• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kriza greke/ Bizneset largohen për t’iu drejtuar Bullgarisë, Shqipërisë dhe Qipros

by A R
27/12/2015 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kriza e thellë ekonomike dhe taksat e rënda po detyrojnë bizneset greke, që të shpërndahen në vendet fqinje. Dhoma kombëtare e Tregtisë në Greqi njoftoi se, 60 mijë biznese të vogla dhe të mesme greke kanë bërë kërkesë për t’u shpërngulur në vendet e rajonit, veçanërisht në Shqipëri, Bullgari dhe Qipro, për shkak të vështirësive të mëdha që po hasin në vendin e tyre.

Gazeta e njohur “Kathimerini” citon presidentin e kësaj dhome, Vasili Korkidis, të shprehet se biznesi në Greqi është mbitaksuar për një kohë të gjatë dhe tashmë i ka ardhur fundi durimit. Sipas të dhënave zyrtare, nga organizata më e madhe e biznesit në Greqi, aktualisht 60 mijë ndërmarrje greke të madhësive të ndryshme kanë hapur NIPT-e në vendet fqinje.

Sipas Dhomës së Tregtisë, këto NIPT-e nuk janë aktivizuar ende, por hapja e tyre tregon se bizneset greke po bëjnë përgatitje për t’u shpërngulur në vendet fqinje, ku taksat janë më të ulëta dhe nuk ka kontrolle mbi kapitalin.

Në 6 vitet e fundit, kriza ka falimentuar mbi 50 mijë biznese në Greqi. Sipas parashikimeve të Dhomës së Tregtisë, në 2016-n vlerësohet se mund të falimentojnë edhe 63 mijë të tjera, për shkak se kontrollet mbi kapitalin, që qeveria vuri verën e këtij viti, kanë thelluar krizën e likuiditetit.

Shumica e ndërmarrjeve përballen me vonesa në pagesa dhe pamundësi financiare. Nga ana tjetër, 7 vite krizë kanë çuar në një rënie të thellë të konsumit, i cila vlerësohet gati 42 për qind, duke rrudhur të ardhurat e bizneseve, veçanërisht atyre të vogla e të mesme.

Mësymja e bizneseve greke në rajon mund të jetë një mundësi e mirë për ekonomitë fqinje, përfshirë Shqipërinë, për të përfituar kapital dhe investime të reja, të cilat krijojnë vende pune dhe gjenerojnë prodhim në ekonomi.

Të dhënat tregojnë se, deri më tani, përfituesja kryesore nga eksodi i kapitalit grek ka qenë Bullgaria, ku prej vitit 2009 janë shpërngulur mbi 10 mijë biznese greke, të cilat kanë investuar në total mbi 4.5 miliardë euro në ekonominë bullgare.

Mediat në Athinë i bënë jehonë javë më parë, lajmit që qeveria shqiptare do të hiqte taksën për biznesin e vogël nisur nga janari i 2016-s dhe – sipas tyre, – shumë biznese greke mund të transferohen në Shqipëri. TCH

Next Post

Nata e Vitit të Ri/ E gjithë struktura policore në gadishmëri për ruajtjen e rendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transferimi i Veliajt, drejtoresha e Burgjeve i përgjigjet Kaprit: Pyetjet na i dërgo në rrugë zyrtare, vetëm të premten kam firmosur 93 urdhra! (VIDEO)

Transferimi i Veliajt, drejtoresha e Burgjeve i përgjigjet Kaprit: Pyetjet na i dërgo në rrugë zyrtare, vetëm të premten kam firmosur 93 urdhra! (VIDEO)

November 9, 2026
SPAK jep pretencën, kërkon dy vite burg për kryebashkiakun Benet Beci, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH!

SPAK jep pretencën, kërkon dy vite burg për kryebashkiakun Benet Beci, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH!

November 9, 2026
“Po djegin atë që kemi ndërtuar”- Ish-deputeti demokrat Spaho: Dhuna në protesta, qasje primitive gjoja për ndërtimin e të ardhmes!

“Prisni se nuk ka mbaruar”- Zgjedhja e kreut të PD në Korçë, Spaho: Kjo është çorba e përgatitur nga Flamur Noka dhe Berisha, ç’të mbjellësh…

November 9, 2026
Mediat: Agasi i çoi 500 mijë euro vëllezërve të Hysenit në Gjermani, 450 mijë të tjera iu anuluan…

Mediat: Agasi i çoi 500 mijë euro vëllezërve të Hysenit në Gjermani, 450 mijë të tjera iu anuluan…

November 9, 2026
Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

November 9, 2026
GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

Rëndohen pozitat penale të ish-kreut të SHISH! Hyseni nën hetim edhe për korrupsion e pastrim parash

November 9, 2026
Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

November 9, 2026
Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In