Kombeve/ Finlandë-Shqipëri përballje direkte për kreun e grupit, shiten mbi 20 mijë bileta!

September 30, 2026
Komisioni i Ndihmës Shtetërore autorizon skemën e garancisë sovrane prej 5 miliardë lekësh për bizneset dhe fermerët

Komisioni i Ndihmës Shtetërore autorizon skemën e garancisë sovrane prej 5 miliardë lekësh për bizneset dhe fermerët

September 30, 2026
Von der Leyen: Anëtarësimi i Shqipërisë do e bëjë më të fortë BE-në, ecuria fantastike! (VIDEO)

Von der Leyen: Anëtarësimi i Shqipërisë do e bëjë më të fortë BE-në, ecuria fantastike! (VIDEO)

September 30, 2026
Çfarë ndodhi mes Ronaldos dhe Jorge Jesus? Trajneri portugez del me deklaratën e fortë: Ai nuk refuzoi asgjë

Çfarë ndodhi mes Ronaldos dhe Jorge Jesus? Trajneri portugez del me deklaratën e fortë: Ai nuk refuzoi asgjë

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com