• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kriza politike, Çitaku: Në fund të vitit Kosova shkon në zgjedhje parlamentare

by A R
21/09/2025 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhjet e reja parlamentare janë të pashmangshme dhe mund të mbahen në fund të vitit 2025. Këtë fakt e ka bërë të ditur sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku. Në një intervistë për KosovaPress thekson se në krizën aktuale politike, zgjedhjet e reja janë të paevitueshme, mirëpo fillimisht duhet të pritet vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese se çfarë hapa duhet të ndërmerren për Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, ajo shton se teknikisht është e pamundur që zgjedhjet e reja parlamentare të mbahen para përfundimit të balotazhit për zgjedhjet lokale.

“Në momentin në të cilin jemi, konsideroj që zgjedhjet e reja parlamentare janë bërë të pashmangshme. Është humbur shumë kohë. Zoti Kurti i ka humbur Kosovës jo vetëm këto muaj prej kur jemi pa institucione, por i ka humbur vite të tëra. Në vazhdimësi ka vendosur popullizmin në vend të qeverisjes së përgjegjshme dhe në vend të koordinimit me aleatët, gjithmonë ka zgjedhur konfrontimin…22:16 Fillimisht duhet të presim të shohim se çfarë do të na thotë Gjykata Kushtetuese dhe cilët janë hapat që parashihen të merren nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Mirëpo, siç e lexoj situatën deri më tani, duket që do të jetë teknikisht e pamundur që ato zgjedhje të reja parlamentare të organizohen para përfundimit të balotazhit (në zgjedhjet lokale). Zgjedhjet e reja parlamentare, natyrisht, në bazë të afateve kalendarike, mund të ndodhin kah fundi i vitit”, thotë ajo.

Sipas saj, votimi në pako i nënkryetarëve të Kuvendit nga komunitetet jo-shumicë nuk do të thotë kushtëzim apo veto e Listës Serbe për konstituim të Kuvendit, siç është theksuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Kuvendi vepron bazuar në Kushtetutë dhe në rregulloren e punës së Kuvendit. Rregullorja e punës së Kuvendit është hartuar nga legjislatura e kaluar dhe është miratuar nga legjislatura e kaluar, ku Lëvizja Vetëvendosje ka pasur shumicë absolute. Në atë rregullore është diktuar, si të themi, edhe mënyra e përzgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve. Nuk është kjo një veto apo kushtëzim që po bën dikush në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është thjesht një rregullore, të cilën Lëvizja Vetëvendosje e ka shkruar vetë dhe e ka miratuar vetë. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm me gjuhën që përdorim dhe me argumentet që përdorim. Kjo që e kemi sot është rezultat i përpjekjeve shekullore, i një lufte dhe një çmimi të madh e të lartë që e kemi paguar. Nuk guxojmë, se s’na fal historia. Nuk guxojmë që, për shkak të tekeve aventureske e populiste, e kryesisht për përfitime elektorale, të rrezikojmë rendin kushtetues dhe të cenojmë të ardhmen euroatlantike të Republikës së Kosovës. Sot qytetari i Kosovës duhet t’ia bëjë vetes vetëm një pyetje: A duam të jemi në NATO dhe në Bashkimin Evropian? Nëse përgjigjja është po, ashtu siç po shihet në çdo matje të opinionit në Republikë, atëherë kësaj qasje destruktive, të rrezikshme, të cilës po i prin z. Albin Kurti, duhet t’i japim fund”, deklaron ajo.

Në anën tjetër, Çitaku për KosovaPress flet edhe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ku është e bindur se PDK-ja do t’i mbajë komunat ku qeveris aktualisht, si dhe do të zgjerohet harta e fitoreve edhe në komuna të tjera, madje edhe në Prishtinë.

“Partia Demokratike e Kosovës hyn në këtë garë zgjedhore jo me arrogancë, por me vetëbesim të plotë, jo vetëm për shkak se kemi dëshirë për të fituar, por mbi të gjitha për shkak se besojmë fuqishëm që kemi kandidatët më të mirë – edhe për kryetarët, edhe në listat garuese për kuvendet komunale. Përveç se presim që të mbajmë qeverisjen në komunat ku tashmë jemi udhëheqës, ne besojmë fuqishëm që harta e fitores së Partisë Demokratike të Kosovës do të zgjerohet, përfshirë edhe me kryeqytetin”, thekson Çitaku.

Krahas këtyre, sekretarja e PDK-së iu bëri thirrje secilit të ri dhe të reje në Kosovë që të kenë durim dhe të dëgjojnë nga fillimi deri në fund dëshminë e ish-ndihmës sekretarit të Shtetit Amerikan, James Rubin në Hagë, në procesin kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Ish-diplomati amerikan për tri ditë radhazi gjatë kësaj jave dëshmoi në Hagë si dëshmitar i mbrojtjes së Thaçit dhe të tjerëve, shkruan A2 CNN.

“Do të doja që çdo i ri dhe çdo e re të ketë durimin dhe të dëgjojë nga fillimi dhe deri në fund dëshminë e zotit James Rubin. Fatkeqësisht, për shumë gjatë dhe me një intensitet shumë të madh, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është përbaltur, është sulmuar, është atakuar. Do të doja që çdo i ri dhe çdo e re ta dëgjojë zotin Rubin si një, të themi, pjesëmarrës në procese të rëndësishme historike që sollën lirinë dhe pavarësinë tonë dhe nga ai të dëgjojnë historinë e vërtetë të luftës sonë, dhe nga ai të binden, sidomos në këtë situatë në të cilën jemi tani në raport me aleatët se sa të rëndësishme, se sa të vlefshme janë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë besoj se nuk ka shqiptar që nuk është ndjerë i ngazëllyer nga dëshmia shumë profesionale, shumë elegante e zotit James Rubin. Ndoshta është edhe lehtë të flasësh kur nuk ke nevojë të shpifësh dhe kur e thua vetëm të vërtetën”, përfundon Çitaku.

Next Post
Kryetarë komunash në Francë do ta vendosin flamurin palestinez, duke shpërfillur urdhrin e Qeverisë

Kryetarë komunash në Francë do ta vendosin flamurin palestinez, duke shpërfillur urdhrin e Qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In