Ditën e premte, kryeministri Edi Rama, nën cilësinë e kryesursit të OSBE-së do të marrë pjesë në Këshillin Special që do të zhvillohet në Vjenë.
Në këtë këshill do të diskutohet për krizën politike të krijuar në Bjellorusi.
Tre ditë përpara kësaj vizite, Kryesia e OSBE rithekson se oferta për një takim në Bjellorusi vijon të mbetet në tryezë.
“Të gatshëm të mbështesim Bjellorusinë. Oferta jonë për një vizitë në Bjellorusi mbetet në tryezë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kryesisë së OSBE.
g.kosovari
O cgezim i madh per ne