• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza për shkak të pandemisë, Shalsi: Nuk ka qeveri në botë që t’i kënaqë të gjitha kërkesat e biznesit

by A R
11/05/2020 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka hyrë në muajin e tretë të pandemisë COVID-19, por tashmë në një fazë të re të hapjes se aktiviteteve e bizneseve.

Por çfarë vështirësish po hasin biznesit që e kanë hapur aktivitetin e tyre dhe tjera që po përgatiten ta hapin. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, ministri i shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi tha se qeveria ende nuk e ka një pamje të plotë të dëmeve që ka shkaktuar në ekonomi pandemia COVID-19 për vetë befasinë me të cilën bota u përball në aspektin ekonomik.

Sipas tij, teksa beteja për shëndetin është menaxhuar me sukses, pjesa ekonomike është një sfidë e madhe me shumë pikëpyetje, por një gjë është e sigurt, që asgjë nuk do të jetë e lehtë, madje do jetë shumë e vështirë.

Një nga ndihmat e ofruara biznesit është paketa e parë e garancisë sovrane e cila sipas Shalsit tashmë do jetë më interes 0.

“Paketa e parë e garancisë sovrane u lançua si mbështetje me garanci, por me një interes të caktuar, gjë që tashmë nuk vlen, pasi kemi marrë vendimin që paketa e parë do jepet pa interes. Kjo garanci bankare ka zgjuar interes, janë regjistruar mbi 350 aplikime në sektorin bankar”, tha z. Shalsi.

Ministri mohoi të ketë munguar dialogu qeveri-biznes në këtë periudhë, madje sipas tij nuk ka qenë kurrë më parë në këto nivele, por shtoi se kjo nuk do të thotë se është i mundur plotësimi i të gjitha kërkesave të tyre.

“Ju siguroj se janë rreth 1 mijë kontakte në javë me sipërmarrësit për të kuptuar natyrën e problematikave të tyre. Prej shumë kohësh biznesi dhe qeveria nuk kanë pasur ndonjëherë këtë lloj dialogu. Nga ana tjetër jemi të vetëdijshëm që nuk mund të plotësojmë dot të gjitha kërkesat e biznesit.

Nuk ka qeveri në këto momente në botë që është në gjendje t’i kënaqë të gjitha kërkesat e biznesit. Kemi kalkuluar mirë të ardhurat, buxhetin dhe brenda kësaj mase kemi përcaktuar se ku mund t’i shpërndajmë më mirë të ardhurat. Por debati vijon edhe brenda nesh”, tha ai.

Z. Shalsi solli si shembull sektorin e turizmit, një nga më të prekurit nga kriza nga COVID-19, ku përveç pagës së luftës për 10 mijë punonjës tha se po shihet se çfarë mund të bëhet tjetër për t’i ndihmuar.

Ministri i shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes konfirmoi për Euronews Albania se do të ketë një fazë të tretë ndihme nga qeveria, të cilën nuk preferoi ta quante paketë, që do t’i vijë në ndihmë sektorëve më të prekur nga kriza.

/a.r

Next Post
Masakër mjedisore me mbetjet në Shkumbin, IKMT gjobë dhe ndjekje penale kompanisë së pastrimit në Rrogozhinë

Masakër mjedisore me mbetjet në Shkumbin, IKMT gjobë dhe ndjekje penale kompanisë së pastrimit në Rrogozhinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja e trenave në Spanjë, analiza e BBC: Pengesë që Sanchez të fitojë zgjedhjet parlamentare

Tragjedia me 69 viktima në Spanjë, jep dorëheqjen ministri i Transportit pas përplasjes të trenave

November 3, 2026
Pas takimit të Ramës me Mark Rutte në Bruksel, rikonfirmohet se Tirana do presë Samitin e NATO-s më 2027-ën!

Pas takimit të Ramës me Mark Rutte në Bruksel, rikonfirmohet se Tirana do presë Samitin e NATO-s më 2027-ën!

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (VIDEO)

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (VIDEO)

November 3, 2026
Kambana lufte? BE prezanton udhëzuesin e mbijetesës për 72 orët e para të një krize, çfarë duhet të kenë gati qytetarët

Kambana lufte? BE prezanton udhëzuesin e mbijetesës për 72 orët e para të një krize, çfarë duhet të kenë gati qytetarët

November 3, 2026
Historia e çuditshme e vlonjatit Nuredin beu dhe pritja madhështore në SHBA

Zgjedhjet në SHBA, Tare: Trump, presidenti amerikan me mbështetjen më të ulët në mesmandat!

November 3, 2026
Aksident në Tepelenë, shoferi humb kontrollin mbi makinën dhe del nga rruga, dy të lënduar

E rëndë në Bulqizë, humb jetën tragjikisht 53-vjeçari, dyshohet se u sulmua nga një ari! Familjarët kërkuan ndihmën e Policisë dhe…

November 3, 2026
Greqi, më shumë se 1500 persona bllokohen në kroçerë pas alarmit për bombë!

Greqi, më shumë se 1500 persona bllokohen në kroçerë pas alarmit për bombë!

November 3, 2026
Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

November 3, 2026
Ministria e Brendshme: 26 Korrik 2023, afati i fundit i aplikimit për karta ose pasaporta biometrike përmes kuponëve të “Aleat”

Ministria e Brendshme nxjerr në konsultim publik planin e ri për Menaxhimin e Integruar të Kufirit!

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, probleme në 332 qendra gjatë votimin në Nju Jorkut! Makineria nuk skanon mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë

Zgjedhjet në SHBA, probleme në 332 qendra gjatë votimin në Nju Jorkut! Makineria nuk skanon mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In