• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza në Superiore, mungojnë 33 gola nga sezoni i kaluar

by Java News
25/11/2016 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kategorisë Superiore i mungojnë 33 gola. Mjafton të bësh një krahasim me sezonin e kaluar pas 11 javëve, për të kuptuar krizën e golave që ka përfshirë kampionatin shqiptar nga viti në vit. Sezoni 2016-2017 ka regjistruar rekorde negative, qoftë nga ai i vetëm një goli të realizuar në pesë ndeshje të zhvilluara, por edhe shterpësisë së sulmuesve thuajse në të gjitha skuadrat.

Pejic gol Flamurtarit

Deri më tani janë shënuar 100 gola në kampionat, ndërsa në sezonin e kaluar shifra ishte 133. Superiores i mungojnë sulmues klasi si Xhevahir Sukaj dhe Peter Olainka, që në 11 javë të kampionatit të kaluar kishin shënuar nga 7 herë secili, respektivisht për Partizanin dhe Skënderbeun. E megjithatë, ky nuk është një justifikim për problemet që po kalojnë skuadrat në finalizimin e aksioneve.

Kampionati shqiptar ka rigjetur një bomber si Pero Pejiç, që po ecën në gjurmët e Hamdi Salihit të sezonit të kaluar. Shkodrani shënonte 8 herë në 11 ndeshje, ndërsa tashmë është kroati i Kukësit që i përgjigjet me këto shifra. Sulmuesi i Skënderbeut është tre gola më pak se sezoni debutues me kampionët në fuqi. “Për golashënues vuan e gjithë bota, jo vetëm kampionati shqiptar”, ka thënë pak javë më parë trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, pasi është pyetur për ngërçin e të kuqve në fazën sulmuese.

Sulmuesit

Edhe pse është mbyllur një fazë, sërish në skuadrat e elitës së futbollit shqiptar nuk ka një pikë referimi në repartet e avancuara. Vllaznia dhe Tirana, dy klubet legjendë të futbollit shqiptar, po e vuajnë më së shumti faktin që nuk kanë një sulmues tipik golashënues. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Partizanin, pavarësisht se ganezi Kaleb Ekuban ka shënuar pesë herë deri më tani.

golashenuesit 11 jave 2015-2016

Përjashto Kukësin dhe Skënderbeun, në ekipet e tjera është ka një varfëri të theksuar sa u përket lojtarëve që kanë raport të mirë me golat. Ekipe si Korabi dhe Laçi renditen mes atyre që shënojnë më pak, respektivisht me 4 dhe 5 gola në këto 11 javë kampionat. Ndërsa Luftëtari, i rikthyer në elitë, lojtarë me më shumë gola ka Bregun dhe Rexhinaldon (nga 2 secili).

Paradokset

Hamdi Salihi, kryegolashënuesi i sezonit 2015-2016, ka që prej 1 tetorit që nuk gjen golin në kampionat. Rikthimi në Superiore i Pero Pejiçit ka bërë që “fronin” ta marrë ky i fundit, i cili ka përmbushur të gjitha pritshmëritë te Kukësi me tetë golat e realizuar deri më tani në 10 takime të aktivizuar (mungoi në ndeshjen e javës së 11-të për shkak dëmtimi).

Në mungesë të bomberave, ky sezon ka zbuluar se dy mesfushorë si Afrim Taku dhe Donjet Shkodra, që luajnë për Tiranën dhe Flamurtarin, kanë shënuar nga pesë gola secili, duke qenë kregolashënues në skuadrat e tyre. Por ka edhe paradokse të tjera. Flamurtari i shumë halleve rezulton si skuadra që realizon më shumë, bashkë me Kukësin kryesues.

golashenuesit 11 jave 2016-2017

Vlonjatët kanë shënuar 15 herë, por kanë pësuar po kaq. Një tjetër çudi është te Laçi, aty ku një mbrojtës u jep leksion sulmuesve që kanë ardhur nga Brazili për të finalizuar aksionet e bardhezinjve. Bruno Lulaj, i huazuar nga Skënderbeu te Laçi, ka shënuar dy herë, duke u dhënë katër pikë kurbinasve./panorama sport/a.k

Next Post
Ngacmoi seksualisht fëmijët e tij të mitur, lihet në burg besimtari mysliman (dyshime se ka luftuar për ISIS)

Ngacmoi seksualisht fëmijët e tij të mitur, lihet në burg besimtari mysliman (dyshime se ka luftuar për ISIS)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

July 29, 2026
Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

July 29, 2026
“5500 vende të lira pune”, Gonxhja: Pozicione për të gjitha nivelet arsimore dhe sektorë të ndryshëm

Gonxhja: Kush guxon të ngrejë dorë ndaj Policisë do merret prej veshësh a leckash dhe do procedohet

July 29, 2026
A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

July 29, 2026
Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

July 29, 2026
Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

July 29, 2026
Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

July 29, 2026
La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

July 29, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Deklarata e fortë e Braçes: Në PS ka luftë të brendshme, duan të më eliminojnë politikisht

July 29, 2026
polizia italian

Horror në Itali: Burri porosit vrasjen e ish-gruas, plani zbulohet para ekzekutimit

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com