• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krizë energjitike apo mundësi që PD të dalë nga kriza

by Plator Nesturi
05/10/2021 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Kish kohë që selia blu ish në një shurdhëri totale. Që prej ditës kur ish lideri i saj Berisha kish nisur turin në qytete të ndryshme për të ulur nga froni Bashën, në PD kishin gëlltitur gjuhën dhe nuk pipëtinte njeri. Përveç ndonjë debati në distancë midis vetë deputetëve, si Trako – Salianji ku përplasjet ideologjike shoqëroheshin dhe me përkujtesa për përgjime telefonike. Nejse. Me aq sa po na shohin sytë se çpo ndodh në PD, ky lloj debati duket si tretës pas të vjellave.

Gjithësesi, për fat, tetori duket se erdhi me habere të reja që vunë mrekullisht në lëvizje dhe oborrin e PD. Dalja e kryeministrit Rama që paraljamëron një krizë energjitike e me pasoja për ekonominë e qytetarët, duket se ish rasti më i mirë për të motivuar inisiativën e opozitës. Disa orë pas Ramës, në konferencë shtypi del kreu i PD, Basha që propozon një rend me 7 pika për të dalë nga kriza e energjisë. Ndërkohë të nesërmen opozita ka arritur një sukses të paparë në parlament. Ka arritur të detyrojë maxhorancën që mbledhjet e komisioneve parlamentare të mos bëhen on line, por të bëhen me pjesëmarrje fizike në sallë. Pavarësisht se për ketë u duhet të paraqesin te Nikolla rezultatet e tamponeve çdo javë. Gjithësesi, ajo çka tregoi se opozita më në fund është zgjuar dhe po ndërmerr hapa serioze, ishte mbledhja e djeshme grupit parlamentar. Dhe grupi i deputetëve është marrë sërish me krizën energjitike. U harrua Doktori dhe axhenda e tij e takimeve në qytete të ndryshme. Rëndësi ka kriza dhe si do ti përgjigjet opozita kësaj situate. Propozimi i parë ishte që të bëhej një protestë e shpejtë të mërkurën, pavarësisht se kriza ende nuk ka nisur, por thjesht është paralajmëruar. Në fakt, eksperienca e këtyre viteve, nuk mund të jepte opsion tjetër përveçse bërjen e një proteste. Por ky opsion ra shpejt, pasi me sherrin që është hapur, sidomos ai midis Trakos dhe Salianjit, vështirë të mendohej se do të mblidhej dikush. Ca më keq pastaj po të krahasohej me ata që do ti vinin në sallë Doktorit.

Në këto kushte u la si detyrë që të mos bëhej gjë, veç nëse vetë populli bën vetë protestë. Në këto kushte PD do mbështesë çdo lloj proteste. PD vetë mund të japë shembull se si të qeverisë, pasi për të bërë opozitë ky është opsion i vështirë. Vetë Basha e mbushi plot gojën kur pas mbedhjes së grupit parlamentar ua kujtoi shqiptarëve këtë gjë:  “kriza nuk është një krizë që vjen nga jashtë. Është një krizë që vjen nga brenda, nga keqqeverisja. T’i tregojmë shqiptarëve që me një qeveri të përgjegjshme ka zgjidhje. Nxisim e përkrahim të gjitha format e reagimit popullor”.

E parë me çfarë po ndodh tashmë në PD dhe krisjet e shumta që ka pësuar si parti që pas zgjedhjeve të 25 prillit, çështja e një krize mund të shndërrohet në një lajtmotiv për një lëvizje që mund të shpëtojë nga kriza së pari vetë opozitën. Pak rëndësi ka nëse do të ishte energjitike apo kozmogonike. Fakti që Basha e tenton këtë si mundësi për të marrë inisiativë dhe për të mos qenë gjithmonë në mbrojtje nga goditjet nga jashtë, që nga Berisha e me rradhë, mbetet thjesht një dëshirë e mirë për të kapërcyer situatën. Por kaq është e pamjaftueshme. Duhet shumë më tepër se kaq që të arrish të marrësh inisiativë, si për të ngritur imazhin ashtu dhe për të krijuar gravitetin më të madh brenda partisë.  Vetë fakti që për maxhorancën nuk arrihet të krijohet asnjë shqetësim si për çka deklaron Basha apo Berisha, Shehu apo Vasili, dëshmon se fusha ka mbetur pa kundërshtarë dhe për shumë kohë. Debati dhe sulmet mbeten brenda vetë opozitës, dhe ai po zhvillohet me plot shkrepëtima kanosëse. Aq të rënda saqë realisht nëse i vendoset kontakt për përplasjet që po ndodhin brenda në PD, nga ajo energji e shpërdoruar mund të kapërcehet lehtë vetë kriza energjitike që na kanoset./ Fjala/

Next Post
Skandali seksual me Bill Clinton-in/ Rrëfehet Monica Lewinsky: Po mendoja vetëvrasjen, përjetova probleme të shëndetit mendor

Skandali seksual me Bill Clinton-in/ Rrëfehet Monica Lewinsky: Po mendoja vetëvrasjen, përjetova probleme të shëndetit mendor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i trefishtë në rrugën Sarandë-Ksamil, turisti spanjoll transportohet tek Trauma

Aksident i trefishtë në rrugën Sarandë-Ksamil, turisti spanjoll transportohet tek Trauma

August 6, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

GJKKO fsheh Rregulloren Bani, për t’i shpëtuar anulimit të saj

August 6, 2026
Përplasen dy tramvaje në Gjermani, mbi 20 të plagosur, 3 në gjendje kritike

Përplasen dy tramvaje në Gjermani, mbi 20 të plagosur, 3 në gjendje kritike

August 6, 2026
KLGJ apo GJKKO? Apo të dy?

KLGJ apo GJKKO? Apo të dy?

August 6, 2026
Rama mbledh Qeverinë në Pogradec. Më 7 shtator mbahet Asambleja që mund të ndryshojë kabinetin

Rama mbledh Qeverinë në Pogradec. Më 7 shtator mbahet Asambleja që mund të ndryshojë kabinetin

August 6, 2026
Alarm për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Alarm për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë

August 6, 2026
Vijon përhapja e zjarrit në Mallakastër, flakët drejt Vloshit, rikthehet ndërhyrja nga ajri

Vijon përhapja e zjarrit në Mallakastër, flakët drejt Vloshit, rikthehet ndërhyrja nga ajri

August 6, 2026
Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA thirrje liderëve politikë në Kosovë: Ka ardhur koha për progres dhe stabilitet

Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA thirrje liderëve politikë në Kosovë: Ka ardhur koha për progres dhe stabilitet

August 6, 2026
Vijon beteja me flakët në fshatrat e Fierit, rinis operacioni nga ajri për shuarjen e zjarrit

Vijon beteja me flakët në fshatrat e Fierit, rinis operacioni nga ajri për shuarjen e zjarrit

August 6, 2026
Si mund të përthithë një njeri, motori i avionit të ndaluar? IATA tregon çfarë ndodh

Lufta ndryshon turizmin/Konflikti në Lindjen e Mesme dëmton fluturimet dhe rrit kërkesën për Europën

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com