• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza në vend, rrezikojmë destabilizim apo ka ende shanse për zgjidhje politike?

by A R
06/04/2019 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike është jashtë parlamentit dhe në protestë. Por e ardhmja e saj nuk dihet ende. Për të folur mbi vendimin e djegies së mandateve dhe politikën në rrugë, të ftuar në emisionin “Java në RTSH” ishin Enno Bozdo dhe Fatbardh Kadilli.

Dy eksponentët e PD komentuan të premten sjelljen e opozitës dhe rolin e ndërkombëtarëve në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli.

Për Kadillin, ajo që po ndodh është kthim i Partisë Demokratike ne identitet dhe në misionin e saj fillestar.

“Partia Demokratike po kthehet në misionin e saj, te demokracia dhe liria. Fatkeqësisht sot ne kemi përballë një mazhorancë që nuk reflekton. Edhe PPSH në vitin 1991, apo PD në vitin 1997 patëm një reflektim serioz. Këtë nuk e gjejmë te qeveria e sotme” – tha Kadilli duke shtuar se ka një defiçencë sa i përket ndërhyrjes europian në krizën e sotme.

Ai u shpreh se opozita e bashkuar është e vendosur për një qeveri tranzitore që jo vetëm do të organizojë zgjedhjet, por do t’i japë fund edhe tranzicionit.

Në ndërhyrjen e tij, analisti Preç Zogaj u shpreh se ka një rritje të mbështetjes popullore ndaj opozitës, por jo të mbështetjes ndërkombëtare.

“Amerikanët janë  paralajmëruar të rezervohen sa i takon kërkimit të zgjidhjeve gjithëpërfshirëse edhe nga deklarata e përsëritur e kryetarit  të PD-së Basha  që ka thënë se nuk do të  përsërisë gabimin e  vitit 2017 kur pranoi  zgjidhjen e ofruar nga  parardhësi i zotit Palmer.  Ja pse në këtë fazë të krizës  sonë vizita e Palmer mund të sjellë nuanca,  por nuk ka gjasa  të sjellë ndryshime të qëndrimeve. Por ajo është e rëndësishme  sepse na mban  në vemendjen  dhe  përkushtimin e  partnerit  strategjik.  Pritshmëria  e publikut  është e madhe. Përvoja  ka treguar se amerikanët kanë qënë gjithnnjë më lartësinë e kësaj pritshmëria, madje edhe përtej saj kur e ka dashur interesi ynë kombëtar. Dhe kjo do të vazhdojë” – tha Zogaj në editorialin e tij.

Ndërkohë që për Enno Bozdon, djegia e mandateve e kapi në befasi faktorin ndërkombëtar. Ai tha se vendimi i opozitës për të braktisur Parlamentin i ka rrënjët që në zgjedhjet e vitit 2017.

“Rezultati i zgjedhjeve të fundit u manipulua në tërësi. Që nga nisja e fushatës, te procesi i votimit dhe tek numërimi. Zgjedhjet janë të programuara çdo katër vite për të shfryrë tensione sociale. Por ato të vitit 2017 e majisën situatën në mënyrë që të përshkallëzohet siç e konstatojmë sot. Ky është një sakrifikim përfundimtar për t’i rënë këmbanës së alarmit për gjërat që nuk shkojnë në këtë shoqëri” – tha Bozdo.

Ndërsa analisti Lorenc Vangjeli solli në vëmendje se, Komisioni për Reformën Zgjedhore gjatë kësaj legjislature nuk është mbledhur pothuajse asnjëherë.

“Kjo tregon se asnjëra nga palët nuk ka qenë e interesuar për ndryshimin e kësaj status-quo” – tha ai.

Duke komentuar kërkesën e opozitës për një qeveri tranzitore, Vangjeli tha:

“Kujtojmë se edhe dy vite më përpara kishim një qeveri tranzitore. Partia Demokratike kishte më shumë se gjysmën e përfaqësimit në qeveri, ministritë më të rëndësishme dhe drejtoritë më të mëdha. Megjithatë rezultati i zgjedhjeve 2017 është ai që ne dimë tashmë” – shtoi Lorenc Vangjeli.

Next Post
Reforma e ujit, qeveria ndryshon sërish subvencionet për shoqëritë e ujësjellësve

Reforma e ujit, qeveria ndryshon sërish subvencionet për shoqëritë e ujësjellësve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Kazerma e GJKKO-së së Shkallës së Parë duhet bojkotuar komplet!

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com