• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kromi, Vlora dhe Daka”, 3 pistat pistat e vrasjes së Artan Cukut

by Java News
12/04/2017 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë ditë pas ekzekutimit në derën e shtëpisë të komisarit Artan Cuku, Prokuroria e Krimeve të Rënda konfirmon se i ka regjistruar hetimet mbi dyshimet e vrasjes për shkak të detyrës. Për të zbuluar autorët, prokurorët janë fokusuar në tre pista kryesore.

Njëra prej tyre ka lidhje me konkurrencën. Informacionet paraprake tregojnë se Cuku, si administrator i një policie private, kishte patur përplasje kohët e fundit me përfaqësues të një shoqërie të ruajtjes fizike për disa miniera kromi.

Por ndërkohë, drejtuesit e Krimeve të Rënda kanë urdhëruar verifikimin e dosjeve më të përfolura në të cilat ka qenë i angazhuar gjatë 16 viteve si zyrtar i Policisë së Shtetit, komisari Artan Cuku.

Njëra nga dosjet më të dyshimta, shpjegojnë burimet, ka lidhje me urdhërin e Cukut për të rihapur hetimet ndaj  një grupi trafikantësh në Vlorë. Ka të dhëna se për këtë urdhër, komisar Cuku, në atë kohë drejtor i Policisë së Vlorës, është kërcënuar me jetë.

Pista e tretë, po aq e fortë është ajo e vrasjes për gjakmarrje. Vite më parë, teksa Cuku merrte në pyetje Agim Dakën për të zbuluar vendndodhjen e vëllait të tij të kërkuar, i riu humbi jetën në ambjentet e komisariatit.

Kjo ngjarje, e ndodhur 12 vite më parë, pas hetimeve të prokurorisë u mbyll si vetëvrasje, por që megjithatë ky episod e ndoqi Cukun gjatë në karrierën dhe jetën e tij.

Megjithatë, ditët e fundit anëtarë të familjes Daka pohuan se këtë çështje e kishin mbyllur, me një negociatë të zhvilluar në xhami me komisarin.

Një vit më parë vëllai i Dakës, Bujar Daka, shkaku i përplasjes me komisar Cukun, u lirua nga burgu. Ai ishte arrestuar pikërisht ditën e funeralit të vëllait të tij./top-channel

c.a

Next Post
Triumfi ndaj Barçës, Juventus shpërblen Dybalan me kontratë të re

Triumfi ndaj Barçës, Juventus shpërblen Dybalan me kontratë të re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin pamjet nga magazina e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja si funksiononte laboratori i sofistikuar me 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin

Dalin pamjet nga magazina e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, ja si funksiononte laboratori i sofistikuar me 4 mijë rrënjë kanabis në Peqin

March 19, 2026
Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Irani sulmon një rafineri nafte në një qytet të Izraelit

March 19, 2026
Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

March 19, 2026
Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

March 19, 2026
Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

March 19, 2026
Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

March 19, 2026
Live! Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Mbështet mbylljen e negociatave deri në 2027

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, Elisa Spiropali: Krijesa më e pasherr në arenën e zhurmshme shqiptare!

March 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Ndarja nga jeta e gazetarit Lapardhaja, Preç Zogaj: Shembulli i intelektualit ekzigjent me integritet të lartë

March 19, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In