• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kriza/ Lufta në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë ‘trondisin’ tregjet e financave, asgjë s’do jetë më si më parë

by Java News
08/03/2022 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një mundësi e ndërprerjes së importit të naftës dhe gazit rus i ka rritur rrufeshëm çmimet në stratosferë. Një fuçi e llojit të naftës bruto Brent kushtonte pak para hapjes së bursës të hënën (07.03) 139 dollarë, ky është niveli më i lartë i çmimit që nga korriku i vitit 2008.

Edhe çmimet e tregtimit me shumicë për gazin në Europë janë rritur me 60 përqind në 350 euro duke e thyer rekordin e së premtes. (04.03). Përpara ndërhyrjes ruse në Ukrainë çmimi ishte nën 80 euro.

Por jo vetëm nafta dhe gazi janë shtrenjtuar. Edhe çmimi i paladiumit ka arritur një rekord me 3440 dollarë për ons troje – paladiumi përdoret për katalizatorët – dhe Rusia mbulon 38 përqind të prodhimit botëror të paladiumit. Nikeli përkohësisht u rrit me 30 përqind, gati 38.000 dollarë për ton, ky është niveli më i lartë i çmimit që nga mesi i vitit 2007. Alumini, që gjithashtu nevojitet në industrinë e makinave, për herë të parë ka arritur çmimin më shumë se 4000 dollar për ton, bakri gjithashtu ka shënuar çmim rekord me rreth 10.850 dollar për ton. Pas fundit të “një jave të vështirë” edhe kjo javë që sapo nisi do të mbetet në kujtesë, thonë analistët e tregut të lëndëve të para të Commerzbank-ës gjermane.

Karburanti dhe ngrohja do të shtrenjtohen gjithnjë e më shumë

Këto rritje të vrullshme të çmimeve të lëndëve të para dhe shqetësimi për një përshkallëzim të mëtejshëm të luftës çuan në rënien e kursit të aksioneve në bursë. Pas humbjeve të rënda në tregjet aziatike, edhe bursat në Europë e nisën javën me minuse të forta. Indeksi gjerman i aksioneve, DAX, ra me gati pesë përqind duke shënuar vlerën 12.438 pikë. Gjatë së hënës megjithatë deri në mbylljen e bursës pati disa rritje të lehta me vlera të përkohshme në plus. Ngjashëm u zhvillua edhe tregtimi i Eurostoxx, që në minutat e para të bursës ra me 3,7 përqind, por më pas pati një ripërtëritje të lehtë të kursit. Depozituesit po i drejtohen tani arit: çmimi i një ons troje për herë të parë qysh nga vera 2020 ka arritur në më shumë se 2000 dollarë, për shkak të dobësimit aktualisht të euros, çmimi i arit është rritur si asnjëherë më parë. “Ne ndodhemi në fillimin e një rendi të ri të ekonomisë botërore”, kështu i shpjegon reagimet e tregjeve të financave Robert Halver, strateg i tregjeve të kapitalit në Baader Bank.

Në përgjithësi ekonomia në Gjermani dhe në Europë do të prodhojë dukshëm më pak për shkak të mungesave dhe çmimeve të larta. Krahas rritjes së kostove të energjisë edhe dëshira për konsum do të bjerë, vërejnë ekspertët. Gjermania është e varur fort prej importit të energjisë dhe tregtisë botërore.

Rritja e çmimeve të lëndëve të para do të përshpejtojë dukshëm dhe inflacionin. Në të gjithë hapësirën e zonës së euros për të gjithë vitin inflacioni mund të rritet me pesë përqind, beson Christian Kahler, strateg i bursës në BZ Bank. Kësisoj Banka Qendrore europiane ndodhet përballë dilemës: Ajo është në fakt e detyruar për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Pra a do të vendosë ajo në mbledhjen e së enjtes për normalizimin politiko-monetar? Kjo nënkupton që të luftohet inflacioni, por nga ana tjetër do të dobësohej edhe më tej ekonomia duke çuar në recesion. Gjendja sipas ekspertëve është ekstremisht kërcënuese. Tregjet europiane të aksioneve që nga fillimi i vitit kanë humbur 20 përqind. Për aq kohë sa nuk mund të ketë shenja stabiliteti, kurset do të jenë në rënie./DW/m.j

Next Post
Inteligjenca e NATO-s: Avancimi i Rusisë në Ukrainë tepër i ngadaltë, edhe në ditët në vijim pritet të…!

Inteligjenca e NATO-s: Avancimi i Rusisë në Ukrainë tepër i ngadaltë, edhe në ditët në vijim pritet të…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Territorialja’, Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

‘Territorialja’, Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

October 8, 2026
I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

October 8, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

October 8, 2026
“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë!  Liria politike është kushtetuese

Braçe zbulon debatet në mbledhje?! Deputeti i PS: M’u tha “do protagonizëm individual”…

October 8, 2026
“Berisha nuk është lider i gjithë opozitës”- Alibeaj: Me vizitën në SHBA fitoi vetëm bastin e tij personal! Drejton një parti të gjymtuar

“Reforma territoriale është elektorale!”, Alibeaj: Rama do bëjë sërish ndryshime, nga 46 në 30 bashki

October 8, 2026
Tragjike në Itali! I riu shqiptar humb jetën gjatë prerjes së pemëve

Tragjike në Itali! I riu shqiptar humb jetën gjatë prerjes së pemëve

October 8, 2026
Harta e re Territoriale, Sara Mila: Na e ka kërkuar Europa, premtim i fushatës zgjedhore

Harta e re Territoriale, Sara Mila: Na e ka kërkuar Europa, premtim i fushatës zgjedhore

October 8, 2026
Berisha akuzon mazhorancën në Kuvend: Po asgjësoni 15 bashki për interesat tuaja korruptive

Berisha akuzon mazhorancën në Kuvend: Po asgjësoni 15 bashki për interesat tuaja korruptive

October 8, 2026
Gjykata: Urdhër-arrestet e përdorura për kontrollin e banesave të Andrew-it ishin të paligjshme

Gjykata: Urdhër-arrestet e përdorura për kontrollin e banesave të Andrew-it ishin të paligjshme

October 8, 2026
Dështon programi i tankeve, Gjermania tërhiqet nga projekti i përbashkët me Francën -

Dështon programi i tankeve, Gjermania tërhiqet nga projekti i përbashkët me Francën –

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com