Kur dukej se Mali i Zi i ishte larguar destabilitetit politik me krijimin e qeverisë së re ku janë edhe serbët e shqiptarët me poste ministrore një beteje e re politike ka nisur.
Presidenti Milatoviç i zgjedhur nga partia që drejton vendin, e quajtur Evropa Tani, ka kthyer papritmas tre ligje për rishqyrtim në parlament.
Në kundërpërgjigje ndaj presidentit ka nisur mbledhja e firmave për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të parlamentit ku do të votohet për tre ligjet do të mbahet në mesin e muajit Janar.
Milatoviç i ktheu Kuvendit për rishqyrtim Ligjin për ndryshimin e Ligjit për shoqëritë tregtare, Ligjin për ndryshimin e Ligjit për financimin e vetëqeverisjes lokale dhe Ligjin për ndryshimin e ligjit për komunikimet elektronike.
Më ashpër nga radhet e mazhorancës ka reaguar zv/kryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj, pasi dy nga tre ligjet që janë kthyer në Kuvend janë nga kompetenca e ministrisë që ai drejton.
Sipas Gjeloshajt, me kthimin në Kuvend sidomos të Ligjit për financimin e vetëqeverisjes lokale presidenti Milatoviç ju grabiti komunave qindra mijëra Euro ne tatimin mbi shitjen e patundshmërive.
Gjeljoshaj sqaron se qe nga 1 janari 2024, taksa e shitjes së pasurive të paluajtshme është përgjegjësi e re e bashkive për 100% të të ardhurave. Për funksionalizimin e kësaj dispozite, ligji për financimin e vetëqeverisjes lokale duhej të harmonizohej.
“Milatoviç, me apo jo me dije, ka mundësuar që disa individë të kenë fitime shtesë. Të gjithë ata që shesin pasuri të paluajtshme në periudhën deri në miratimin dhe hyrjen në fuqi të ligjit nuk do të duhet t’i paguajnë taksat ne vetëqeverisjen lokale. Nuk do të lejojnë askënd të jetë mbi shtetin, Kushtetutën, as presidentin e shtetit dhe asnjë individ që synon t’i dëmtojë institucionet për interesa personale”.
Milatoviç, sipas Gjeloshajt, si kryetar shteti që në mënyrë antikushtetuese ka marrë kompetencat e qeverisë për të ruajtur kolltukët për individë, në kurriz të funksionalitetit të shtetit malazez. Për këto dhe raste të ngjashme, thotë zëvendëskryeministri Gjeloshaj, është shumë e rëndësishme që te shkohet në Gjykatën Kushtetuese.
/a.r