• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza në sport/ Klubet bashkohen me FSHF për qeverinë Rama

by Java News
27/04/2019 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesi shoqërohet me taksa. Mirëpo, kur vjen puna për biznesin që investon në sport nis debati i madh duke qenë se një biznesmen në futboll nuk prodhon fitim siç ndodh në aktivitetin tregtar primar.

Në këtë logjikë, FSHF dhe klubet e futbollit, në një takim që kanë zhvilluar gjatë paradites së djeshme në kuadër të “propozimeve për reformën në sport”, kanë bërë edhe listimin e të gjitha kërkesave që do t’u paraqiten ministrive përkatëse në mënyrë që në finale të gjejnë edhe miratimin nga qeveria.

FSHF ka ftuar Partizanin, i përfaqësuar nga drejtori sportiv, Olsi Rama, Kukësin i përfaqësuar nga presidenti Safet Gjici, Flamurtarin i përfaqësuar nga administratori Sinan Idrizi, presidentin e Apolonisë Koço Kokëdhima si dhe ekspertë. Kanë munguar Tirana dhe Teuta.

Në këtë takim, në bazë të një propozimi paraprak të dalë nga tryeza mes kryeministrit Rama, zëvendësministrit të sporteve, presidentit të FSHF-së dhe përfaqësuesve të klubeve e zhvilluar më 11 mars, janë bërë edhe të tjera propozime në mënyrë që futbolli të ketë një paketë të plotë propozimesh drejtuar qeverisë.

KËRKESAT- “Panorama Sport” ka zbardhur takimin e djeshëm, duke mësuar në mënyrë të detajuar propozimet e klubeve dhe madje edhe një pjesë të debateve dhe diskutimeve mes klubeve dhe FSHFsë për ndonjë pikë të caktuar. Ajo që është kërkuar me ngulm prej kohësh nga bota e sportit, që tashmë ka edhe dakordësinë FSHF-klube, ka të bëjë me kërkesën për të pasur “30% skonto” të detyrimeve në tatime për investitorët sportivë. Gazeta ka mësuar se nga grupi i punës në Ministrinë e Financave, nuk është dhënë një aprovim paraprak se diçka e tillë mund të miratohet.

* FSHF dhe klubet kanë kërkuar që një pjesë e tatim-fitimit për investitorët sportivë të rikthehet sërish në sport. Pra, në kërkesë është sanksionuar që 30% e tatim-fitimit të falet për pjesën sportive. Në takim, zoti Koço Kokëdhima ka propozuar që kjo ndihmesë të jetë në masën 40%, por pjesa tjetër e përfaqësuesve të klubeve dhe vetë FSHF, kanë dakordësuar kërkesën me 30%.

* Ndihmë nga shteti për të bërë të mundur formalizimin e lëvizjes sportive.

* Është kërkuar shmangia e  taksave dhe TVSH-së për të gjitha materialet sportive në momentin që importohen. Kërkesë e përmendur prej pjesës së sportit, në mënyrë që të gjejë përforcim ligjor për të shmangur qoftë edhe burokracitë në mënyrë që të funksionojë. Gjithashtu, është kërkuar që të ketë iniciativa për shmangien e TVSH-së për investimet në tërësi për sportin.

* Propozimi kryesor i klubeve dhe FSHF-së u dakordësua që të kërkohet që ambientet sportive të cilat i shërbejnë një klubi, t’u vihen në dispozicion kundrejt një privatizimi apo qoftë edhe me sistemin “1 euro”. Pra, ambientet sportive të kalojnë nga organet e pushtetit vendor drejt privatit, pa të drejtën e ndryshimit të destinacionit.

Për shembull, një fushë sportive të jetë në dispozicion të atij që privatizon stemën e klubit në fjalë, me detyrimin për të mos e prishur destinacionin e tij, pra që të mbesë përgjithmonë fushë dhe ambient në shërbim të atij klubi. Një pikë e cila në vijim, edhe në rast miratimi, do të ketë nevoja të tjera për t’u saktësuar dhe qartësuar në ligj, për të shmangur çdo paqartësi dhe për të qenë sa më efikas.

* Është dakordësuar që të kërkohet falja e borxheve te Tatimet deri në vitin 2017. Gjithçka të nisë të llogaritet pas këtij viti.

* Kërkesa e fundit ka të bëjë me ndryshimet në kodin penal. Siç u propozua edhe nga kryeministri, është përshkallëzuar kërkesa për futjen si vepër penale dhe ndëshkimin nga 3-7 vite për aktet e dhunës në sport apo qoftë edhe me shkeljen pa leje të fushës më qëllime dhunimi apo prishjeje të garës sportive gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv./Panoramasport

Next Post
Demarkacioni vendoset sot në orën 11

Një alarm i ri në ahurin e politikës primitive kosovare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In