• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza politike në Kosovë, Veseli dhe Haradinaj takohen me Pacollin

by Java News
23/08/2017 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një natë para seancës konstituive Gazeta Express mëson se po mbahet një takim mes liderëve të partive të PAN’it, Ramush Haradinaj e Kadri Veselin me kreun e AKR’së, Behgjet Pacollin. Në këtë takim mund të vendoset fati i seancës së nesërme, por edhe formimi i tërësishëm i Qeverisë.

Partneri parazgjedhor i Pacollit, Isa Mustafa, pak orë më parë bëri të ditur se është takuar me kreun e AKR’së, me të cilin kanë betonuar aleancën mes tyre. Por, burimet e Gazetës Express, tregojnë se Pacolli takim po zhvillon edhe me kampin tjetër, me të cilën herë shfaqën afërsi e herë u tha se nuk do të bëhen bashkë.

Gjatë ditës disa prej anëtarëve të kryesisë së AKR’së thanë se kjo parti nuk do të perkah kandidatin e PAN’it për kryetar të Kuvendit. Megjithatë bazuar në takimin që po zhvillohet, bëhet e ditur se kreu i AKR’së nuk është i distancuar nga PAN. Përkundrazi, nëse arrihet një marrëveshje, ata edhe mund të vazhdojnë se bashku rrugëtimin e tyre politik.

Në takimin e kësaj mbrëmje thuhet se temë e diskutimit është kalimi i Demarkacionit, Asociacionit, për të cilat Pacolli ka disa kushte. Ndryshe, kreu i AKR’së në Kuvendin e fundit që ka mbajtur kjo parti, ka marrë dritën e gjelbër që të marrë vendime, të cilat do të zhbllokonin gjendjen politike. Qeveria gjithëpërfshirëse ishte kërkesa që Pacolli u bëri liderëve partiakë që pas përfundimit të zgjedhjeve. Nesër pritet të mbahet seanca konstituive e koalicioni PAN kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre pas disa mungesave për shkak të të cilave akoma nuk është zgjedhur kreu i Kuvendit  /Express/ma.me

Next Post
Pas kritikave të Greqisë, BE reagon zyrtarisht: Nazizmi dhe komunizmi, ideologji terrori

Pas kritikave të Greqisë, BE reagon zyrtarisht: Nazizmi dhe komunizmi, ideologji terrori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com