Bashkimi Europian po përgatitet për një valë refugjatësh në rast se Rusia do të pushtojë Ukrainën.
“Mes tensioneve dhe konflikteve, ekziston frika se numri i refugjatëve mund të arrijë deri në një milion njerëz”, kështu është shprehur nënkryetari i Komisionit të BE-së, Margaritis Schinas.
“Nëse do të ketë diçka të tillë, një pushtim të Ukrainës, vala e refugjatëve mund të arrijë nga 20 mijë në mbi një milion refugjatë”, thotë ai.
Gjithashtu ai ka theksuar se aktualisht ka 20, 000 qytetarë të BE-së që jetojnë në Ukrainë dhe se ata do të kenë nevojë për mbështetje në rast evakuimi.