• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Krizën e PD e zgjidh Berisha”, Sula: Zgjedhje nga baza deri në kupolën e partisë

by B K
04/08/2025 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashnor Sula sërish kërkon që të jetë pjesë e strukturave të PD-së. Për të demokratët duhet të zgjidhin krizën, ku propozon mbajtjen e një Kuvendi Kombëtar pajtimi dhe ristrukturim të plotë nga baza deri në kupolën drejtuese. Ish-deputeti thekson se Berisha nuk duhet të largohet, por të jetë mbikëqyrësi i të gjithë procesit. Një krizë të vazhdueshme që ka nisur me largimin nga pushteti në vitin 2013, e konsideron situatën në të cilën ndodhet PD. Në një intervistë në ”A2cnn”, Sula pohon se demokratët janë në udhëkryq, por sipas tij ka ende mundësi për t’u ringritur. Zgjidhja duhet të vijë nga kryetari Sali Berisha.

”Kam kërkuar të dorëhiqet zoti Berisha, por duhet të shtyhet në një kohë të dytë. I vetmi njeri që mund të mbaj situatën siç është PD, që të mos bëhet copa-copa është zoti Berisha”, u shpreh Sula. Deputeti i mbetur jashtë Kuvendit të ri, pohon se nuk është mjeku më i mirë politik për të shëruar plagët e PD, por sërish është i mendimit se kriza zgjidhet vetëm nëse nis ristrukturimi nga baza deri në kupolën drejtuese.

”Seksion, grupseksion, degët e më pas zgjedhje në degët e PD, te sekretariati e te nënkryetarët. Këtë proces duhet ta ndjek dhe udhëheq Sali Berisha, me një grup pune që nuk ka lidhje, nuk duhet të kenë lidhje me grupin humbës duke nisur me drejtuesit e qarqeve, apo Sekretari i Përgjithshëm e poshtë”, theksoi Sula.

Kush mund të jenë drejtuesit e këtij grupi pune? ”Duhet të jenë figura të pastra, dhe madje unë e gjej zgjidhje te ato figura që ishin te lista e hapura, por kandidatët e nominuar te lista e hapur që u provuan që qytetarët u japin besimin”. Një tjetër aspekt i krizës sipas tij është edhe mbivendosja e funksioneve parlamentare dhe atyre partiake, ndaj është i idesë që të gjithë deputetët të mos kenë më asnjë funksion në parti.

”Pra duhet të shkëputen funksionet parlamentare, pra nuk duhet të jenë edhe deputetë edhe me funksione në parti. Harrohet baza, nuk kanë kohën e mjaftueshme për t’u marrë me bazën”. Ristrukturimi i plotë i partisë për Sulën nuk është i mjaftueshëm, por thotë se një zgjidhje më e plotë do të ishte dhe mbledhja e Kuvendit kombëtar, për të bashkuar edhe ata që janë larguar në vitet e fundit.

Next Post
Akuzat e opozitës italiane ndaj Melonit, reagon Brukseli: Emigrantët në Shqipëri, në përputhje me ligjin e BE

E paqartë e ardhmja e 27 emigrantëve të Gjadrit, pas vendimit të gjykatës kërkohet transferimi i tyre në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Këlcyrë/ 67-vjeçari abuzoi seksualisht me 10-vjeçaren, akuza edhe për dy të mitur të tjerë

Tronditëse në Këlcyrë/ 67-vjeçari abuzoi seksualisht me 10-vjeçaren, akuza edhe për dy të mitur të tjerë

March 16, 2026
“SPAK po helmohet nga brenda!”, avokati: Prokurori Ols Dado nuk e ka vendin në sistemin e drejtësisë

“Zhurma e Gërdecit dëgjohet akoma”, deklarata e fortë e Beqirit: Mediu e ka pritur 23 herë në zyrë Shkëlzen Berishën

March 16, 2026

Gratë shqiptare më jetëgjata se burrat, por më pak të punësuara

March 16, 2026
Një 16-vjeçar për portën e Bayern-it, por kërkohet leje e veçantë

Një 16-vjeçar për portën e Bayern-it, por kërkohet leje e veçantë

March 16, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Makthi që ka Berisha nëse e ka bindur PD që është pronë private e tij

March 16, 2026
“Gjykata të menaxhojë…”/ Zvarritet procesi i “Gërdecit”, flet avokati i familjarëve: Një procedurë aspak normale!

Masakra e Gërdecit, avokati i familjeve të viktimave: Mediu ishte në dijeni për rrezikun

March 16, 2026
“Pashë nënën teksa vdiste”/ Rrëfimi rrëqethës i 12-vjeçarit palestinez: Si Izraeli më vrau familjen

“Pashë nënën teksa vdiste”/ Rrëfimi rrëqethës i 12-vjeçarit palestinez: Si Izraeli më vrau familjen

March 16, 2026
Çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend? Zbardhen çështjet ‘kyçe’ që do të trajtohen në seancën plenare

“Shtet që mbështet dhe sponsorizon terrorizmin”, Kuvendi voton nesër rezolutën kundër Iranit

March 16, 2026
Trump: S’kemi nevojë për NATO-n, kërkova ndihmë vetëm për të parë reagimin e tyre

Trump: S’kemi nevojë për NATO-n, kërkova ndihmë vetëm për të parë reagimin e tyre

March 16, 2026
Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror pa dashje”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

“Ndihmova që t’i merrnim Bashës PD-në”, Kokalari shpall kandidaturën përballë Berishës: Çdo manipulim vote do dokumentohet në DASH

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In