• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kriza italiane dhe mungesa e shtetit shqiptar

by Java News
28/05/2018 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando META/

Italia prej 3 muajsh ndodhet në krizë, për shkak se zgjedhjet e marsit 2018 nuk skicuan dot një fitues të qartë të këtyre zgjedhjeve. Presidenti italian Matarella mbrëmë nuk dekretoi kandidaturen e Kontes për kryeministër, me argumentin sepse është një euroskeptik. Konte erdhi si kandidatur për kryeministër mbi bazën e një marrëveshje politike për bashkëqeverisje mes dy partive: Lega dhe “5 Yjet”. Ky realitet, ku forcat politike nuk arrijnë dot të krijojnë një qeveri pas zgjedhjeve nuk është diçka e re për Italinë. Që pas luftës së dytë botërore, Italia shquhet në këtë drejtim, ku mesatarja e jetëgjatësisë së një qeverie nuk ka shkuar më shumë se 11 muaj.
Por ky realitet nuk ka arritur asnjëherë të cënojë bazat e shtetit italian, ku pavarësisht krizave ciklike në të cilat enden forcat politike, shteti vijon të kryejë tërësisht funksionet e tij pa u ndikuar nga këto kriza. Një realitet ky krejt i kundërt me atë çka ndodh në Shqipëri, ku shpesh edhe mazhorancat e konsoliduara vuajnë ose janë viktima të mungesës së shtetit dhe të funksioneve bazë të tij.

Që pas viteve ’90 Shqipëria ka pasur disa mazhoranca të super të mëdha, të cilat në realitet më shumë kanë dëmtuar forcimin e shtetit, duke zbehur deri dhe funksionet jetike të tij. Krahasuar me Italinë ne kemi pasur dhe kemi mazhoranca të forta qeverisëse, por kemi shtet shumë të dobët, i cili thuajse në të gjitha rastet luhatet mbi bazën e humoreve politilke. Dobësimi i shtetit shqiptar ka qenë një lëvizje e qëllimshme dhe e mirëmenduar e mazhorancave, pasi shtetin e shiheshin jo vetëm në funksion elektoral, por nga ana tjetër një shtet i dobët i varur ‘kokë e këmbë’ nga politika, i bënte liderët qeverisës të mos jepnin llogari askund për aferat e tyre korruptive dhe vendimarrjet në favor të klientelave ekonomike.

Nga ana tjetër Shqipëria është ‘shquar’ edhe për qeverisje nga minoranca, si në rastin e qeverisë “Berisha 2”, e cila për të mbijetuar u detyrua të ‘blejë’ deputet nga kundërshtarët politik. Lëvizja të tilla akrobatike janë dhe shprehja më e qartë e dobësive të theksuara të shtetit, i cili humbet kuptimin e tij duke u vënë në funksion të pushtetit të një njeriu. Thënë troç shteti është parë si një zgjatim i forcave politike qeverisëse dhe jo si një instrument që ruan ekuilibrat dhe funksionet e tij, pavarësisht krizave politike që prodhojnë ose me të cilat përballen forcat politike në luftën e tyre për pushtet. Italia është shembull në këtë drejtim pasi, pavarësisht betejave mes forcave politike, shteti vijon të funksionojë normalisht duke vënë deri dhe para bankës së drejtësisë të gjithë ata liderë politik e qeverisës, të cilët kanë abuzuar me pushtetin apo kanë përfituar duke i’u shmangur detyrimeve ndaj shtetit.

Shqipërinë e pret një rrugë e gjatë për të konsoliduar shtetin, i cili në shumicën e rasteve është thuajse inekzistent, pasi ende dominojnë vullnetet individuale të liderve politik e qeverisës, në zgjidhjen e shumë çështjeve të cilat janë thjeshtë atribut i shtetit. Nga Italia kemi marrë shumë gjëra të mira dhe të këqija, por nëse ka diçka që vërtetë do i’a vlente është pikërisht kjo: ajo e ndarjes së shtetit nga lufta e partive politike për pushtet, ku shteti nuk shihet si plaçkë për t’u ndarë mes pushtetit. /javanews.al

Next Post
‘Spidermani’ kthehet në hero, Macron i jep nënshtetësinë dhe e punëson

'Spidermani' kthehet në hero, Macron i jep nënshtetësinë dhe e punëson

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

April 10, 2026
Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

April 10, 2026
Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

April 10, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In