Pasi siguroi kualifikimin direkt në finalet e Euro 2016, Shqipëria po mendon për miqësore në dy datat e lira të muajit nëntor. Një kundërshtar i mundshëm është Kroacia, gjithashtu e kualifikuar direkt, dhe Bullgaria, e eliminuar. Këtë e kanë bërë të ditur burime nga FSHF për televizionin SuperSport. Të njëjtat burime kanë sqaruar se me Kroacinë bisedimet kanë nisur prej kohësh, por pa u vendosur asgjë, për shkak se të dyja skuadrat mund të impenjoheshin në play-off në dy datat e nëntorit, në rast se do të kishin zënë vendin e dytë në grupet përkatës. FSHF synon që njëra nga dy ndeshjet të luhet patjetër në “shtëpinë e kuqezinjve”, “Elbasan Arena”, më 12 ose 17 nëntor.