• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza në PD dhe katër aktet kundër Shqipërisë

by Flogert Muça
01/05/2018 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça/ 

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike nuk prodhoi asgjë të re veç faktit që na ktheu edhe njëherë në vëmendje  se brenda partisë më të madhe opozitare ka një krizë të madhe dhe një gropë të stërmadhe ideshë e vizioni si pasojë e mospasjes e një ekipi me eksperiencë.

E gjithë shfaqja e krijuar anë pallatin e Kongreseve  ishte menduar mirë dhe dihej që disa kundërshtarë të Bashës do flisnin troç. Kjo nuk e shqetësonte Bashën sepse do të ishte hera e fundit që ata do të mund ta bënin një gjë të tillë.  Debati që pasoi në studiot televizive ishte një  vazhdim i asaj që u pa në pallatin e Kongreseve, ku demokratët ziheshin me njëri tjetrin  duke kaluar madje edhe në akuza për korrupsion e sulme personale.

Natyrisht që ky është debati që i intereson më pak Lulzim Bashës, i cili për t’iu shmangur shfaqjes së krizës në PD, ka inskenuar shumë ngjarje duke tentuar t’i trajtojë ato si kriza politike kombetare.

Ajo që është e vërtetë është se PD-ja sot nga një aset kombëtar është kthyer në një parti familjare.

Këtë nuk e them unë, por e thotë lista e PD-së në qershor të 2017, e thonë  edhe ata që e njohin me rrënjë e dhëmballë atë parti. Pikërisht kjo luftë e brendshme e iniciuar nga etja e Bashës për ta patur vetëm për vete dhe që vazhdon prej më shumë se një viti e ka lënë vendin pa opozitë.

Por, kriza e PD-së më shumë se ka dëmtuar atë në zgjedhje, ka dëmtuar Shqipërinë dhe kjo për disa arsye.

Së pari, kriza brenda PD-së çoi në ngritjen e një çadre në mes të Tiranës, e cila ishte një tregim force nga Basha ndaj të tijëve, por që rrezikoi të çonte vendin në një përplasje civile. Me një gur Basha u përpoq të vriste dy zogj, duke nisur nga kundërshtarët brenda partisë e duke vazhduar me bllokimin e Vettingut. Të parët i la mjaftueshëm në hije ç’është e vërteta, por vettingun nuk e ndaloi dot edhe pse e vonoi jo pak.

Së dyti, për shkak të krizës në PD, Bashës ju desh që të stiste shumë nga ato që në gjuhën e komunikimit quhen ‘pseudongjarje’, vetëm e vetëm që temë diskutimi në opinion publik të mos ishte “kriza brenda PD-së”, por diçka tjetër. Kjo nuk ishte diçka që të bënte të shqetësoheshe nëse do të ishte vetëm sulm ndaj Edi Ramës e mazhorancës, por u kthye në shqetësim për shqiptarët kur filloi të goditej Shqipëria.

Sulmet ndaj Shqipërisë ne mediat e huaja dhe në podiumet europiane ku Basha shkelte, dëmtonin Shqipërinë.

Mediat pranë tij në Tiranë trumbetonin këto shkrime kundër Shqipërisë si fitore të Bashës ndaj kundërshtarëve të tij në PD, të cilët liheshin në hije e trajtoheshin si bishti i kavalllit.

Së treti,  për të mbuluar gropën që lanë kundërshtarët e Bashës, ai zgjodhi të bënte koalicion me LSI-në. Kësaj të fundit i intereson ky koalicion pasi rrjedhjet që po ndodhin nga kjo parti drejt PS-së mund të kompesohen me vota demokratësh. Mirëpo, ky vendim i Bashës për tu bashkuar me LSI-në, pa u konsuluar me bazën e partisë ka bërë që kjo e fundit të zhgënjehet edhe më shumë nga kryedemokrati. Ibseni nga Kukësi ishte dëshmia e qartë e këtij fakti. Ai e tha troç që baza e  PD-së ‘nuk e do’ LSI-në në koalicion.

Ky gabim i Bashës i ekzekutuar në kushtet e një tkurrje maksimale të mbështetjes brenda PD-së ka lënë praktikisht vendin pa opozitë, duke i bërë një tjetër dëm demokracisë dhe vendit.

Së katërti, në kushtet e një situate pa shpëtim, Basha bëri gjithçka për të fituar në zgjedhje,duke marrë sipas prestigjozes amerikane “Mother Jones” edhe financim miliona dollarësh nga Rusia, me kushtin që më pas të luante lojën e saj kundër BE-së. Për fat të mirë ky skenar nuk u realizua sepse zgjedhjet e qershorit 2017 e nxorrën Bashën humbës.

Lulzim Basha ka përdorur të gjitha kartat që të merrte PD-në vetëm për vete.

Nuk ka pasur interes as për Shqipërinë, e jo më kundërshtarët e tij në PD.

Dhe në Kuvendin Kombëtar mesa duket ja arriti ta bëjë PD-në të tijën plotësisht, duke e tkurrur edhe më shumë natyrisht!/ Lexo.al

Next Post
VIDEO/ Luani shqyen të moshuarin që futet në territorin e tij

VIDEO/ Luani shqyen të moshuarin që futet në territorin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi kibernetik trondit Poloninë, ekspozohen të dhënat e 19 milionë qytetarëve

Sulmi kibernetik trondit Poloninë, ekspozohen të dhënat e 19 milionë qytetarëve

August 12, 2026
Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Zjarret vijojnë të jenë aktive në 10 vatra, mbi 500 forca dhe 7 mjete ajrore në terren

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Zjarret vijojnë të jenë aktive në 10 vatra, mbi 500 forca dhe 7 mjete ajrore në terren

August 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Ndarja territoriale po përjetohet si humbje territoresh pushteti brenda PS

August 12, 2026
Rekord historik në NBA, Los Angeles Lakers shiten për 12.5 miliardë dollarë

Rekord historik në NBA, Los Angeles Lakers shiten për 12.5 miliardë dollarë

August 12, 2026
Zjarr i madh në Lundër të Tiranës, era e favorizon vatrën! Dy helikopterë aksion nga ajri për të shuar flakët

Zjarr i madh në Lundër të Tiranës, era e favorizon vatrën! Dy helikopterë aksion nga ajri për të shuar flakët

August 12, 2026
Merr fund ‘telenovela’ Lukaku, sulmuesi belg transferohet në Turqi, ja ku do luajë këtë sezon!

Merr fund ‘telenovela’ Lukaku, sulmuesi belg transferohet në Turqi, ja ku do luajë këtë sezon!

August 12, 2026
Po ndërtohej lokal pa leje në gjirin e Karaburunit, IKMT e Vlorës dhe Policia shembin objektin, ndalohet autori i dyshuar

Ndërtuan pa leje në “Shën Jan” të Karaburunit, vihet në pranga njëri prej pronarëve, shpallet në kërkim ortaku!

August 12, 2026
Kolonët izraelitë rrethojnë shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor, reagon IDF

Kolonët izraelitë rrethojnë shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor, reagon IDF

August 12, 2026
E pabesueshme në Nigeri! Futbollisti u shpall i vdekur pas kolapsit në fushë, por ringjallet në morg!

E pabesueshme në Nigeri! Futbollisti u shpall i vdekur pas kolapsit në fushë, por ringjallet në morg!

August 12, 2026
Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com