• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kroatët demaskojnë Vuçiçin si gënjeshtar

by Java News
05/02/2018 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kroatët kapin Vuçiqin duke gënjyer se ustashët i kanë vrarë familjen. Ne duam të jetojmë në paqe, të ndërtojmë besimin dhe të përmirësojmë atmosferën, ishin fjalët e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas takimit të tij me presidenten e Republikës së Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviq në vitin 2016.

Takimi miqësor në urën mes Erdut dhe Bogojevo është dashur të jetë fillimi i bashkëpunimit aktiv mes dy vendeve për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura.

Të njëjtat çështje do të jenë temat e takimit, këtë herë, e dy presidentëve të dy vendeve fqinje më 12 dhe 13 shkurt, të cilat për më pak se dy vjet shpesh kanë shkëmbyer mendime të ndryshme përmes mediave, njoftimeve, letrave, rrugës diplomatike dhe zgjedhjes së fjalëve, por duket se jo edhe me ton aq miqësor.

Njeriu më i fuqishëm i Serbisë, karrierën e tij politike e nisi si ndihmës luftarak i kryekriminelit Vojislav Sheshel, dhe vazhdoi si një ministër, i cili dënoi gazetarët që shkruanin kundër regjimit të diktatorit Sllobodan Millosheviq.

Sot, siç thotë vetë ai, tash është më pak luftarak dhe udhëheq politikën e ndërtimit të paqes, transmeton KosovaPress.

Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe, i cili në rrugën e tij politike ka ndryshuar dy parti dhe dy “shefa”, nga njeriu i njohur dikur për qëndrime radikale dhe të ashpra, sidomos gjatë luftës në Kroaci kur qeverinë kroate e quajti ustashe dhe kriminale, tashmë është “bërë një evropian modern dhe i qetë”.

Aleksandar Vuçiq u lind më 5 mars 1970 në Beograd. Prindërit e tij Angelina dhe Anxhelko Vuçiq kanë origjinën nga fshati Qipuliq pranë Bugojno në Bosnjë.Vuçiq shpesh thekson se familja e tij është vrarë nga duart e ustashëve kroatë.“Ju jeni duke pyetur njeriun e gabuar, gjithë familjen time e kanë vrarë ustashët dhe tani kërkoni që të hem diçka të lavdërueshme për njërin prej njerëzve, i cili të paktën kërkon justifikim të mirë për të mbrojtur ata që kanë kryer krime të rënda”, tha Vuçiq.

Megjithatë, të dhënat nga biseda me fqinjët e tyre tregojnë se asnjë nga të afërmit e tij të ngushtë, gjyshi Anxhelko, vëllai i gjyshit Rade, fëmijët e tyre, hallat dhe xhaxhallarët, si dhe kushërinjtë e tyre nuk kanë pësuar nga dora e ustashëve, shkruajnë mediat kroate, përgatiti Telegraf. (b.an)

Next Post
’12 milje det Greqisë’, Bushati: Shpifje! Do ndjekim vendimmarrjen e Kushtetueses

'12 milje det Greqisë', Bushati: Shpifje! Do ndjekim vendimmarrjen e Kushtetueses

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In