• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kriza e “shportës”/ Çmimi i vajit të lulediellit deri në 430 lekë, bordi mblidhet për të vendosur çmimet e reja

by Java News
28/03/2022 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

10 ditë më parë bordi i kontrollit të çmimeve për produktet e shportës vendosi se nga importuesit çmimi i vajit me shumicë do të shitet 209 lekë për litër, ndërsa për konsumatorin 305 lekë për litër. Sot do të mbahet një tjetër mbledhje e bordit për vendosjen e çmimeve të reja.

Përveç shtrenjtimit të çmimit në disa vende të Europës kanë nisur kufizimet ndaj importuesve për furnizime deri në 200 ton. Maqedonia e Veriut ka kufizuar importet e vajit për Shqipërinë, duke garantuar rezervat për popullatën.

Importuesit thanë për “Monitor” se prej dy ditësh kanë nisur pranë bordit faturat e zhdoganimit të mallit, duke përfshirë edhe llogaritjen e kostove të TVSH-së, transportit, magazinimit etj për përcaktimin e çmimeve të reja.

Përfaqësuesi i kompanisë të vajit “Bomira”, Ylli Aliaj thotë se aktualisht po importon vajin e lulediellit vetëm nga Bullgari. Furnizimet e para pak ditëve prej tij në sasinë e 200 ton vaj janë blerë me çmim 360 lekë për litër. Importuesit po tregtojnë vajin e lulediellit nën kosto. Sipas Ylli Aliajt për çmimin e vajit të shitur 209 lekë për litër me shumicë për 10 ditë, furnizimet e importit ishin kryer me çmim 280 lekë për litër.

“Lufta Rusi-Ukrainë vetëm sa e avancoi krizën e çmimeve dhe mungesës të vajit të lulediellit. Rritja e çmimeve të vajit, nëse nuk do të kishte nisur lufta do të shpërthente në muajin maj, për shkak të rënies 40% të të korrurave të lulediellit. Bordi nuk do të arrijë të mbajë për një kohë të gjatë frenimin e çmimeve, pasi është e pamundur të kontrollosh çmimet në një shtet të huaj. Rritja e çmimit vjen nga jashtë. Situata me furnizimet nuk është normale”, pohon Aliaj.

Edhe administratori i kompanisë PDF sha, Aredi Sado tha për Monitor se çmimi i vajit me shumicë ka arritur 430 lekë për litër. “Aktualisht të vetmet mundësi blerjeje janë me rreth 430 lekë për litër i ambalazhuar, duke përfshirë edhe TVSH-në. Po shohim për furnizime më të lirë, por është shumë e vështirë. Nga furnizuesit e huaj sasitë që ofrojnë janë jo më shumë se 200-300 ton”.

Ulen shitjet nga rezervat e konsumatorit

Në disa shtete të Europës, si Greqi, Itali, Gjermani dhe Francë kanë nisur masat kufizuese ndaj konsumatorit për blerje të limituara të vajit të lulediellit. Në Itali aktualisht një familje nuk mund të blejë më tepër se 1 litër vaj luledielli në javë. Masat kufizuese ndaj blerjeve për vajin e lulediellit janë si rezultat i mungesës të produktet pas nisjes të konfliktit Rusi-Ukrainë.

Supermarketet në Shqipëri nuk kanë nisur kufizimet për sasinë e blerjeve nga konsumatori, teksa kanë filluar të reflektohet mbingopja e tregut që ndodhi në fillim të muajit mars, me rënie të kërkesës për këtë produkt. Përfaqësues të rrjetit të supermarketeve “Big Market” thanë për “Monitor” se për shkak të mbingopjes të konsumatorit kërkesa e vajit është me shumë rënie. Në vijim në këtë njësi tregtare nuk pritet të zbatohen kufizimi për blerje të produktit, pasi rezervat për plotësuar kërkesën janë të mjaftueshme./Monitor

Next Post
“Me serbët jemi popull vëllazëror”/ Lavrov: Na bashkon historia e përbashkët!

"Respektojmë thellësisht popullin serb”/ Rusia lavdëron Serbinë për refuzimin e sanksioneve: Janë të mençur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In