• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza politike/ Këshilltari i CDU-së: Zgjidhje nëse krijohen kushtet për garantimin e besimit të të gjitha partive

by Java News
06/05/2019 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kriza politike në Shqipëri mund të gjejë zgjidhje nëse krijohen kushtet për garantimin e besimit të të gjitha partive.”Deklarata vjen nga Këshilltari ekonomik i Grupit Parlamentar CDU në Bundestagun gjerman, Martin Henze, në një intervistë për gazetën “Panorama”. Këshilltari i CDU-së theksoi gjithashtu se mbështet idenë e kreut të PD-së, Lulzim Basha, për krijimin e një qeverie tranzitore për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Në situatën aktuale ku është Shqipëria, a po funksionin sistemi demokratik?

Një pikë tjetër shumë e rëndësishme është sistemi ligjor, që është jofunksional, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë kanë më shumë se një vit që nuk funksionojnë, pra, një kontroll i vendimeve të qeverisë dhe Parlamentit nuk mund të kryhet, opozita nuk ka asnjë mënyrë për të kontrolluar veprimet e qeverisë e të Parlamentit, apo vendime antikushtetuese, nuk ekziston asnjë mënyrë për të apeluar ose kërkuar të drejtën kushtetuese dhe kjo është tragjike. Edhe në qoftë se Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë do të bëhet aktive përsëri, aktualisht janë rreth 40,000 raste të pazgjidhura të mbledhura në kohë. Ky grumbullim i rasteve është i mjaftueshëm për të neutralizuar në vitet e ardhshme veprimtarinë e gjyqësorit shqiptar. Ekzekutivi është i korruptuar, sipas opinionit ndërkombëtar dhe jo vetëm. Shkeljet e mundshme të Kushtetutës shqiptare nga qeveria shqiptare nuk mund të korrigjohen nga asnjë gjykatë, një situatë e papranueshme për një vend demokratike. Ndarja e pushteteve, një nga parimet bazë të demokracisë, është jofunksionale. Kjo nuk i përmbush standardet minimale për një sistem demokratik. Në këtë drejtim, mund të thuhet me bindje se Shqipëria nuk ka një demokraci parlamentare funksionale.

Çfarë mendimi keni për samitin e Berlinit dhe qëndrimet e Francës dhe Gjermanisë?

Perspektiva e vetme e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor është dhe duhet të jetë vetëm anëtarësimi në BE. Berlini dhe Franca kanë thënë në mënyrë të qartë në konferencën e Ballkanit që një jorespektim i kufijve kombëtarë në Ballkan është i papranueshëm. Kryeministri shqiptar ishte mjaft i pasuksesshëm në këtë drejtim. Për Shqipërinë, tani është shumë e rëndësishme zgjidhja e problemeve të brendshme. Kjo sigurisht që mund të arrihet vetëm me konsensus midis të gjitha partive demokratike dhe grupeve shoqërore. Në një demokraci, mjeti për të zgjidhur problemet, pa dyshim, janë pasja e koncepteve të mira praktike dhe zgjedhjet demokratike dhe duke pasur parasysh gjendjen ekonomike, në të cilën ndodhet Shqipëria, duhet reaguar shume shpejt.

A mund të mbahen zgjedhje në Shqipëri në kushtet aktuale? Po kërkesa e opozitës për të krijuar një qeveri tranzitore?

Në një situatë që sistemi ligjor është jofunksional, dhe, si pasojë, dhe Parlamenti nuk mund të jetë funksionale, duhet me patjetër që të krijohen kushtet themelore për zgjedhje demokratike, të ketë garanci për zgjedhje të lira dhe demokratike. Duhet një reformë e gjithëpranuar zgjedhore dhe të krijohen kushtet që këto ligje mund të verifikohen nga Gjykata Kushtetuese. Kjo i jep garanci të mjaftueshme qeverisë dhe opozitës. Por për të arritur këtë duhet një konsensus dhe një gjithëpërfshirje. Një format i mundshëm, me siguri, do të ishte një qeveri tranzitore. Propozimi i zotit Lulzim Basha, i cili, për më tepër, në Europë ka një reputacion të lartë, është goxha interesant dhe problemzgjidhës. Askush në Shqipëri nuk dëshiron të shohë të bëhen zgjedhje pa një sistem ligjor funksional dhe pa respektuar rregullat demokratike dhe pa marrëveshje gjithëpërfshirëse me opozitën.

g.kosovari

Next Post
Dëmtohen Salah e Firmino, Klopp kthen sytë nga Shaqiri për ndeshjen me Barçën

Dëmtohen Salah e Firmino, Klopp kthen sytë nga Shaqiri për ndeshjen me Barçën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In