• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza politike/ “Dialog PS-PD pa parakushte”, kërkesë e BE-së! Shmanget Meta

by Java News
12/09/2019 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian ka bërë sërish thirrje që mazhoranca dhe opozita të ulen në dialog për zgjidhjen e krizës pa parakushte, duke vënë edhe më shumë para përgjegjësisë kreun e opozitës, Lulzim Basha, i cili deklaronte më herët se nuk ka marrëveshje pa largimin e Ramës, por që ka shfaqur shenja lëkundjeje, megjithëse ende nuk i është dorëzuar presionit, para të cilit e kanë vënë edhe aleatët e tij, të cilët në mungesë të çdo përfaqësimi, pranojnë të ulen me kryeministrin.

Thirrja këtë herë ka ardhur nga zëdhënësja e BE për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Maja Kocijancic, e cila u pyet nga Fax News për zhvillimet e fundit në Shqipëri. “Partitë politike duhet të përfshihen në një dialog të mirëfilltë, në një frymë të mirëkuptimit të ndërsjellë, pa parakushte, dhe të tregojnë përkushtim të vendosur për të gjetur konsensus për një rrugë përpara. Këshilli ka identifikuar qartë çështjet që dëshiron të shohë përpjekje të mëtutjeshme, që është ajo që Shqipëria duhet të vazhdojë të japë në funksion të diskutimit të ardhshëm nga Shtetet Anëtare të BE-së në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme më 15 tetor”, është shprehur Kocijancic. Por, siç dihet, deri më sot, vetëm opozita ka vendosur parakushte për të zgjidhur krizën, duke kërkuar largimin e Ramës nga kryeministër, ndërsa Rama gjatë muajit maj i bëri disa herë thirrje Bashës, nëpërmjet 7 letrave drejtuar kreut të opozitës për t’i dhënë fund protestave të rrugës dhe për të gjetur çelësin e zgjidhjes. Me këtë deklaratë, BE ka shmangur rolin e kreut të shtetit, i cili u ofrua si negociator mes palëve, por që nuk u pranua nga asnjëra palë, ndërsa Meta shkoi më tutje, duke anuluar zgjedhjet, që t’i vinte në ndihmë opozitës.

Zëdhënësja e BE është pyetur edhe për hetimin e ndërmarrë ndaj Presidentit Ilir Meta, nëse do të ndikojë ndaj vendimit për negociatat, por ajo ka refuzuar të japë një përgjigje. “BE-ja është e vetëdijshme që u krijua një komitet hetimor për këtë çështje dhe se u mbajt seanca dëgjimore që përfshin Presidentin. Çështja u dërgua gjithashtu për shqyrtim në Komisionin e Venecias, i cili do të shqyrtojë aspektet ligjore. Hetimi dhe rishikimi i jashtëm nga Komisioni i Venecias janë duke vazhduar. Prandaj BE nuk ka ndonjë koment”, deklaroi Kocijancic, duke mos ndërhyrë në hetim, derisa të dalë opinioni i Venecias, megjithëse pritet të ketë një monitorim të sjelljes së Kuvendit dhe kreut të shtetit pas nxjerrjes së mendimit të Komisionit të Venecias.

Kjo deklaratë e Kocijancic duket se nuk i ka pëlqyer dhe aq Presidentit të Republikës, i cili menjëherë nxitoi që të nxjerrë këshilltarët e tij për të sulmuar sërish ndërkombëtarët. “Ju lutem dërgojini znj. Koçijançiç raportin final të misionit të OSBE/ODIHR për turpin e 30 qershorit, ku flitet dhe për dekretin e Presidentit Meta. Po kështu tregojini që Presidenti Meta është shumë i kënaqur që Kuvendi ka ftuar Komisionin e Venecias të vlerësojë nëse Presidenti Meta ka respektuar apo jo Kushtetutën”, u shpreh Presidenca. Megjithatë, ende nuk dihet sesi do të sillet kreu i shtetit nëse opinioni i Venecias do të jetë në disfavorin e tij?! /l.m

Next Post
Kardhiq-Delvinë, 4 milionë pikëpyetjet e një tenderi

Kardhiq-Delvinë, 4 milionë pikëpyetjet e një tenderi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In