• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kriza energjitike/ A mund ta përballojë vendi ynë thjesht me ndihmën e kriptomonedhave?

by Java News
15/10/2021 13:46
Bitcoin (virtual currency) coins placed on dollar banknotes are seen in this illustration picture, November 6, 2017. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration

Bitcoin (virtual currency) coins placed on dollar banknotes are seen in this illustration picture, November 6, 2017. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një krizë energjetike që mban peng Europën dhe siç u lajmërua edhe në Shqipëri, zgjidhja mund të jetë përsëri në teknologjinë financiare.

Prodhimi i Bitcoin, proces i njohur si mining, kërkon sasi të mëdha energjie që shpeshherë barazohet me konsumin vjetor të shteteve të mëdha, mund të ketë dorë në krizë po aq sa edhe mund të ndihmojë.

Shumë shtete të zhvilluara të cilat i kanë paraprirë krizave të energjisë, hidrokarbureve dhe uljes së nivelit të karbonit në ajër, kanë përshtatur sisteme litiumi ku rezervohet energji për një moment të dytë, siç është kriza.

Djemtë që krijuan kriptomonedhën e parë shqiptare, ALBCoin në një komunikim për Gazetasi.al, (duke refuzuar t’u bëhet identiteti publik), tregojnë se në fakt vendi ynë ka kapacitetin e krijimit të sistemeve të prodhimit të Bitcoin dhe shfrytëzimin në mënyrë eficente.

“Shqipëria nuk mund të ketë bateritë e litiumit që kanë vendet e huaja, por të bëhen pjesë edhe vetë në këtë sistem bashkëpunimi dhe ndërveprimi me Bitcoin për të përfituar një vlerë ekonomike nga elektriciteti i tepërt kur ndodhet pa blerë bateri dhe pajisje tjetër”, thotë përfaqësuesi i ALBC për “SI”.

Pra, ata sugjerojnë ngritjen e qendrave të mining të Bitcoin me kompjuterë nga vetë shteti a kompani private dhe kriptot që prodhohen, vlera e tyre në para, të përdoret për të blerë energjinë në kohën kur mungesa rritet.

“Mund të lindin dyshime se mining i BTC po përdoret në Shqipëri nga individë të njohur me fushën, por jo për përfitimet që përmendëm, por për xhepat e tyre. Mundësia për t’i fshehur është e madhe. Por ne nuk kemi prova”.

Sipas tyre, vjedhja e energjisë elektrike nuk mund të bëhet më sipas mënyrës së vjetër sepse ka vazhdimisht akorde mes shteteve për shit-blerje dhe transaksione parash.

“Sot për të vjedhur energji mjaftojnë disa qendra klandestine të prodhimit të BTC dhe paratë mund të shkojnë kudo anonimisht”.

Që një vit më parë, prodhimi i kriptomonedhave është dhënë si zgjidhje në të mirë të energjisë dhe ruajtjes së saj. Teprica e energjisë elektrike që shkon për konsum mund të përdoren për mining të kriptove dhe njëkohësisht dhe për burim të ardhurash.

Më herët gjatë vitit, burime të Gazetasi.al konfirmuan prezencën e stacioneve të prodhimit të kriptomonedhave në vend, një ndër to u zbulua dhe pas një vrasjeje të kryer në prill në rrugën “5 Maji”, Tiranë.

Vitin e shkuar Shqipëria, ndër vendet e para në Europë miratoi ligjin për kriptomonedhat dhe disa muaj më parë ligji u rregullua duke e bërë të mundur përdorimin e tyre nga individë të licencuar, por duke mos sqaruar nëse prodhimi nga të palicencuar është shkelje.

Shumë herë ka pasur dhe polemika për vetë ligjin, por edhe për tregun e tyre në vendin tonë, duke spekuluar për financim të aktiviteteve kriminale a pastrim parash, njësoj si Presidentja e Bankës Europiane, Christina Lagarde.

ALBcoin është zyrtarisht kriptomonedha e parë e Shqipërisë, e cila sapo mbushi vitin e parë në operim, por qendrat e saj të prodhimit gjenden jashtë vendit. Krijuesit e saj e përcaktojnë këtë si inovacion dhe jo biznes, ndonëse fitimet janë të mëdha. Burimi Gazeta SI.al

Next Post
Maliq/ Zjarrfikësit dhe policia shpëtojnë katër turistë hungarezë që tentuan të kalonin Devollin

Maliq/ Zjarrfikësit dhe policia shpëtojnë katër turistë hungarezë që tentuan të kalonin Devollin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In