• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kriza greke rrezikon pensionet dhe kursimet e shqiptarëve në banka

by
19/07/2015 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertë shqiptarë të fushës së pensioneve dhe problemeve të emigrimit mendojnë se kriza greke është shkaktuar veç të tjerash edhe nga një keqmenaxhim i skemës së sigurimeve shoqërore, gjë që prek edhe mijëra shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Naim Balluku, specialist në fushën e pensioneve, thotë  se skema e pensioneve dhe kriza greke janë të lidhura me njëra-tjetrën, kjo pasi pensionet në Greqi janë të larta 700 deri në 900 euro, njerëzit kanë dalë në pension të rinj dhe me pak vite pune deri në 25 vjet, dhe të gjitha këto kanë shkaktuar probleme në buxhet dhe në ekonominë e Greqisë.

E gjitha kjo situatë rrezikon edhe pensionet që mund të përfitojnë emigrantët shqiptarë për të cilët ende nuk ka një marrëveshje mes dy shteteve tona për ti mbrojtur dhe bashkuar vitet e tyre të punës. Shumica e tyre nuk plotësojnë as 15 vite pune, dhe me kaq pak vjetërsi nuk mund të përfitojnë pension as në Greqi dhe as në Shqipëri, madje dhe me reformën e re të pensioneve në Shqipëri, emigrantët nuk kanë të drejtë të përfitojnë pension social, vetëm në rast se ndryshon ligji me ndonjë amendim.

Në këndvështrimin e specialistit e gjitha kjo tregon se ka pasur një keqmenaxhim të skemës së pensioneve në Greqi, dhe një informalitet të lartë, nga e cila vuajnë edhe emigrantët shqiptarë. Nga ana tjetër, problem janë edhe pengesat që po shfaqin bankat së fundmi, për të tërhequr kursimet e qytetarëve. Lidhur me atë se a rrezikojnë emigrantët tanë të mos i marrin lekët që kanë në bankat greke, Balluku thotë se kjo varet nga kreditorët.

Por emigrantët tanë që po harxhojnë dhe ato pak kursime që kanë grumbulluar atje në Greqi, i pret një situatë e vështirë edhe në Shqipëri, pasi kanë shitur dhe ato se çka kanë pasur, dhe do bëhen barrë për shtetin. Nga ana tjetër, ata rrezikojnë të mbeten pa pension pasi nuk plotësojnë kriteret, duke nisur që nga vjetërsia e punës.

Balluku thotë se në këtë aspekt kthimi i emigrantëve mund të karakterizohet edhe nga zhvillime pozitive si për shembull hapja e bizneseve këtu falë përvojës që ata kanë marrë në emigracion, por kjo duhet të shoqërohet me masa dhe lehtësira nga shteti ynë për integrimin e tyre; si subvencione; reduktim taksash etj.

Nga ana tjetër pavarësisht krizës, jo të gjithë emigrantët shqiptarë mund të kthehen, por gjysma pritet të vijnë, pasi kanë humbur vendet e punës, mbarojnë kursimet dhe s’kanë mundësi të rrinë atje, ndaj dhe sytë e tyre janë të drejtuar nga shteti shqiptar. Kjo krizë e ka dëmtuar shumë Greqinë dhe emigrantët, dhe do dojë shumë kohë të rikuperohet. Pensioni mesatar në Greqi është 750 euro dhe ka kosto të madhe për shtetin. Edhe raporti ndërmjet pensionistëve dhe kontribuuesve po përkeqësohet vazhdimisht pasi janë 2 milionë e 500 mijë ndërkohë që janë në punë 3 milionë e 500 mijë grekë kështu që raporti është 1.33 punëtorë për një pensionist.

Next Post

Mos! Rita ndahet nga i dashuri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com