• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krizat dhe sfidat e Europës në vitin 2019

by Java News
27/12/2018 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me të ardhmen e marrëdhënies BE-Mbretëri e Bashkuar të pasigurt dhe krizat në Francë, Itali dhe kudo tjetër, viti 2019 do të jetë një tjetër vit i vështirë për Europën. Dhe nëse forcat populiste fitojnë në zgjedhjet e Parlamentit Europian në maj, ky mund të jetë një vit i pamundur.

Nga Joschka Fischer

Nga një perspektivë europiane, viti 2019 premton të jetë një tjetër vit i vështirë, i dominuar nga sfida të mëdha që mund të kthehen lehtësisht në kriza kërcënuese. Në rast se nuk ka ndonjë ndryshim të madh, Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Europian më 29 mars. Një krizë ekonomike dhe financiare në Itali do të intensifikohet, duke kërcënuar stabilitetin e eurozonës. Dhe Franca me shumë gjasa do të vazhdojë të ketë protesta populiste, duke zvogëluar kështu potencialin e saj për të marrë një rol drejtues në ndjekjen e reformave në nivel të Bashkimit Europian.

Për më tepër, zgjedhjet e Parlamentit Europian në maj mund të sigurojnë një shumicë nacionaliste ose afërsisht një shumicë, e cila do të përcaktonte atëherë anëtarët e ardhshëm të Komisionit Europian, udhëheqësit e Këshillit Europian dhe Bankës Qendrore Europiane dhe Përfaqësuesin e Lartë për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë. Pa dyshim, një fitore e nacionalistëve do të ishte një katastrofë për BE-në, sepse do të shkatërronte reformat e nevojshme dhe do t’i ndante akoma më shumë shtetet anëtare.

Çfarëdo që të ndodhë, drama e brendshme politike e Europës do të lodhet ndaj një sfondi trazirash ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë që Rusia po shton agresionin e saj në Ukrainën lindore, presidenti amerikan, Donald Trump, po zhvillon një luftë tregtare kundër Kinës dhe mund ta zgjerojë atë në BE (të cilën ai e ka konsideruar si “armik”). Dhe, më gjerë, ekonomia globale po dobësohet dhe rritja do të vazhdojë të ngadalësohet në muajt në vazhdim.

Përballë këtyre sfidave të parashikueshme, mbijetesa e vetë projektit europian është në rrezik. Sa i përket Brexitit, një pjesë e madhe do të varet nga fakti nëse tërheqja e Mbretërisë së Bashkuar ndodh në një mënyrë të rregullt apo kaotike. Nëse ndodh e dyta, kudo do të kishte humbës dhe marrëdhëniet Mbretëri e Bashkuar-BE mund të prishen për një kohë të gjatë. Askush në të dy anët e Kanalit të la Manshit nuk duhet ta dëshirojë këtë rezultat. Jeta vazhdon pas divorcit dhe në përgjithësi është në interes të të dyja palëve që të ruhet një marrëdhënie e shëndetshme. Shpresojmë të mbizotërojë mendimi praktik.

Ashtu si me Brexitin, lidershipi i BE-së në Bruksel nuk mund ta zgjidhë krizën italiane, por mund dhe duhet të ofrojë një ndihmë. Italia ka nevojë për rritje, e cila do të kërkojë modernizimin e plotë të ekonomisë së saj. Për fat të keq, qeveria e saj aktuale nuk po ndjek politikat e nevojshme për ta arritur këtë dhe ka provokuar një konfrontim mbi rregullat e buxhetit të BE-së. BE-ja do të duhet të tregojë fleksibilitet, duke respektuar parimet që mbështesin qëndrueshmërinë e bashkimit monetar. Kjo sugjeron që negociata të gjata dhe torturuese.

Në Francë, jelekverdhët i kanë parashtruar kërkesat e tyre kryesisht në aspektin ekonomik, pasi dolën fillimisht në rrugë për të protestuar kundër një taksë të propozuar të karburantit. Por lëvizja gjithashtu përfshin elementë të fortë “identitarë” që janë kapur pas ndjenjave të pakënaqësisë për humbjen e mënyrave tradicionale të jetës në epokën e globalizimit dhe integrimit europian. Ashtu si në shumicën e vendeve perëndimore, këto ndjenja janë të përqendruara në mesin e votuesve tradicionalë që punojnë dhe klasës së mesme të cilët kanë arritur në përfundimin se kontrata shoqërore e pasluftës është e pavlefshme. Puna e vështirë nuk garanton më siguri ekonomike dhe lëvizshmëri në rritje.

Elitat perëndimore nuk do ta rifitojnë besimin e publikut derisa ato të ofrojnë një përgjigje për këtë humbje besimi, pa të cilin demokracia dhe institucionet e saj kryesore nuk do të jenë në gjendje të funksionojnë. Duke i komplikuar akoma më tej gjërat, ekuilibri global i pushtetit po zhvendoset shpejt nga Perëndimi në Lindje, kriza klimatike po rritet, teknologjitë e reja digjitale po revolucionojnë mënyrën se si ne jetojmë dhe punojmë dhe emigracioni dhe vala e refugjatëve po shtojnë reagimin e ashpër populist.

Por nëse forcat populiste kanë një plan që do të mundësonte dëshirën e tyre – shtetin-komb tradicional – për t’iu përgjigjur këtyre sfidave në rritje, ata e kanë mbajtur atë sekret. Në realitet, vetëm një Europë e bashkuar është në lartësinë e duhur, prandaj zgjedhjet europiane të vitit të ardhshëm janë kaq të rëndësishme. Nëse populizmi fiton, Europa humbet.

Nuk na ndihmon fakti që shumica e ndryshimeve të mëdha në rendin ndërkombëtar gjatë dekadave të fundit kanë ardhur në kurriz të Europës. Rritja e Kinës dhe revolucioni në inteligjencën artificiale duken se po e lënë mënjanë Europën. Deri më tani, kontinenti i vjetër ka qenë në gjumë në timon. Nëse ai nuk zgjohet shpejt, do të ketë humbur mundësinë për të shfrytëzuar për vete forcat e ndryshimit.

Një epokë e re ka filluar dhe kjo do të bëhet gjithnjë e më e qartë gjatë vitit të ardhshëm. Debatet tradicionale europiane nuk mund ta marrin më për të mirëqenë forcën e aleancës transatlantike apo progresin e vazhdueshëm drejt “një bashkimi gjithnjë e më të bashkuar”. Amerika e Trumpit i ka thënë lamtumirat e saj dhe modeli i vjetër social i Europës është prishur, me asnjë zëvendësim në ofertë. As nostalgjia për një të kaluar mitike dhe as modeli autoritar i qeverisjes së Kinës nuk përbëjnë një alternativë të dobishme.

Krizat e reja që kërcënojnë Europën do të shpalosen pa pushim dhe do të mund t’i shohin të gjithë. Në rastin më të mirë, viti 2019 do të jetë një vit manovrash mbrojtëse, sesa fillimi i një rinovimi europian. Por në planin afatgjatë, një Europë e rindërtuar është e vetmja mundësi. Kjo kontradiktë do të përkufizojë këtë epokë tranzicioni, që nuk pranon rrugë që i bien shkurt apo zgjidhje. /Project Syndicate

a.c

Next Post
Trump: SHBA, jo më polici i botës

Trump: SHBA, jo më polici i botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In