• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kriza refugjatëve/ Merkel: Të sigurohen kufinjtë e Shqipërisë e Maqedonisë me Greqinë

by A R
08/03/2016 22:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Angela Merkel i ka kërkuar Shqipërisë dhe Maqedonisë që të sigurojnë kufirin me Greqinë për të mos lejuar kalimin e refugjatëve. Gjatë një konference të përbashkët me sekretarin e OKB-s, Ban Ki Moon, Merkel u shpreh se kufiri i Shqipërisë me Greqinë duhet të jetë i sigurt.

“Të sigurohen kufijtë e Shqipërisë dhe Maqedonisë me Greqinë. Për azilkërkuesit duhet të sigurohet strehimit por fillimisht kemi shumë nevojë që kufijtë e Shqipërisë dhe Maqedonisë të jenë të sigurt” – u shpreh kancelarja gjermane.

Këto deklarata të Angela Merkel vijnë vetëm pak ditë pasi autoritetet shqiptare kanë nisur të kontrollojnë kufirin me Greqinë për të mos lejuar kalimin e refugjatëve.

Prej ditësh flitet se një valë emigrantësh pritet ti drejtohen Shqipërisë, pasi ata janë bllokuar në Greqi. Më problematike situata paraqitet në kufirin me Maqedoninë, por një rrezik i tillë pritet të përfshijë edhe Shqipërinë.

Aktualisht policia po kontrollon të katër pikat kufitare me Greqinë, atë të Kakavijës, Kapshticës, Tre Urat dhe Qafë-Botës. Në konferencën me Sekretarin e OKB-s, Merkel theksoi se çelësi për zgjidhjen e krizës me refugjatët është marrëveshja me Turqinë dhe jo mbyllja e kufijve brenda BE-së. Por një marrëveshje përfundimtare me Turqinë ende nuk është arritur.

Intervista për SWR, Merkel: Të mbrojmë kufijtë nga emigracioni i paligjshëm
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, është shprehur gjatë një interviste për Radion gjermane “SWR” se 28 vendet e BE kanë rënë dakord për mbrojtjen e kufijve nga emigrantët e paligjshëm.

Në një kohë kur vala e emigrantëve siriane pritet të godasë Europën, duket se pozicionimin i vendeve të Bashkimit Europian do të jetë për forcimin e kufijve. “Ne kemi shënuar progres në bisedimet me Turqinë për trajtimin e fluksit të emigrantëve. Pas samitit mes BE dhe Turqisë, 28 vendet anëtare të bllokut europian, janë dakord që ne të mbrojmë kufijtë nga emigrantët e paligjshëm. Detyra jonë tani është se si ne mund të ndalojmë emigracionin e paligjshëm, pasi ky fenomen po shfrytëzohet nga trafikantët dhe kontrabandistët e qenieve njerëzore dhe njëherazi ne duhet të ndajmë edhe përgjegjësitë tona humanitare”, u shpreh Merkel.

Edhe Ballkani Perëndimor rrezikohet të preket nga vala e emigrantëve sirianë. Shqipëria dhe Maqedonia janë dy vendet potenciale për tu përballur me këtë fluks.

Nga ana tjetër, Bashkimi Europian është ende në diskutime për hartimin e planit që do të bënte të mundur zgjidhjen e krizës së emigrantëve në Europë. Shqiptarja.com

Next Post

Kokëdhima: Kontratat nuk kanë shkelje ligjore, do të respektoj vendimin e Kushtetueses

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rokada e ambasadorëve, Meidani te Komisioni i Jashtëm: Ndryshimi i Speciales akt sovran në Kosovë, punojmë me ndërkombëtarët!

Rokada e ambasadorëve, Meidani te Komisioni i Jashtëm: Ndryshimi i Speciales akt sovran në Kosovë, punojmë me ndërkombëtarët!

October 9, 2026
Tre të arrestuar në Lezhë, dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet edhe me vrasjen e ndodhur në Sarandë

Tre të arrestuar në Lezhë, dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet edhe me vrasjen e ndodhur në Sarandë

October 9, 2026
Reforma Territoriale bashkon Korçën me Maliqin, Peleshi: Një bashki e re me potencial të madh bujqësor

Reforma Territoriale bashkon Korçën me Maliqin, Peleshi: Një bashki e re me potencial të madh bujqësor

October 9, 2026
Votimi i Reformës Territoriale, Balla: Kush mendon se do të na ndalë me molotovë e gurë, i ka bërë llogaritë gabim

Votimi i Reformës Territoriale, Balla: Kush mendon se do të na ndalë me molotovë e gurë, i ka bërë llogaritë gabim

October 9, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Kur numërojmë bashkitë dhe harrojmë pushtetin

October 9, 2026
Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

October 9, 2026
Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Në fakt, duhet të kemi 36 bashki…

October 9, 2026
Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

October 9, 2026
Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com