• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Krizë kushtetuese apo krizë presidenciale?!

by S M
30/04/2019 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Ashtu siç kishte bërë edhe më parë, sot, pas takimit me partitë e vogla parlamentare, Presidenti Meta ka përsëritur  kërkesën për zgjidhjen e “krizës serioze kushtetuese, institucionale dhe të përfaqësimit ku ka hyrë vendi”. Ishte një formulë e hedhur qëllimisht edhe në të shkuarën, rreth përcaktimit zyrtar që kreu i shtetit i bën situatës që po kalojmë prej mesit të shkurtit. Megjithëse pas 17 shkurtit Ilir Meta e ka kritikuar një dy-tre herë formalisht vendimin për djegien e mandateve parlamentare nga opozita, ai harroi t’jua thoshte këtë gjë (të paktën në komunikatën zyrtare nuk përmendej askund), partive që takoi sot dhe të cilat e kanë vendosur këtë akt me gërma të mëdha në platformën që kanë paraqitur për daljen nga kriza. Me këtë hap, Meta e fshiu edhe atë pak kriticizëm ndaj marrëzisë kolektive të opozitës shqiptare të dy muajve më parë, një marrëzi që ka marrë kritika të forta në të gjitha gjuhët e huaja kryesore, këtej dhe andej Atlantikut.

Presidenti nuk mori asnjë angazhim konkret përballë Mediut, Shehit, Dukës, Ndokës e Dules. Frazat evazive të deklaratës zyrtare na tregojnë indirekt se ky takim ka shërbyer vetëm për të vënë edhe një herë në dukje pafuqinë e presidentit dhe vetë-paragjykimin për rolin që ai duhet të ketë në këtë situatë delikate.

Shqipëria është në krizë. Kjo s’ka asnjë dyshim. E kotë të fshihemi pas gishtit. Por kjo e sotmja nuk është vetëm kriza e mandateve të djegura, ose e arrogancës së maxhorancës qeverisëse. Kriza është gjithashtu e prekshme dhe prezente edhe në degjenerimin logjik të opozitës për t’i ikur përgjegjësisë së përfaqësimit dhe të pjesëmarrjes, në vendimin e saj sa gjakftohtë aq edhe të papërgjegjshëm, për të dalë ngë sistemi politik dhe institucional me vullnet të plotë dhe për ta shkëmbyer zanatin e politikanit, me atë të mitingashit që shkul pllakat e rrugës.

Kriza është më në fund edhe tek presidenti i kapur nga e shkuara dhe e tashmja e tij politike, me njërën këmbë tek ish-partia dhe tjetrën tek gjoja-presidenca. Ilir Meta është pjesë e krizës “kushtetuese dhe institucionale”, siç e përcakton presidenca gjendjen aktuale. Si e tillë, kriza e sotme e ka njërin ndër burimet kryesore tek paradoksi i një presidenti të dyzuar, të kompleksuar dhe në dizekuilibër të plotë politik.

Pasi i shkroi letër Donald Trumpit kundër Edi Ramës dhe pasi refuzoi t’i japë udhë procesit kushtetues dhe të pakundërshtueshëm të ndryshimeve qeveritare, duke u angazhuar në një zinxhir të shëmtuar batutash në distancë me Edi Ramën, Presidenti Meta mundi të prekë me dorë sesa relativ dhe irelevant e ka bërë postin e lartë që mban, pas shkurtit të mandateve. Ai thërret në takim partitë e vogla që megjithë respektin, nuk kanë thuajse asnjë rol në zgjidhjen e një krize të shkaktuar nga dy të mëdhenjt, plus partinë që udhëhoqi në fushatën e fundit elektorale. Presidenti është i destinuar të ketë një rol margjinal në krizë, pasi në dy muaj e gjysëm nuk rezulton të ketë pasur asnjë konsultim me Ramën, Bashën apo ambasadorë e zyrtarë të lartë, të angazhuar për paqëtimin e punëve në Tiranë. Kreu i shtetit ka ndërtuar gur pas guri rreth vetes, pas vitit 2017, murin e lartë të paragjykimit dhe anësisë. Dhe kur je në një pozitë të tillë, ke pak hapësirë për veprim në kohë të këqia si këto që po kalojmë.

Next Post
Fotot më të bukura të 2019-s

Fotot më të bukura të 2019-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

September 23, 2026
Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

September 23, 2026
PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

September 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

September 23, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Zogjtë e Profesor Ilias dhe ne, barbarët

September 23, 2026
Nga rreziqet e sigurisë kombëtare te dezinformimi, kreu i SHISH raporton në Kuvend! Reagon edhe ndaj akuzave të opozitës

Hyseni në arrest shtëpie, Elvis Lila merr përkohësisht drejtimin e SHISH-it

September 23, 2026
Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

September 23, 2026
Rregullorja e GJKKO, Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore!

U gjobitën nga GJKKO për bojkotin, Haxhia: Do ankimojmë vendimin, i jemi drejtuar KLGJ-së

September 23, 2026
Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

September 23, 2026
Eurodeputetja gjermane: Duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, duke garantuar standardet!

Eurodeputetja gjermane: Duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, duke garantuar standardet!

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com