• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Krizën shëndetësore mos t’ia shtojmë krizës politike”/ Kurti: Të ndalojmë përhapjen e pandemisë

by Java News
21/03/2020 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se duhet punuar që pandemia e koronavirusit të mos lejohet të përhapet. Për këtë duhen marrë mësime nga shtetet e tjera. Kreu i qeverisë kosovare u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të pastër, në distancë me të tjerët dhe të qëndrojnë në shtëpi

“Ne kemi kaluar shumë kriza si popull, por kjo është një krizë me të cilën nuk jemi përballur ndonjëherë. Ne duhet ta mbajmë si gjendje dhe të mos lejojmë të kthehet në krizë të pakthyeshme. Ne shpresojmë që gjendja të mos na paraqitet e rëndë në ditët dhe javët në vijim, por siç kemi parë në vendet e zhvilluara, lakorja e përhapjes së virusit po zgjerohet dhe ne duhet ta frenojmë”, tha ai në një konferencë shtypi.

Ai shtoi se nuk duhet të ndihemi të vetëkënaqur pse kemi shifra më të ulëta të të prekurve nga pandemia.

“Jemi para shirave të mëdha të përhapjes së koronavirusit në Evropë dhe nuk duhet të ndjemi të vetëkënaqur që nuk jemi në një fazë të tillë në Kosovë, sepse jemi vetëm në fazën e parë. Kujdesi nuk iu takon vetëm punonjësve të shëndetit publik dhe secili prej nesh duhet të kujdeset për vete dhe për të tjerët”, tha Kurti.

Kurti kërkoi kujdes më të madh sidomos për moshat e treta, për të cilët thotë se janë më të rrezikuar.

Kreu i ekzekutivit tha se vështirësitë vetëm sa ia shtojnë vullnetin për punë, ndërkohë thotë se për bindjen e tij, kësaj krize me pandeminë të mos i shtohet edhe kriza politike.

“Unë po e theksoj atë që e përmenda në konferencën. Unë jam kryeministër me vullnet, me program me dije dhe me përvojë të gjatë politike. Jam njeri që s’ndalet para asnjë pengese, dhe vështirësitë vetëm sa ma shtojnë vullnetin për punë. Parashikimet i bëjnë analistët. Bindja ime është që kësaj krize shëndetësore nuk duhet t’ia shtojmë edhe krizën politike”, tha Kurti.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Spitali mbipopullohet nga pacientët me koronavirus, në Britani infermieret përdorin qese mbeturinash

FOTO/ Spitali mbipopullohet nga pacientët me koronavirus, në Britani infermieret përdorin qese mbeturinash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: “Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com