• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza energjitike: Ku është Shqipëria me çmimet dhe me pagat në krahasim me vendet e Ballkanit!

by Ylli Pata
04/10/2021 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Tashmë siç pritej, ka nisur një vlug “lëvizjesh” e nismash për protesta, pas shpalljes nga Edi Rama të afrimit të krizës energjetike.

Protestat e para do të nisin që të mërkurën, për “rritjen e çmimit” thonë, kur Rama realisht nuk është se përmendi ndonjë rritje.

Në lojë u fut edhe politika, çka është gjithashtu e pritshme që ta shfrytëzojë këtë situatë.

Një zhvillim brenda normalitetit, nëse presioni i publikut, shoqërisë, apo edhe i politikës, bie dhe ushtrohet në mënyrën sa më racionale të mundshme që Qeveria dhe Parlamenti të marrin vendimet e duhura për të mos i rënduar qytetarëve apo biznesit të vogël e të mesëm, peshën e një krize që nuk e mban dot.

Gjëja më normale është që e gjithë kjo peshë të bjerë mbi Qeverinë e mazhorancën, e cila do të duhet të mbajë veten larg ndaj çdo vendimi të njëanshëm e të pastudiuar.

Transparenca, debati e dialogu publik është rruga që çon tek një zgjidhje me kosto sa më të vogël.

Megjithatë zgjidhja më e mirë do të ishte që Qeveria, në horizontin e kësaj krize, të mendonte për një strategji, e cila do të aplikohej jo thjesht për të shpëtuar sa më shumë qytetarët nga presioni i një recensioni të frikshëm, por edhe të prodhojë një “New Deal”, siç kanë bërë në raste krizash qeveri të shumta në botë.

Që nga Ruzvelti në vitet ‘30 në SHBA, i cili e ktheu recesionin më të madh të shekullit, një mundësi për të prodhuar një mirëqenie më të madhe për qytetarët, por edhe rritje ekonomike galopante.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe pas krizës energjitike të tmerrshme të viteve ‘80, ku shumë vende europiane apo edhe SHBA, përjetuan një bum ekonomik pas mbylljes së saj.

Mendimi i një plani strategjik pa u përballur me të keqen e krizës energjitike, ka një nevojë të ngutshme, pasi rreziku është i lartë.

Kjo ngaqë rritja e çmimeve të energjisë, jo vetëm asaj elektrike, por edhe të histrokarbureve, pritet të sjellin një efekt domino edhe në çmimet e konsumit të gjerë.

Para pak ditësh Qeveria shqiptare shpalli me bujë shifrën e rritjes ekonomike prej 18%, që tashmë dihet se është pasojë kryesisht e rritjes së volumit të ndërtimeve në kantierin e madh që ka hapur Qeveria në ndërtimin e banesave, infrastrukturës ndihmëse, si dhe institucioneve publike në zonat e prekura nga tërmeti.

Industria e ndërtimit, është një sektor i varur mjaft nga energjia.

Në mediat rajonale, sot lajmi kryesor është rritja e çmimit të çimentos, si pasojë e ngritjes së çmimit të energjisë.

Në Serbi, përshembull çmimi i çimentos u rrit me 25%, çka do të rrisë shumë kostot ndërtuese.

Kjo sipas gjasave do të ndodhë edhe tek ne, ku ka fabrika çimentoje, që importojnë. E kjo bën që shifra e rritjes së ekonomisë të pësojë një ulje drastike.

Pasi tashmë dihet se kur inputet bazë bëhen më të shtrenjta, produkti përfundimtar dhe shërbimet gjithashtu do të bëhen më të shtrenjta.

Realisht kjo ka ndodhur në disa sektorë prej kohësh, si pasojë e rritjes së çmimeve të drithërave e transportit.

E këtë situatë sa e përballojnë qytetarët? Në kuadrin e çmimeve, Shqipëria, edhe pse ka çmime jo nga më të lartat të energjisë elektrike me pakicë në rajon, realisht nuk e ka më të ulëtin.

Kjo, pasi të gjithë vendet e Ballkanit pothuajse e subencionojnë këtë çmim.

Çmimet e energjisë elektrike për familjarët në Ballkan

Shqipëria                           6.62      euro/KWh

Bosnjë&Hercegovina        6.39     euro/KWh

Kosova                                 5.76    euro/KWh

Kroacia                                9.18    euro/KWh

Maqedonia e Veriut           5.37     euro/KWh

Mali i Zi                                7.37     euro/KWh

Sllovenia                              10.79  euro/KWh

Serbia                                   5.23   euro/KWh

Shikohet qartë që çmime më të larta kanë vendet më të zhvilluara që janë edhe anëtare të BE-së si Sllovenia e Kroacia.

Por nga ana tjetër, paga minimale në këto vende është mjaft e lartë.

Ndërkaq, vende të tjera ballkanike si Serbia që ka një pagë minimale mjaft më të lartë se vendi ynë, çmimin e energjisë për konsumatorët e ka më të ulët, që qartësisht e ka të subvencionuar.

Megjithatë duhet theksuar fakti që përveç Shqipërisë, të gjitha vendet e Ballkanit kanë pasur një situatë energjitike ku ka paguar çdo subjekt, e jo si ne, që përmbi 23 vjet kemi pasur një situatë absurd, ku një pjesë e madhe e qytetarëve apo edhe e subjekteve ekonomike nuk ka paguar, apo e ka paguar keq energjinë e përdoruar, pa përmendur shpërdorimin e vjedhjen.

E gjitha kjo situatë dihet dhe është diskutuar në vite. Por që prej 2013, është thënë që koorporatat publike të energjisë kanë aritur të keni një gjendje të ekuilibruar financiare, çka krijon edhe kushtet për zgjidhje sa më të ekuilibruara.

Për të dhënë një panoramë më të qartë, tek rreziku që kjo krizë dëmton qytetarët, mjaft të shikojmë pagat mesatare në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për të krijuar idenë e një ndërhyrje përballë krizës.

Pagat mesatare në Ballkanin Perëndimor

Shqipëria                          378    euro

Bosnje&Hercegovina      440    euro

Kosova                               360    euro

Kroacia                                832    euro

Mali i Zi                              512    euro

Maqedonia e Veriut        376    euro

Sllovenia                            1077  euro

Serbia                                 422     euro

E duke parë këtë kompliksitet zhvillimesh e ndërvarësisë të gjendjes mes vendeve të rajonit, edhe Shqipëria nuk ka përse merr vendime të njëanshme, e as heroike, por duke pasur parasysh edhe një përvojë në Europë e rajon.

Protestat, debati, diskutimet në publik, Parlament e shoqëri për krizën, janë realisht rruga e shkuarjes drejt një variant të pranueshëm e më konsensual.

Debat ky, që lë në margjina, diskutimet që tashmë duken si jashtë realiteti, mbi fatin personal të politikanëve të epokës së shkuar.

Të cilët, pikërisht kjo krizë energjitike, i nxjerr më shumë në pah në vendimet e tmerrshme që kanë marrë këto 30 vjet në krijimin e kësaj gjendje të Shqipërisë, e cila të paktën në 1990 thuajse siguronte vetë pjesën më të madhe të energjisë…

Next Post
Rama takohet me ministrin spanjoll: Do sjellim universitetet e huaja publike në Shqipëri

Rama takohet me ministrin spanjoll: Do sjellim universitetet e huaja publike në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

July 14, 2026
Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

July 14, 2026
Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

July 14, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

July 14, 2026
Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

July 14, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

July 14, 2026
Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

July 14, 2026
Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

July 14, 2026
“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

July 14, 2026
“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In