• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krizë në Arsimin e Lartë/ Nga 30 mijë maturantë, 1/3 janë larguar jashtë vendit

by Java News
13/09/2023 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raundi i parë i regjistrimeve në universitete ka përfunduar më 11 shtator, ku nga 19 612 aplikime, më shumë se 70% prej tyre e kanë bërë zgjedhjen për profesionin e së ardhmes.

Ndërsa një mundësi e dytë aplikimi do u jepet nga 15 shtatori deri në 17 shtator. Numri i saktë i studentëve për vitin e ri akademik që nis më 2 tetor do të mësohet në fund të mbylljes së regjistrimeve, por ka një sërë treguesish që tregojnë se trendi i rënies së numrit të të rinjve vazhdon.

Treguesi kryesor është se nga rreth 30 mijë maturantë, 1/3 e tyre kanë aplikuar për studimet e larta jashtë vendit, ose kanë zgjedhur të mos vazhdojnë universitetin.

Tkurrja e studentëve mbarë vendit reflektohet edhe te ulja e kuotave të lira në institucionet e arsimit të lartë. Teksa janë plotësuar vendet në mjekësinë e përgjithshme dhe arkitekturë, universitetet rajonale po vuajnë mungesën e të rinjve ku dhjetëra degë kanë zero studentë të regjistruar, sidomos ato programe studimi që të çojnë drejt mësuesisë, apo që lidhen me bujqësinë si dhe të rrezikuara janë shkencat sociale.

Top Channel kreu një krahasim të kuotave të këtij viti me ato të vitit 2022, ku rezulton se në institucionet e arsimit të lartë në rrethe përgjithësisht vendet në auditorë për vitparistët janë ulur me rreth 300 kuota. Ndërsa këtij fenomeni ku aplikimet kanë qenë më pak se vende në dispozicion, që si rrjedhojë e bën më të lehtë rrugën për të fituar të drejtën për në universitet, nuk i ka shpëtuar as Universiteti i Tiranës.

Ky universitet pavarësisht se mbetet më i preferuar, sërish është prekur nga tkurrja e vendeve të lira për aplikime. Kryesisht këtë e ndjen Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ku për shembull më konkretisht dega e kimisë në 2022 ka pasur 100 vende, këtë vit kuotat ishin 58, por në raundin e parë u regjistruan vetëm 4 studentë, e 54 vende mbeten bosh për raundin e dytë.

Kriteri për të mbajtur hapur një program studimi është të ketë të regjistruar të paktën 10 studentë, ndaj shqetësuese është interesi i paktë i të rinjve ndaj degëve me prioritet kombëtar. 2023-shi e gjen Universitetin e Tiranës me 666 vende më pak për maturantët, krahasuar me vitin e shkuar ku kishte 4907 kuota për vitin e parë Bachelor, por që prej tyre mbetën të paplotësuara 1914 kuota. Ndaj kur vjet jo të gjitha vendet e lira u ezauruan nga të rinjtë, ky është sinjali që edhe panorama e këtij viti akademik nuk është shpresëdhënëse për numrin e studentëve./f.s

Next Post
Sesioni i ri parlamentar, Basha-Berisha shkëmbejnë akuza: Aleanca Rama-Doshi-Brava është realiteti i ri

Caktimi i Bashës reporter për konfiskimin e aseteve të Moskës, ironia e Berishës: Eksperiencë me rusët ka ai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In